shifrat

Numrat e teknologjisë

Nëse ju pëlqen dhe jeni të pasionuar pas teknologjisë, atëherë ky artikull është fiks për ju. Teknologjia po ecën çdo ditë e më shumë me ritme marramendëse... dhe për këtë flasin shifrat.

Nëse ju pëlqen dhe jeni të pasionuar pas teknologjisë, atëherë ky artikull është fiks për ju. Teknologjia po ecën çdo ditë e më shumë me ritme marramendëse... dhe për këtë flasin shifrat.


Videoloja më popullore

Seria e lojërave kompjuterike më e shitur në botë (viti 2010) është ajo e dedikuar Super-Marios, mustaqexhiu hidraulik i Nintendos, me 190 milionë softuere të shitura në mbarë botën.


Një botë me telefona

Në vitin 2006 në botë kishte më shumë se 1 milion e 200 milionë telefona celularë. Pra, rreth një për gjashtë persona. Tregu më i madh i telefonave sot është ai kinez (190 milionë aparate celulare), i ndjekur nga ai amerikan (135 milionë).


Softueri më i përhapur

Al Gillen, kërkues i “International Data Corporation”, në fillim të vitit 2007 u shpreh se rreth 525 milionë përdorues përdornin “Windows XP” si sistem operativ për kompjuterët e tyre.


Të gjithë në rrjet

Në vitin 2006 blogjet që përdoreshin ishin rreth 57 milionë, 55% e të cilëve ishin azhurnuar një herë në tre muajt e fundit. Është llogaritur që çdo vit lindin mbi 100000 blogje të reja, me 1.5 milionë postime (mesazhe publike). Por këto vitet e fundit fenomen të pazakontë përbën përhapja e gjerë e Social Network (rrjeteve sociale).


Televizori më i madh

Para pak kohësh u shfaq “Panasonic” 152-polsh. Por në vitin 2011, “Porsche Design” ka krijuar një TV 201-polsh, me sipërfaqe 11 m2! Në këtë pikë problemi që shfaqet është: në cilën faqe të murit duhet ta vendosim?


Kompjuteri më i shpejtë

Konkurrenca përfshin të gjithë planetin. Në vitin 2007 ishte amerikani IBM Roadrunner, ai që krijoi kompjuterin më të shpejtë në botë, kurse në vitin 2009 u kalua nga britaniku Cray Jaguar. Në vitin  2010 ishte radha e kinezëve me “Tianhe-1A”. Në vitin 2011, Japonia hipi në podiumin e fituesit me “K computer”.


Lumë fjalësh

Në vitin 2007 dërgoheshin më shumë se 1500 mesazhe, por në vitin 2008 u bënë 4100 miliardë! Kjo rritje vjen nga përdorimi i këtij lloj komunikimi më shumë nga të rinjtë.

 

Etapat e robotikës

Në vitet 270 para erës sonë, greku Ktesibio krijoi “makina dhe ora me ujë me figura të lëvizshme”.

Në vitin 1170, hungarezi Volfang von Kempelen prezanton robotin “luajtësi i gurëve”. Shumë vjet më vonë do të zbulohet që aty kishte një marifet.

Në vitin 1773, zvicerani Pjerr Zhaket-Droz krijoi “punonjësin”, në gjendje të shkruajë 40 shkronja të alfabetit.

Në vitin 1921, shkrimtari çek Karel Çapek përdor fjalën “robot” në një nga tregimet e tij, ku njerëzit krijonin robotë, që më pas vrasin krijuesit e tyre.

Në vitin 1941, shkrimtari i fantashkencës Isak Asimov përdori për herë të parë fjalën “robotik” dhe parashikon suksesin e “makinave”.

Në vitin 1961, “Amerikania General Motors” prodhoi në fabrikë robotin e parë “Unimate”

Në vitin 1963 realizohet për herë të parë krahu artificial i kontrolluar nga një kompjuter për personat e paaftë.

Në vitin 1999, “Sony” prezanton “Aibo”, qenin robot që njeh komandat vokale dhe ka gjashtë “gjendje emocionale”.

Në vitin 2001, “Honda” japoneze prodhon robotin “Asimo”.

Në vitin 2007, prezantohen robotë gjithmonë më të perfeksionuar, ndër to “Dexter Any Bots”, dykëmbësh në gjendje që të hedhë hapat e para si një fëmijë.

Në vitin 2011 u krijuan dy tipa të rinj robotësh, që punonin në centralin nuklear japonez të Fukushimës, për të mos ekspozuar personelin ndaj rrezatimit të rrezikshëm.


(Portali Shkollor)

2,180 Lexime
8 vjet më parë