Nxënësit që konsumojnë fast food-e kanë performancë të ulët në mësime.
Fëmijët që konsumojnë ushqim të shpejtë kanë një rezultat 20% më të ulët në testime në krahasim me ata nxënës që konsumojnë ushqim të shëndetshëm.
Sondazhi përfshiu 11.740 nxënës të shkollave fillore të cilët "u testuan" për zakonet e ngrënies, dhe u zbulua se vetëm 29% e tyre nuk konsumon ushqim të shpejtë, pra fastfood. Madje, 51 përqind thanë se hanin ushqim të shpejtë një deri në tre herë gjatë javës, dhe deri në 20% të paktën katër herë.
Rezultatet treguan se fëmijët që konsumuan ushqim të shpejtë në klasën e pestë, të paktën katër herë në javë në klasën e tetë kishin një rezultat 20 përqind më të ulët në testime në krahasim me ata nxënës që konsumoni ushqim të shëndetshëm.
Kjo lidhje midis konsumit të shpeshtë të ushqimit të shpejtë dhe arritjeve të dobëta të shkollës është diçka e vërtetuar nga studiuesit, dietologët. Sigurisht u bashkangjiten edhe faktorë të tjerë, si kushtet e vështira ekonomike, sociale, etj.
Ky sondazh është zhvilluar në Angli dhe është pasqyruar nga blogu teachers.com, por sigurisht që edhe ne vendin tonë është mjaft aktuale si problematike, sepse fëmijët gjatë orëve të pushimit apo pas përfundimit të shkollës konsumojnë shumë ushqime të shpejta, mjaft të dëmshme për organizmin e tyre, e mesa duket mjaft penguese për arritjen e rezultateve të larta.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Ushqimi me vete në shkollë/ Regjimi shkollor reflekton në ushqimin e fëmijëve tanë
Vaji i karkalecit të kuq dhe vetitë e tij ushqyese