Planifikimi i punëve

Njihuni me matricën Eisenhower për detyrat

Kjo matricë shërben për të gjithë, qofshim profesionistë ose jo profesionistë, qofshin nxënës apo studentë, me pushime apo në punë ...Ne duhet të planifikojmë veprimtaritë tona!

Dwight David Eisenhower ishte presidenti i 34-ërt i Shteteve të Bashkuara. Ishte shumë i zënë. Për të bërë më shumë i planifikonte punët dhe detyrat e tij duke i përpjesëtuar me kohën sipas skemës, e cila sot njihet si “Matrica Eisenhower” ose “Matrica e prioriteteve”.


Kjo matricë i kategorizon punët apo detyrat në 4 kuadrate si më poshtë:

1. Detyra "të rëndësishme" dhe "urgjente". Këto janë detyra parësore dhe duhet të jenë fokusi juaj kryesor për t’i përfunduar sa më shpejt të jetë e mundur.


2. Detyra "të rëndësishme", por "jo urgjente". Këto janë qëllimet dhe detyrat afatgjata që janë të rëndësishme por nuk kanë ende një afat të përcaktuar. Ju duhet t'i planifikoni ato në kohën e duhur, duke i bërë ato më urgjentet menjëherë pasi të keni mbaruar gjithçka nga kuadrati "A".


3. Detyrat "jo e rëndësishme", por "urgjente". Këto detyra janë ato që mund t'u delegoni profesionistëve të tjerë ose të caktoni t’i plotësoni vetëm nëse mundet, por vetëm pasi të keni përfunduar detyrat e kuadratit të parë dhe të dytë.


4. Detyrat "jo të rëndësishme" dhe "jo urgjente". Detyrat vendosen në kuadratin "fshi" sepse duhet të eliminohet bërja e tyre, dhe duhen konsideruar një humbje e plotë e kohës nga shumica e njerëzve.


Kjo matricë shërben për të gjithë, qofshim profesionistë ose jo profesionistë, qofshin nxënës apo studentë, me pushime apo në punë ...

Ne duhet të planifikojmë veprimtaritë tona!  


Nga Xhuljeta Kaziu (Qershor 2021)


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

2,512 Lexime
2 vjet më parë