PLANIFIKIM

Një hap drejt shkollës, paketa e parashkollorit, që ju vjen në ndihmë me planifikimet javore të tremujorit të dytë

Një hap drejt shkollës, paketa e parashkollorit, e shtëpisë botuese "Albas", ju vjen në ndihmë përmes metodave efikase të mësimdhënies për fëmijët e kësaj grupmoshe (5-6 vjeç). Në këtë artikull, ju paraqesim planifikimet mësimore...

Një hap drejt shkollës, paketa e parashkollorit, e shtëpisë botuese "Albas", ju vjen në ndihmë përmes metodave efikase të mësimdhënies për fëmijët e kësaj grupmoshe (5-6 vjeç). Në këtë artikull, ju paraqesim planifikimet mësimore që mund të bëni për periudhën e dytë janar-mars.



Planifikimet e muajit janar

Produkti për të cilin do të punohet gjatë muajit:

• Poster me vizatime “Historia e pikës së ujit”;

• Luajm teatër – Krijon personazhe dhe dramatizojmë.


Burimet, materialet dhe mjetet didaktike

Për mësuesen:

- Albumet demonstruese;

- Udhëzues metodik për paketën “Një hap drejt shkollës”;

Seria e librave:        - Libri “Përralla me princesha e kalorës”;

                                 - Me pak fjalë “Profesionet”;

                                 - Të mbrojmë planetin tonë “Plluq! Uji”;

                                 - Me pak fjalë “Shtëpia”;

                                 - Numrat e jetës “3R-të e mjedisit”;

                                 - Libri “Përralla të kohërave të vjetra”- Përralla “Në kërkim të vezës së diellit”;

                                 - Librat; “Bubi gjumash”, “Rosaku i uritur”

Video didaktike Higjiena personale në You Tube www.turtlediary.com

  

Për fëmijët:

- Librat: unë dhe shkronjat;  unë dhe numrat, unë dhe mjedisi, unë dhe arti. 


Përralla e muajit: “Përralla me pricesha dhe kalorës”, “Profesionet”, “Në kërkim të vezës së diellit”.



Planifikimet e muajit shkurt

Produkti për të cilin do të punohet gjatë muajit;

• M si magjia - “Dinozaurët”;

• Ekspozita me punimet me të mira të fëmijëve të bëra në 100 ditë.


Burimet, materialet dhe mjetet didaktike:

Për mësuesen:

- Albumet demonstruese;

- Udhëzues metodik për paketën “ Një hap drejt shkollës”;

- Seria e librave: - Fletore gjigante “Mirësjellja”;

                           - Fletore gjigante “Jeto shëndetshëm”;

                           - Dinozaurët “Dinozauri më i fortë”, “Dinozauri më miqësor”;

                           - “Mbreti i dinozaurëve”, “Dinozauri më i madh”.

 

Për fëmijët:

- Librat: unë dhe shkronjat; unë dhe numrat; unë dhe mjedisi; unë dhe arti.


Përralla e muajit: “Mirësjellja”, “Jeto shëndetshëm”, “Tre arinjtë”.



Planifikimet e muajit mars

Produkti për të cilin do të punohet gjatë muajit:

• Kartolinë për mamushin.

• Festojmë 7-8 Marsin!

• Qyteti siç duan fëmijët.

• Pranvera në një fletë.

• Flokë bari.


Burimet, materialet dhe mjetet didaktike:

Për mësuesen:

- Albumet demonstruese;

- Udhëzues metodik për paketën “ Një hap drejt shkollës”;


Seria e librave: 

- Libri “Përralla të së ardhmes”, 

- Fletore gjigante “Mbrojtësit e natyrës”.


Për fëmijët:

- Librat: unë dhe shkronjat; unë dhe numrat; unë dhe mjedisi; unë dhe arti.


Përralla e muajit: “Përralla të së ardhmes”. 


(Portali Shkollor)

5,944 Lexime
4 vjet më parë