GJENIU

Njeriu më i zgjuar në botë

Kur dikush pyetet për njeriun më të zgjuar në botë, mendja e tij shkon drejt e tek Albert Ajnshtajn. IQ e tij arrinte 160 në numër. IQ e Njutonit arrinte 190. Por një burrë tjetër kishte një IQ shumë më të lartë. Kjo sepse e tija shkonte nga 250 në 300. Emri i tij është William James Sidis.

Kur dikush pyetet për njeriun më të zgjuar në botë, mendja e tij shkon drejt e tek Albert Ajnshtajn. IQ e tij arrinte 160 në numër. IQ e Njutonit arrinte 190. Por një burrë tjetër kishte një IQ shumë më të lartë. Kjo sepse e tija shkonte nga 250 në 300.


Emri i tij është William James Sidis. Një burrë i lindur me talent por që vdiq i vetëm, i varfër dhe i harruar nga të gjithë. Sidis i lind më 1 prill 1898 në New York. Babai i tij ishte psikolog dhe nëna e tij mjeke. Që në fillim panë shenja të inteligjencës tek djali i tyre dhe i blenë libra, me fëmijën që thithte informacione si sfungjer.


Fëmija çudibërës, vetëm 18 muajsh, mund të lexonte New York Times ndërsa në moshën 8 vjeç tashmë dinte tetë gjuhë (latinisht, greqisht, frëngjisht, rusisht gjermanisht, hebraisht, turqisht dhe pak më vonë kishte krijuar gjuhën e vet të quajtur Vendergood.

Në moshën 5 vjeç kishte shpikur një algoritëm me të cilin mund të gjente menjëherë ditën e javës, të çdo date. Babai i tij Boris e kishte kuptuar që ishte një "përbindësh" i matematikës. Në moshën 9 vjeç donte ta dërgonte në Harvard, por u refuzua për shkak të moshës. Por dy vite më vonë, do të shkruante histori.

William Sidis mbajti një leksion me temë "Përmasat e Dimensionit të Katërt" në një audiencë profesorësh të Harvardit dhe MIT, studentëve dhe anëtarëve të shtypit. Për dy orë të tëra fliste djali që ishte pranuar në universitetin prestigjioz disa muaj më parë.


Shpërndau çdo mosbesim në fytyrën e tij. Shumë prej tyre u larguan nga fjalimi duke besuar se kishin dëgjuar "rimishërimin e Euklidit". Në audiencë, përveç babait krenar, ishte edhe kumbari po aq krenar, filozofi William James. Në moshën 14 vjeç kishte mbaruar studimet, ndërsa dy vite më vonë përfundoi bachelor-in.


Pas diplomimit, Sidis u tha gazetarëve: "Dua të bëj një jetë të përsosur. Mënyra e vetme për ta arritur këtë është ta bëj në izolim. Gjithmonë e kam urryer turmën." 


Në fakt, kishte deklaruar se nuk do të martohej kurrë.


Për një kohë të shkurtër dha mësim në matematikë në Institutin Rice në Teksas, por në një çast u përjashtua sepse ishte më i ri se studentët e tij. Në moshën 21 vjeç, u arrestua në Boston për pjesëmarrje në një protestë të 1 majit dhe u dënua me 18 muaj burg për episode dhe sulm ndaj një oficeri policie.

Ironia ishte se nuk kishte bërë asnjërën. Sidoqoftë, prindërit e tij gjetën një mënyrë për ta mbajtur jashtë burgut dhe e mbyllën në sanatoriumin e tyre për 2 vite. Besonte se askush nuk mund ta kuptonte dhe kështu vendosi të tërhiqej nga vëmendja e publikut dhe të jetonte më qetë.


Bëri punë të thjeshtë si llogaritar, por kur kolegët e tij e kuptuan se kush ishte, mori vendimin për të dhënë dorëheqjen. "Vetëm pamja e një ekuacioni matematik më sëmur. E tëra që dua të bëj është të drejtoj një makinë llogaritëse, por nuk do të më lënë të qetë", tha në një çast.


"Jeta e përsosur" për Sidis ishte bërë makth. Pas shumë librave ku shkroi duke përdorur pseudonime të ndryshme, mendja më e ndritur që ka jetuar ndonjëherë, përfundoi duke punuar si shpërndarës dokumentash.


William James Sidis vdiq në moshën 46 vjeç nga hemorragjia cerebrale, e njëjta sëmundje nga e cila vdiq babai i tij në moshën 56 vjeç. Njeriu që mund të ndryshonte botën vdiq i vetëm dhe i varfër.


Jeta e William James Sidis frymëzoi jo vetëm romanin nga Morten Brask, por edhe skenarin për filmin "Good Will Hunting" nga Matt Damon dhe Ben Affleck.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,286 Lexime
2 vjet më parë