ORË MODEL

Orë model: Migrimet, shkaqet dhe pasojat, Gjeografi XI

Edlira Angjeliu mësuese e histori-gjeografisë ne gjimnazin ''Kristaq Capo'' në qytetin e Beratit, na sjell këtë orë model mbi migrimet, shkaqet dhe pasojat, shoqëruar me planin e punës dhe foto nga ora mësimore.

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Klasa: XI

Tema mësimore: Migrimet e shumta të popullsisë drejt Rajonit Perëndimor, shkaqet dhe pasojat. Kushtet e zhvillimit ekonomik të Rajonit Perëndimor.


Rezultatet e të nxënit:

 Evidenton potencialet natyrore për zhvillimin e Rajonit Perëndimor;

 Evidenton potencialet njerëzore dhe shoqërore për zhvillimin e rajonit;

 Vlerëson mundësitë që japin këto potenciale për zhvillimin e rajonit;

 Vlerëson trashëgiminë natyrore e kulturore të rajonit, si mundësi për zhvillimin e turizmit;

 Parashikon perspektivën e zhvillimit të Rajonit Perëndimor;

 Analizon shkaqet dhe pasojat e lëvizjes së popullsisë në Rajonin Perëndimor;

 Parashikon ecurinë e dukurisë së migrimit drejt Rajonit Perëndimor;

 Reflekton rreth dukurisë së migrimit duke shfrytëzuar burime të ndryshme informacioni.


Fjalë kyçe:

Migrim, shndërrim demografik, strategji zhvillimi, efekte të migrimit, menaxhim potencialesh, trashëgimi natyrore, trashëgimi kulturore.


Burime materiale dhe mjete:

Gjeografia XI, harta e Shqipërisë, produkte bujqësore dhe blegtorale, punime dore, objekte që gjejnë përdorim të gjerë në zonat rurale, veshje popullore të krahinës së Beratit etj.


Shënim: Nxënësit e klasës ku është zhvilluar kjo orë mësimi, vijnë nga zonat rurale dhe kanë patur detyrë nga ora mësimore e mëparshme që të sjellin në klasë produkte bujqësore dhe blegtorale nga zonat e tyre, punime dore, orendi të ndryshme etj. Qëllimi i detyrës por edhe i kësaj ore mësimi është që këta nxënës të vlerësojnë zonën nga ata vijnë dhe të mos braktisin fshatrat. Të ndërgjegjësohen se po të menaxhojnë si duhet të gjithë së bashku potencialet natyrore dhe njerëzore të zonës ku jetojnë do të kenë një të ardhme më të mirë. Të orientohen që studimet e tyre të jenë për ato degë studimi dhe specialitete që zona e tyre ka më shumë nevojë (të pranishëm në klasë janë prindër të nxënësve si dhe kryeplaku i zonës. Në këtë mënyrë shkrihen në harmoni të dyja temat e mësimit: zhvillimi ekonomik i Rajonit Perëndimor por edhe problemi i migrimit në këtë rajon.)


Lidhja me fushat e tjera ose tema ndërkurrikulare:

Histori – Etapat e migrimit të popullsisë në Rajonin Perëndimor

Qytetari – Pasojat që sjell procesi i migrimit

Trashëgimi kulturore – Tradita dhe zakone të këtij rajoni si mundësi zhvillimi

Mjedisi – Problemet mjedisore të mbipopullimit të rajonit

Zhvillimi i qëndrueshëm – Planet strategjike për zhvillimin e ardhshëm të rajonit


Situata e të nxënit: Qyteti ynë është një nga qytetet e Rajonit Perëndimor. Sa herë flasim për Beratin nuk mund të rrimë pa përmendur: Kalanë, Gorricën, Mangalemin, Urën e Gorricës, monumentet e kultit etj. Pa dyshim vlerave të padiskutueshme të tyre, Qarku Berat ka dhe potenciale natyrore dhe njerëzore në zonat rurale. Amvisat beratase krenohen me glikotë që përgatisin, kuzhinierët beratas krenohen për kaposhin me përshesh etj. Por për qershitë e glikosë dhe kaposhin e detit janë fermerët duarartë të fshatrave tona që kujdesen çdo ditë për të patur prodhime sa më të mira.


Stuhi mendimesh (’25)

Rajoni Perëndimor në përgjithësi por edhe qarku i Beratit në veçanti dallohen për një larmi traditash, të cilat ne të gjithë së bashku me ndihmesën e padiskutueshme të prindërve tuaj, u munduam t’i paraqisnin në formën e një minipanairi, me temë: “Të gjithë së bashku për të ardhmen e fshatit”. Le të shfaqim secilën prej këtyre traditave nëpërmjet objekteve që ju keni sjellë.


Pyetje binare: (’15)

Jeni pro apo kundër ndryshimeve që po ndodhin në strukturën e sipërfaqes së tokës bujqësore dhe në përfaqësitë e prodhimit bujqësor në Shqipëri? Argumentoni qëndrimin duke konkluduar në një mesazh përmbledhës.


Vlerësimi:

• Organizon qartë mendimet.

• Tregon aftësi në renditjen e faktorëve për dukurinë e kërkuar.

• Demonstron pasuri idesh.

• Tregon etike në të pranuarit dhe të kundërshtuarit e ideve të të tjerëve

• Ndërlidh informacionet e temës me fushat e ndryshme dhe aktualitetin.

• Përdor terminologjinë e duhur.

• Orientohet mirë në hartë.


Detyrë:

Hulumtoni mbi faktin nëse është e gatshme Shqipëria për të përshtatur tipologjinë e rajoneve

bujqësore sipas modelit të Bashkimit Europian.


(Materialin e plotë mund ta shkarkon i më poshtë)

(Portali Shkollor)

5,369 Lexime
5 vjet më parë