ORË MODEL

Orë model, klasa e dytë/ Shkronja e madhe dhe pika

Orë model e realizuar nga mësuesja Lidra Kuka, në shkollën 9-vjeçare “Jani Minga, Vlorë. Ora model i takon klasës së dytë, mbi temën “Shkronja e madhe dhe pika”.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimit Lënda: Gjuha Shqipe Klasa 2 Data: 08-10-2019     
Tema mësimore: Shkronja e madhe dhe pika Situata e të nxënit: Manipulime me fjali të ndryshme ku të përdoret shkronja e madhe

Rezultatet e të nxënit:
-Dallon fjalinë me të cilën tregojmë për diçka. -Tregon ku eshte vendosur shkronja e madhe. -Vendos shkronjen e madhe pas pikës. -Shkruan siç duhet fjalitë.

Fjalët kyç:
fjal, fjali, pikë, shkronjë e madhe, fjali me të cilën tregojmë.

Burimet:
teksti i nxënësit, fisha me fjalë, tabela, libri personal.

Lidhja me fushat e tjera:
Gjuha Shqipe, Edukim për shoqërinë


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Rrjeta e merimangës

Punë në grupe , punë e drejtuar, shkrim i drejtuar

 Organizimi i orës së mësimit



 

Veprimtria II  Punë në grupe

Nënvizo shkronjën e madhe. Me fisha të përgatitura nxënësit punojnë në 4 grupe

-Unë po luaj me kukulla. Kukulla ime quhet Bora.

-Sot  në  Vlorë  ra  shi. Gjethet  e  pemëve  shkëlqenin.

-Ne shkuam  në malin e Dajtit. Atje mblodhëm lule.

-Ky laps është I bukur. Ylberi ka shtatë ngjyra.


Qarko shkronjën e madhe.

Sot është e Diel. Fëmijët shkuan në Panair me mamin.

Aty diana takoi Xhaxhi policin. Ai I dha një Arush.

gjyshërit e mi janë të vjetër. Ata më blenë për ditëlindje Miush tomin.

Unë ia tregova lindës, shoqes time. ajo e pelqeu shumë.


Konkluzion  i veprimtarisë: Jepen rregullat e përdorimit të shkronjës së madhe

Veprimtaria III  Punë e drejtuar

Në tekstin e mëposhtëm vendos shkronjën e madhe dhe pikën atje ku duhet:

Tiku tani e ka ndryshuar sjellen     ai nuk bërtet më për gjërat e tij     një ditë mamaja I solli një çokollatë të madhe    ai nuk e hëngri çokollatën    Tiku e futi atë në cantë    në pushimin e madh e ndau me shokët


Veprimtari IV   Shkrim i drejtuar.

Shkruaj fjalitë si duhet. Vendos ku duhet shkronjën e madhe dhe pikën.

Ishte një kohë e keqe lumi. Oshtinte fort papritur. Ai doli nga shtrati lumi. Përmbysi gjithçka njerëzit. Vrapuan të tmerruar.


Vlerësimi i nxënësve            

Nxënësit vlerësohen për:

-Leximin e saktë të tekstit;

-Përdorimin e pikës;

-Vendosjen e shkronjës së madhe.


(Mësuesja Lidra Kuka; Portali Shkollor)

1,845 Lexime
6 ditë më parë