3 LËNDË NË 6 ORË

Orë model në lëndën e biologjisë, klasa VIII, shkolla "Ardian Klosi"

Nisma tri lëndë në gjashtë orë kësaj radhe vjen si një orë e mirërealizuar nga mësuesja Elona Goxhaj, e shkollës Ardian Klosi, në lëndën e biologjisë për klasën e tetë.

Nisma tri lëndë në gjashtë orë kësaj radhe vjen si një orë e mirërealizuar dhe e mirëmenduar nga mësuesja Elona Goxhaj, e shkollës Ardian Klosi, në lëndën e biologjisë. Ora mësimore i takon klasës së tetë. Klasa e organizuar në grupe zhvilloi një orë model mbi temën "Sistemi i frymëmarrjes dhe shkëmbimi i gazeve në trupin e njeriut". Organizimi në grupe mundëson bashkëpunim mes nxënësve duke qenë se ora konsisitonte në një ndërthurje mes njohurive teorike dhe atyre praktike. Të gjithë nxënësit u bënë pjesë e orës mësimore, duke reflektuar një përgatitje të lartë. 


Nën kujdesin e mësueses, falë edhe kohëzgjatjes së orës mësimore, pjesa e parë iu dedikua formimit teorik, ku nëpërmjet një projektori, nxënësit shikonin nëpërmjet imazheve, figurave, hartave anatomike gjithçka që mësuese Elona shpjegonte. Herë pas here ajo lejonte nxënësit të ndërhynin në rast se kishin pyetje, apo dëshironin të diskutonin. Shkolla Ardian Klosi, ofroi të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e kësaj ore. 

Në pjesën e fundit, nxënësit, ashtu siç ishin të ndarë në grupe, realizuan me mjete rrethanore sistemin e frymëkëmbimit. Mjetet që u përdorën ishin mjaft të thjeshta dhe të gjindshme, mjaftonte kreativiteti dhe imagjinata. Çdo punë e tyre është për t'u vlerësuar. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni orën model, duke uruar të krijoni edhe ju të tilla në klasat tuaja. 

(Portali Shkollor)

825 Lexime
2 javë më parë