DIMRI

Përballimi i të ftohtit në shkollë, strategji për t’i bërë nxënësit të durueshëm dhe energjikë

Mësuesit dhe nxënësit sapo i janë rikthyer shkollës dhe mësimit. Por këto ditë të para të këtij fillim viti kanë korresponduar me temperatura të ulëta. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime për të përballuar të ftohtin në shkollë me më shumë energji.

Ditët e ftohta janë të adhurueshme teksa qëndrojmë ngrohtë në shtëpi, por nuk janë të tilla kur na duhet të shkojmë në punë apo në shkollë. Situata bëhet më e vështirë në rastet kur shkollat janë të hapura edhe pasdite. Kështu që për mësuesit lind një detyrë tjetër, në një farë mënyrë! Ata duhet të ngjallin durim te nxënësit për të qëndruar në klasë dhe energji për të mësuar gjatë orëve që janë në shkollë. 


Ndaj ne po ju sjellim disa strategji të cilat mund t’i merrni për bazë: 



Mundohuni të rrisni energjinë e brendshme të nxënësve 

Nxënësit i kaluan ditët e pushimit duke u çlodhur, ëndërruar, duke parë filma, duke luajtur video-lojëra apo duke udhëtuar nëpër vende me dëborë. Do të ishte jo realiste që t’i kërkonit menjëherë detyra që duan përqendrim të madh. Këshillohet që gjatë orës së mësimit të bëni pushime të vogla teksa jeni brenda klasës për t’i bërë ata të rifitojnë energji. Ju mund t’u lini gjithashtu hapësirë për punë të qetë dhe të pavarur. Pasi kanë kaluar disa ditë duke luajtur vetëm apo me motrat e vëllezërit e tyre, përshtatja me aspektet sociale të jetës shkollore mund të jetë një sfidë e vërtetë, veçanërisht për fëmijët introvertë.


Respektoni pritshmëritë e nxënësve 

Pas pushimeve dimërore, fëmijët nuk arrijnë të kthehen plotësisht në rutinën e zakonshme dhe është e nevojshme që t’u jepet kohë në kryerjen e veprimeve praktike. Gjatë mësimit ju mund të përdorni njërën prej këtyre pyetjeve për shembull, “Kush e kujton se si e mbyllim orën e letërsisë?”, ose “na mbeten edhe 10 minuta, kush do të na thotë ndodhinë më të bukur gjatë pushimeve që kaluat?”. Besojmë se edhe ata këtë presin, të ndihen të mirëpritur dhe orët e mësimit të mos u duken gogolë. 



Nxënësit kanë nevojë për mundësinë e rinisjes 

Çdo herë pas pushimeve, klasa kthehet si një koshere bletësh nga belbëzimet e nxënësve. Ata kanë nevojë që të flasin me njëri-tjetrin. Ndaj, në mëngjes inkurajoni nevojën e tyre për të komunikuar me bashkëmoshatarët. Mundësinë për të folur ju mund t’ia jepni edhe gjatë një planifikimi të ndonjë aktiviteti, apo loje që mund të bëni në klasë. 



Planifikojini orët e mësimit me më shumë kreativitetet

Me të drejtë ju si mësues duhet të zëvendësoni ndoshta shumë orë të humbura mësimore. Drejtimi dhe shtytja e një pjesë të madhe të mësimeve nuk është zgjidhje. Por në vend të kësaj ju mund të adaptoni bashkëbisedime jo strikte, por të lirshme. Ju mund të përfshini lehtësisht në diskutim një temë mësimi. Nxënësit kështu nuk do të lodhen, por përkundrazi, do të jenë më të lirshëm, madje do të jenë më të gatshëm për të diskutuar bashkërisht edhe për tema të kaluara mësimore.   



(Burimi  responsiveclassroom.org, Portali Shkollor) 

2,946 Lexime
4 vjet më parë