"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë model, abetare

Kjo orë model në lëndën e abetares është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Janar 2018

Fusha: gjuhët dhe komunikimi 

Lënda: gjuhë shqipe (abetare)               

Shkalla: I                                                                        

Klasa: I

Mësuese:  Suada Vokshi

Temat mësimore:  

• Punim i tingullit dhe shkronjës j, j fq. 60 abetare 

• Punimi i fq. 61 të abetares


Rezultatet e të nxënit:  

- Shqipton saktë tingullin  J.

- Gjen fjalë me shkronjën J. 

- Evidenton vendndodhjen e shkronjës J në fjalët e dhëna.

- Formon fjalë me rrokjet e dhëna.

- Krijon fjali me fjalët e dhëna.

- Liston  veprimet  e  personazheve  sipas  pamjeve  të  dhëna  .

- Lexon  dhe  kupton  veprimet  e  personazheve  .

- Përgjigjet  saktë  rreth  pyetjeve  të  tekstit .

- Plotëson  fjalitë  me fjalët  që  mungojnë  për  ti  dhënë  kuptim  fjalisë .

- Evidenton  fjalët  e  shkruara  gabim  dhe  i  korrigjon  ato .  

- Ritregon  përrallën  e  Kësulëkuqes  duke  u  mbështetur  në  pamjet  e  dhëna .

- Krijon  këshilla  ndaj  sjelljeve  të  personazheve .


Situata e të nxënit: Përralla e Kësulëkuqes 

(nxënësit  dëgjojnë  dhe  shikojnë  me  vëmendje  përrallën  e  Kësulëkuqes, 5.35 minuta)   

Fjalët kyçe: Kësulëkuqja, ujku, gjyshja, rojtari, pjeshka, majmuni, janari 

Burimet Materiale: materiali filmik (përralla e kësulëkuqes), Laptop, teksti i nxënësit, etiketa fjalësh (ujku, jaka, jeleku pjeshka, majmuni) fishe me fjali. 

Metodologjia: Pema e mendjes, Stuhi mendimesh, Analiza  e personazhit 

Lidhja me fushat e tjera: Artet (Muzikë dhe Art pamor), shoqëria dhe mjedisi.


Zhvillimi i orës mësimore:  

Situata e të nxënit  

Shfaq para nxënësve filmimin e përgatitur dhe u kërkoj nxënësve që ta ndjekin atë me  vëmendje.

Pyes nxënësit nëse u pëlqeu përralla? Si titullohet ajo?  


Pema e mendjes  

Cili është personazhi më i frikshëm i përrallës?                          

UJKU =  UJ   +   KU 

U+ J   K+U

- U prezantoj nxënësve shkronjën  J (  J , j )

- Drejtshqiptohet tingulli  - J

- Modeloj shkronjën J dhe j të  shtypit.


Stuhi mendimesh   

Gjejmë fjalë me shkronjën J

- Vendos në tabelë etiketat me fjalët: Kësulëkuqja, ujku, gjyshja, rojtari, pjeshka, majmuni, janari.

- Nxënësit evidentojnë vendndodhjen e shkronjës J .

- Formojnë fjali me fjalët e dhëna.

- Punojmë me tekstin fq. 60


Shkruaj në tabelë: KËSULËKUQJA DHE UJKU  

•    Punohet  teksti  fq. 61 . 

Nxënësit vështrojnë pamjet (6 figurat fq.61) dhe formojnë fjali duke bërë kështu përshkrimin e 6 figurave.

- Më pas,  nxënësit  lexojnë  fjalitë  që  ndodhen  pranë  çdo  figure ( pamje ) .

- Bëhet  leximi zinxhir për ti dhënë  mundësinë çdo  nxënësi që të  lexojë.

- Punojmë  rubrikën  e  pyetjeve  të  tekstit .


Analiza  e  personazhit 

• Punohet ushtrimi i fundit fq. 61 (saktësia e përdorimit të shkronjës J)


Detyrë shtëpie 

Shkruaj 10 fjalë me shkronjën J. Krijo 3 fjali për Kësulëkuqen. 


Vlerësimi i nxënësve   

Vlerësoj nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për mënyrën e të shprehurit, saktësinë e dhënies së përgjigjeve, përshkrimit të personazheve, për mënyrën e realizimit të rezultateve të të nxënit të planifikuara për këtë orë mësimore. 

Shoqëroj vlerësimet me simbole në faqe ose në ballin e nxënësve. 

(Portali Shkollor)

17,904 Lexime
6 vjet më parë