Ditari

Orë e hapur, kimi VIII

Ditari për orën e mësimit me temë “Valenca” pjesë e programit mësimor të klasës së tetë në lëndën e kimisë është përgatitur nga mësuesja e kësaj lëndë në shkollën 9-vjeçare “Xhemal Plaka”, Gostimë, Elida Bala.

Fusha: Shkenca natyrore

Lënda: Kimi

Klasa: VIII

Tema mësimore: Valenca

Situata e të nxënit: Pse aftësitë ndërvepruese tonat midis njëri‐tjetrit janë të ndryshme? Nga varen ato? Si mendoni ju?          

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të  fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi:

• Përshkruan se çfarë është valenca, me fjalor te thjeshte.

• Përcakton valencën kur di formulën kimike.

• Përcakton formulat kur di valencën.

Fjalët kyçe: Valenca, Formulë kimike

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi; Shkenca shoqërore, Fizika.

Mjetet: Teksti i kimisë, Sistemi  periodik, video-projektor, lapustila, letra të bardha.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Veprimet në situatë:

I) Parashikim               Situata  problemore

Mësuesi/ja Shtron pyetjen:

Pse aftësitë ndërvepruese midis njëri‐tjetrit janë të ndryshme?

Nga varen ato?  Si mendoni ju?        (Jemi të ndryshëm dhe kemi aftësi të ndryshme.)

Pse disa elemente lidhen me disa të tjerë dhe nuk mund të lidhen me të tjerë në vend të tyre?

Kush është faktori që kufizon këtë ndërveprim midis atomeve?


Trajtimi i situatës:

II) Ndërtimi i njohurive                Veprimtari shpjegim i drejtuar

VALENCA është madhësi kimike që tregon sa i aftë është një element për t’u lidhur me një element tjetër. Ajo tregon  lidhjet që formon një element me një element tjetër.

1. Elemente të ndryshme kanë valenca të ndryshme.

                              hidrogjeni(I)                                  Oksigjeni (II)

2. Valenca e një elementi shprehet me numër dhe shkruhet mbi simbol me numra romakë.

                        I    II                     III   I

                       H    O                    N   H

3. Valencat e elementeve janë standard dhe të përcaktuara. 

                                        Cl (I,V,VII)            O (II)            Ca (I, II)             

4. Numri i valencës varet nga numri i elektroneve të elementit në shtresën e jashtme, pra ka një lidhje midis valencës dhe pozicionit të elementeve në SISTEMIN PERIODIK.   

                                         K(I) ,             Zn(II) ,              Fe (III)

5. Valenca tregon numrin e lidhjeve të elementit

                                                                                                 K2O

(K –O-K)


Mësuesi/ja:

Ushtrimi 1. Cili është roli i valencës në shkrimin e formulave kimike?

Janë dhënë valencat e elementeve, gjeni formulën?

I     II          III   I

H    O        N   H


IV   I                   III   II

C    H                 Al  O

Ushtrimi 2. Janë dhënë formulat kimike, gjeni valencën?

Na2S,                          K2O,                           AlCl 3                                         P2O5


Përmbyllja e situatës:

III) Përforcimi          Empatia

Mësuesi/ja:   Organizon  kl. në grupe

1)• I kërkon nxënësve për të përforcuar njohuritë mbi valencën, shkruani sa më shumë fjali duke nisur me fjalët:

UNË  JAM..valenca..!

-

-

-

-

-

Puna e pavarur:

2). Parashikoni valencat e elementeve në përbërjet e mëposhtme:

       

                  H2S,       Na2O,        K2S,   ZnO

3). Cilat do të jenë formulat kimike të formuara nga atomet

Cl (VII) dhe O(II)                    Ca (II) dhe Cl (II)             Fe (III) dhe Cl (I) :                N (III) dhe H (I)

      

Vlerësimi  

Nxënësit:  

  • Aktivizohen në orën e mësimit.
  • Punojnë në grupe ose në mënyrë individuale.
  • Argumentojnë për gjetjen e valencës.
  • Kanë aftësinë për të konceptuar sa më qartë idetë mbi shkrimin e formulave kimike.

Detyra:

Ushtrimet sipas nivelit të arritjeve të nx:  2,3,4 fq 79

(Portali Shkollor)

5,479 Lexime
6 vjet më parë