KËSHILLA

Pesë gjëra që duhej të dija kur nisa punën në arsim

Çdo mësues me përvojë e di se viti i parë i punës është shumë i vështirë. Ata përballen me një sfidë të pakapërcyeshme. Ja pesë këshilla që mund të lehtësojnë fillimin e rugëtimit të tyre në këtë profesion.

Çdo mësues me përvojë e di se viti i parë i punës është shumë i vështirë. Ata përballen me një sfidë të pakapërcyeshme të përpjekjes për të balancuar kulturën në klasë, menaxhimin e klasës, mësimdhënien me standardet e kërkuara, vlerësimin, zhvillimin profesional, përgjegjësitë e stafit dhe jetën personale. I gjithë çelësi i suksesit qëndron tek fokusi. Pra, mësuesit e rinj duhen të përqëndrohen tek gjërat që më së shumti kanë rëndësi.


Mblidhni dhe përdorni të dhëna

Në lidhje me nxënësit duhet të mbildhni të dhëna. Shënimet personale, në bllokun tuaj, për secilin nxënës do ju vijnë në ndihmë sa herë që nxënësit kërkojnë arsyen pse kanë arritur një notë të caktuar. Këto shënime do ju kujtojnë ecurinë e tyre. Ndaj, jini të kujdesshëm me to.



Nuk është nevoja të kontrolloni gjithçka. 

Në vitin e parë të punës, mësuesit kanë tendencën të kontrollojnë cdo gjë. Ndodh që këto mësues të kenë ose shumë kërkesa ndaj nxënësve të tyre, ose shumë pak. Të gjitha pritshmëritë ndaj nxënësit duhet të jene të arsyeshme. Nuk duhet të krahasoni nxënësit me njëri-tjetrin, por t’i vini përballë vetes së tyre. Mjafton të nxirrni më të mirën që secili mund të bëjë.

Gatë orës mësimore duhet të jeni të vëmendshëm për të parë ndaj cilës njohuri nxënësit kanë vështirësi. Në përgjithësi, nxënësit tregojnë vështirësi ndaj një njohurie të caktuar. Ndaj saj mësuesit duhet të ngulmojonë më shumë.


Vlerësimi nuk duhet kthyer në një formë ndëshkimi

Gjithmonë është menduar se notat e dobëta janë pasojë e mungesës së përpjekjeve. Por, sa e vërtetë është kjo? Notat e dobëta në shkollë janë pasojë e mungesës së përpjekjeve. Mësuesit duhet të pyesin veten: A e tregon vërtet nota nivelin apo aftësinë e nxënësit? Nota nuk duhet përdorur si ndëshkim. Cili është qëllimi i notës?


Menaxhimi i klasës nuk ka të bëjë me kontrollin

Kjo mund të duket e çuditshme. Me menaxhim të mirë ne kuptojmë një mësues që është i aftë të kontrollojë sjelljet e nxënësit. Kjo për të ruajtur një mjedis të qetë dhe efektiv. Ka mësues të tjerë që përfshirjen e nxënësit e realizojnë përmes metodave interesante të mësimdhënies.


Cila mënyrë është më e mirë?

Menaxhimi i klasës ka të bëjë me menaxhimin  e nxënsve, si duhet të sillen siç duhet. Është një sjellje që ata duhet ta mësojnë, ashtu si çdo aftësi tjetër në çdo çështje lëndore. Menaxhimi i klasës nuk është kontroll - është administrimi i sjelljeve për një përvojë optimale të të mësuarit.

Ndërsa çdo mësues ka stilin e vet të mësimdhënies dhe mënyrën e ruajtjes së rendit, e vërteta e vetme është që stili juaj i menaxhimit duhet të përafrohet me personalitetin tonë. Pra, më e rëndësishme është të zgjidhni atë mënyrë që ju përshtatet me natyrën tuaj. Stili juaj i mësimdhënies duhet t’i lëre secilit nxënës ndjenjën e përkatësisë. 

Pyete veten: Si i udhëzon stili im i studentëve që të sillen siç duhet? A komunikon stili im i mësimdhënies respekt reciprok? 




(Pështati nga mrslepre.com P.Shtini; Portali Shkollor)


Shënim Lepre's Learning Log - Është një blog në ndihmë të mësuesve të rinj, të cilët sapo e kanë nisur karrierën e tyre.

1,784 Lexime
2 javë më parë