MSH 2023

Notat e provimit të Gjuhës së Huaj, Matura 2023

Më poshtë do të mund të gjeni rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës Shtetërore 2023. Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselencë.

Më datë 1 qershor, 30 mijë maturantë nisën procesin e maturës shtetërore me provimin e gjuhës së huaj. Tashmë rezultatet e këtij provimi janë bërë publike. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në listën e mëposhtme...

Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 96,17% ndërsa nota mesatare është 7,68.


Në maturën e vitit të kaluar pati 611 maturantë me notë 10.00 dhe 861 maturantë me notë 4.00, pra mbetës. Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit. Theksojmë se ndër vite qarku Kukës ka arritur të marrë vendin e parë në bazë të notës mesatare.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,804 Lexime
10 muaj më parë