Një urim për mësimdhënësit, misioni që ndërton të ardhmen
Një mesazh falënderimi dhe frymëzimi për mësimdhënësit, ku theksohet se arsimi është mision që formon karaktere dhe ndez shpresë. Siç shprehet autorja Manushaqe Hoxha Laçi, çdo përpjekje në klasë lë gjurmë të thella dhe ndërton të ardhmen.
Nga: Manushaqe Hoxha Laçi
Mësuese kimie në gjimnazin “Skënderbeu” Krumë, Has.
Të nderuar kolegë mësimdhënës, teksa po lëmë pas një vit plot përpjekje, sfida dhe mësime të çmuara, ndiej nevojën t’ju shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për secilin prej jush.
Çdo ditë hyni në klasë me përgjegjësi, durim dhe dashuri, duke dëshmuar se mësimdhënia nuk është thjesht profesion, por një mision fisnik që kërkon zemër, forcë dhe besim të palëkundur te brezi i ri.
Si kolege mes jush, kam privilegjin të ndaj të njëjtat vlera, sfida dhe suksese.
Puna jonë nuk matet vetëm me orë mësimi apo programe shkollore, por me gjurmët e padukshme dhe të thella, që lëmë në jetën e nxënësve tanë.
Çdo fjalë inkurajuese, çdo përpjekje dhe çdo sakrificë e vogël ndërton dije, formon karakter dhe ndez shpresë për të ardhmen.
Së bashku po krijojmë një frymë bashkëpunimi, solidariteti dhe mirëkuptimi, ku mbështetja ndaj njëri-tjetrit na bën më të fortë dhe më të motivuar.
Faleminderit për bashkëpunimin, respektin, mbështetjen e ndërsjellë mes kolegëve, për energjinë pozitive dhe përkushtimin që e bëjnë punën tonë më kuptimplotë çdo ditë!
Me ardhjen e vitit 2026, ju uroj nga zemra shëndet, qetësi shpirtërore dhe forcë për të vazhduar këtë rrugë sfiduese, por jashtëzakonisht të vlefshme!
Uroj që çdo përpjekje të gjejë vlerësimin e merituar, çdo sfidë të shndërrohet në përvojë, dhe çdo sukses i nxënësve tanë të jetë arsye krenarie për ne të gjithë!
Ju uroj një vit të mbarë, plot frymëzim, suksese dhe momente që ia vlejnë e na japin arsye për të buzëqeshur!
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Historiku i dërrasës së zezë dhe shkumësit të bardhë
Të jesh i martuar me një mësues/e