Cërrik

Njihuni me shkollën që mban emrin e nxënëses së saj!

Me propozim të Këshillit Pedagogjik të atyre viteve, këshilli i komunës Gostimë dhe kryepleqtë e fshatrave në 27 dhjetor të vitit 2001 vendosën që kjo shkollë të mbajë emrin “Miranda Baku”.

Emërtimet e shkollave kanë ngjallur debat kohët e fundit, për shkak se nuk ka të përcaktuara disa standarde mbi të cilat të bëhen emërtimet e shkollave. Ju sjellim në vëmendje një shkollë e cila mbart emrin e një nxënëseje.


Bëhet fjalë për shkollën e mesme të përgjithshme në Gostimë. Ky fshat është pjesë e bashkisë së Cërrikut. Shkolla e mesme e përgjithshme “Miranda Baku”. 


Por kush është Miranda Baku? Nuk është as dëshmore, as studiuese, as kontribuuese për një fushë të caktuar, por fati i saj tragjik bëri që njësia e dikurshme t’i vendosë emrin shkollës. Miranda Baku ka qenë nxënëse e shkollës së mesme në periudhën 1991-1995. Nxënësja e kësaj shkolle në vitin 1995 humbi jetën gjatë një ekskursioni me klasën në Divjakë. Bashkë me të u mbyt edhe një tjetër nxënës që tentoi ta shpëtonte.


Me propozim të Këshillit Pedagogjik të atyre viteve, këshilli i komunës Gostimë dhe kryepleqtë e fshatrave në 27 dhjetor të vitit 2001 vendosën që kjo shkollë të mbajë emrin “Miranda Baku”. 


Edhe pse është vendosur ky emër gjithmonë ka pasur debate dhe diskutime nëse duhet që shkolla të ketë një emërtim të tillë. Banorë të Gostimes shprehen se kjo ishte një fatkeqësi për dy ish nxënës, por kjo nuk do të thotë se një institucion duhet të mbajë emrin e një prej tyre.

Një diskutim i ngjashëm u përhap në rrjetet sociale edhe për emërtimin e një shkolle 9-vjeccare me emrin e Ardian Klosit, publicistit të njohur i cili i dha fund jetës së tij në një mënyrë tragjike.


Deri në vendosjen e disa standardeve, po përcaktimin me ligj se si do vendosen emrat e shkollave në Shqipëri do të ketë gjithmonë debate dhe diskutime.


(Portali Shkollor)

3,415 Lexime
6 vjet më parë