Sukses shqiptar në Turqi

Njihuni me 8 shqiptarët që kryesuan 40 mijë studentë në një universitet në Turqi

Në një universitet të Turqisë, 8 studentë shqiptarë janë renditur të parët me rezultatet më të larta mes 40 mijë studentëve të tjerë, për vitin akademik 2019-2020. Ajo që të bie në sy në dhjetëshen e më të mirëve janë mesataret e larta që kanë arritur të marrin 8 studentët tanë shqiptar.

Një kohën që po jetojmë, janë të pakta lajmet e mira që marrim apo që dëgjojmë nëpër media e gjetkë. Ky që do ju paraqesim sot është një lajm i cili mund të na bëjë krenar për racën tonë! Në një universitet të Turqisë, jo pak i njohur, 8 studentë shqiptarë janë renditur të parët me rezultatet më të larta mes 40 mijë studentëve të tjerë për vitin akademik 2019-2020. Në dhjetëshen e më të mirëve, 8 të parët janë emra shqiptarë, djem dhe vajza të cilët kanë shkëlqyer në studimet e tyre, teksa mesatarja e tyre duket të jetë me e larta 3.99. 


Universiteti Teknik i Stambollit, İstanbul Teknik Üniversitesi, sapo ka deklaruar studentët që kanë mbaruar studimet shkëlqyeshëm në vitin akademik 2019-2020.


Siç i quajnë atje, gradat e para universitare ishin për Emiljo Mehillaj dhe Gerald Topalli nga Inxhinieria Elektronike dhe e Komunikimit, Bianka Pajo nga Inxhinieria e Ndërtimit, Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka nga Ekonomia me një mesatare prej 3.99. Arlind Billa nga Inxhinieria Elektronike dhe e Komunikimit dhe Xhoela Bame nga Biologjia Molekulare dhe Gjenetika ndanë vendin e 2-të me një mesatare prej 3.96. Në vendin e tretë nga Inxhinieria e Ndërtimit me një mesatare prej 3,94 u rendit Alket Çiku


Ndërkohë një vit më parë, e para e këtij universiteti në Turqi doli Ida Gjergji me mesatare maksimale 4.0.


10 kryesuesit e ITU janë si më poshtë

Dy nga këta studentë janë pjesë e fondit të ekselencës. Universiteti Teknik i Stambollit ka 14 fakultete dhe 67 programe studimi, 7 institute dhe afërsisht 40 mijë studentë. Kriteret dhe konkurrimi për t’u futur në këtë universitet janë shumë të forta. 



Përgatiti: Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,920 Lexime
3 vjet më parë