"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë model, TIK VIII

“Rrjetet sociale dhe qëndrimi etik ndaj tyre”, “Rregullat e komunikimit në Internet, chat, E-mail” këto dy tema janë pjesë e programit të TIK klasa e VIII. Planifikimi i kësaj ore 90 minuta u realizua nga mësuesja Silva Sufali, shkolla 9-vjeçare Pajovë.

Planifikim ditor 

Data  __________

Fusha: Teknologji dhe TIK

Lënda: TIK

Shkalla: IV

Klasa: VIII

Mësuese: Silva Sufali

Shkolla 9-vjeçare Pajovë

Tema mësimore

Ora e parë: Rrjetet sociale dhe qëndrimi etik ndaj tyre

Ora e dytë: Rregullat e komunikimit në Internet, chat, E-mail

Situata e të nxënit:

Nxënësit diskutojnë në klasë për adresat e tyre rreth rrjeteve sociale duke e vënë theksin te koha që zënë në jetën e tyre këto rrjete.

Nxënësit tregojnë përdorimin e postës duke e lidhur atë me postën elektronike si dhe përdorin analogjitë apo dallimet midis tyre.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore

Rezultatet për njësinë mësimore 1

- identifikon disa nga rrjetet sociale

- argumenton mënyrat e ndryshme që sjell për mbrojtjen nga interneti

Fjalët kyçe: Rrjete sociale, Facebook, Email, Chat, Virus, Password


Rezultatet për njësinë mësimore 2:

- tregon rregullat e komunikimit

- zbaton rregullat e komunikimit në chat

- dërgon dhe merr informacion përmes postës elektronike

Burimet: Libri TIK 8, foto të rrjeteve sociale, adresa e e-mailit e klasës, internet etj.

Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërkurrikulare: Gjuhë shqipe dhe komunikim, qytetari. 

Pjesa e parë e mësimit 45’ ora 1

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodat (diskutim, vëzhgo-analizo-diskuto, punë individuale)

Lidhja me temën e mëparshme (Përshkrimi i situatës)

Paraqes përpara nxënësve fotot e mëposhtme:

Diskutoj me nxënësit rreth asaj se çfarë ata dinë në lidhje me rrjetet sociale.

A i përdorni ju ato? Për çfarë i përdorni?


Ndërtimi i njohurive 

Nxënësit diskutojnë me radhë rreth anëve pozitive dhe negative të përdorimit të rrjeteve sociale duke i evidentuar ato. 


Anët pozitive              Anët negative  U shpjegoj nxënësve se mënyrat e mbrojtjes në internet janë disa
1. 1. P.sh.: përdorimi i një pass të sigurtë
2. 2. Komunikimi me njerëz të njohur.
3. 3. Ndaj me nxënësit informacion rreth E-safety.
4. 4. Hackerat, a i keni dëgjuar ndonjëherë? Nëse po, si mund t’i shmangim?


A e mbani mend çfarë është një blogger? Si mund te regjistrohemi dhe ta përdorim atë?

Po ndonjë blog për foto ose video a njihni?

Shumë nga blogjet të lejojnë të postosh informacion në to, i tillë është edhe tumbrl.

Një tjetër rrjet shumë i përdorur eshët edhe flickr, i cili na lejon të ndajmë me njeri-tjetrin video dhe foto.

Pjesa e dytë e mësimit - 45 minuta ora 2 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodat (Marrëdhënie pyetje-përgjigje diskutime, shënime mbi shënime, diskutim, punë e pavarur, punë dyshe)

(Përshkrim i situatës)

U tregoj nxënësve fotot e mëposhtme:

Diskutojmë në klasë rreth analogjisë midis e-mail dhe postës standarde.

Për çfarë qëllimi përdoret secila? A e zëvendësojnë plotësisht njëra-tjetrën?

A ka rregulla të veçanta rreth komunikimit në e-mail dhe komunikimit postar?

Ndërtimi njohurive (shënime mbi shënime, diskutim)

Plotësoj njohuritë e nxënësve duke theksuar rregullat e komunikimit

- Njeh personin me te cilin komunikon.

- Komunikon në mënyrë etike.

- Lajmëron  prindin ose mësuesin për e-mailin me përmbajtje të papërshtatshme.

- Kujdeset për elementet e sigurisë.

- Nuk shpërndan informacion nga e-mail në rrjetet sociale.

Bëj dallimet midis komunikimit në e-mail dhe atij në chat duke bashkëbiseduar me nxënësit.


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve (punë e pavarur)

1. Nxënësit japin mënyrat se si të identifikojmë profilet e rreme sociale.

Rrugët që ndjekin për t’u mbrojtur nga hackerat e ndryshëm.

2. U shpërndaj nxënësve fisha të ndryshme me rregullat e komunikimit në chat dhe në e-mail.

Secili prej tyre ndërton një strategji se si do të komunikojë në secilën prej tyre dhe e paraqet përpara klasës.

Vlerësimi  

Vlerësoj nxënësit për:

1. Për përgjigjet e sakta, përdorimin e imagjinatës dhe mendimit kritik.

2. Për idetë interesante që sjellin rreth përdorimit efektiv të e-mailit dhe chatit.


Detyrë shtëpie: nxënësit krijojnë një ese për rrjetin social të preferuar duke argumentuar rreziqet që ato bartin dhe mënyrën se si t’i shmangin këto rreziqe.

(Portali Shkollor)

6,264 Lexime
6 vjet më parë