REKOMANDIMI

Përfitimet nga një bisedë pesëminutëshe për librin me nxënësit tuaj

Bisedat letrare ju japin mundësi të njihni nxënësit tuaj në një nivel më personal. Të flasësh për një libër është një formë e mirë për të njohur nxënësit tuaj. Ju mund të befasoheni nga ajo që nxënësit mund të artikulojnë në vetëm pesë minuta.

Bisedat letrare ju japin mundësi të njihni nxënësit tuaj në një nivel më personal. Të flasësh për një libër është një formë e mirë për të njohur nxënësit tuaj. Është gjithashtu një shans për t’i rekomanduar atyre libra. Ju mund të befasoheni nga ajo që nxënësit mund të artikulojnë në vetëm pesë minuta. 


Si një mëuses i gjuhës, një nga qëllimet e mia është të bind nxënësit mbi përfitimet nga të lexuarit. Të lexuarit është një argëtim i këndshëm, që zgjeron imagjinatën dhe rrit njohuritë. Nxënësit duhen inkurajuar që të lexojnë libra jashtë kurrikulës së përcaktuar. Vendosni disa parametra dhe ofroni një mori sugjerimesh për libra.  


Për të mbajtur shënimet mbi përparimin e secilit nxënës në plotësimin e kësaj detyre leximi, unë duhet të bëj një bisedë, pasi ata të kenë mbaruar së lexuari librin. Nxënësit planifikojnë një moment të caktuar, gjatë kohës së drekës, ose pas përrfundimit të mësimit. Unë u bëj sa më shumë pyetje rreth librit dhe mbi të githa i pyes nëse libri u pëlqyer. Me kalimin e viteve, kam zbuluar se kjo nuk është vetëm një masë e përgjegjësisë, por është një mënyrë e shkëlqyer për të njohur nxënësit e mi në një nivel më personal.


Logjistika:

1. Vendosni një kufi faqesh, që ju e shikoni se është e arsyeshme për nxënësit tuaj.  Mund edhe të operoni me klasa. Nëse e shikoni që në një klasë nxënësit janë më të zellshëm, atëherë shtoni dozën e faqeve, por asnjëherë mos ia ktheni nxënësve në ngarkesë


2. Rrethi juaj i shkollës tashmë mund të ketë rregulla në lidhje me leximin e pavarur, por tre rregullat e sugjeruara janë:

- Libri nuk duhet të jetë i lexuar më parë nga nxënësit

- Duhet të jetë në nivelin e duhur

- Duhet të jetë një libër që prindërit e aprovojnë 

- Përveç këtyre, jepini nxënësve tuaj lirinë që të lexojnë libra që atyre u duken interesantë dhe të këndshëm.


3. Krijoni listën tuaj, në mënyrë që t’ua rekomandoni nxënësve tuaj. Bisedoni dhe konsultohuni me bibliotekarin e shkollës. Krijoni një minibibliotekë në klasë, ku vetë nxënësit huazojnë dhe shkëmbejnë libra me njëri-tjetrin.  


4. Jepuni studentëve kohë  në klasë për të lexuar. Kjo mund të jetë e vështirë, sepse kemi kaq shumë punë për të bërë, por 20-30 minuta çdo javë, mund t’ia dedikojmë leximit. 


5. Kur nxënësit kanë mbaruar së lexuari librin, i lini ata të planifikojnë kohë për të krijuar një bisedë letrare. Gjatë këtyre bisedave pesë-minutëshe, pyetini ata në lidhje me detajet, si karakteret, pikat e komplotit, konfliktet, etj. Mund të hapni librin në një faqe rastësisht dhe të lexoni një paragraf. Më tej, të pyesni një nxënës nëse ata e kujtojnë skenën apo jo. 



Përfitimet:

1. Sa më shumë të lexojnë fëmijët, aq më të artikuluar bëhen. Leximi do t’i ndihmojë ata në të gjitha lëndët e tjera. Mbi të gjitha, ata do të bien në dashuri më leximin. 


2. Bisedat letrare mund të jenë e vetmja herë, kur ju dëgjoni zërin e nxënësit më të turpshëm, pasi jo të gjithë janë aktivë. Ky do të jetë momenti kur ju do bëni një bisedë të vërtetë me ta. 


3. Nxitja e marrëdhënieve me studentët tuaj përmes këtyre bisedimeve për librat do të ketë një ndikim të madh në komunitetin e klasës suaj.  

Bisedat letrare ju japin mundësi të njihni nxënësit tuaj në një nivel më personal. Të flasësh për një libër është një formë e mirë për të njohur nxënësit tuaj. Është gjithashtu një shans për t’i rekomanduar atyre libra. Ju mund të befasoheni nga ajo që nxënësit mund të artikulojnë në vetëm pesë minuta. 




Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: boredteachers.com


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,390 Lexime
3 vjet më parë