Orë SmartLab, Anglisht III: Living & Non-Living Things
Material mësimor interaktiv për klasën e tretë mbi dallimin mes gjallesave dhe objekteve jo të gjalla. Përfshin video, SmartLab, lojëra, punë në grup dhe kuize, duke nxitur të menduarit kritik dhe të nxënit aktiv në gjuhën angleze. I strukturuar sipas modelit PPP. Përgatiti mësuese Madalena Lukani.
Ky material mësimor është përgatitur për nxënësit e klasës së tretë dhe synon të zhvillojë të kuptuarit e tyre mbi dallimin mes gjallesave dhe objekteve jo të gjalla, përmes metodave bashkëkohore dhe aktiviteteve ndërvepruese. Mësimi ndërthur gjuhën angleze me njohuri bazë nga biologjia, duke nxitur vëzhgimin, arsyetimin dhe punën në grup.
Përmes videove, SmartLab-it, lojërave didaktike, diagramës Venn, kuizeve dhe Kahoot-it, nxënësit angazhohen aktivisht për të identifikuar karakteristikat e gjallesave dhe jo-gjallesave, për t’i krahasuar ato dhe për të justifikuar zgjedhjet e tyre. Materiali është i mirë strukturuar (PDF, prezantimi&ditari) dhe shërben si një shembull i mirë i mësimdhënies aktive dhe gjithëpërfshirëse në arsimin fillor. I përshtatshëm për mësues që kërkojnë ide konkrete, praktike dhe të zbatueshme në klasë.
Përgatiti: Mësuese Madalena Lukani
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Metodat dhe metodologjitë që përdoren me nxënësit me autizëm në shkollat e zakonshme
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat