MATEMATIKA

Pesë mënyra për të inkurajuar studentët që të duan matematikën

Aplikoni këto pesë koncepte kur hartoni mësimet e matematikës. Mos harroni, qëndrimi i nxënësve ndaj lëndës së matematikës varet krejtësisht nga ju, nga mënyra si ia përçoni.

"Çdo vit, u kërkoj studentëve të përfundojnë një sondazh në të cilin mund të shprehin mendimin e tyre mbi matematikën. Për fat të keq, shumica e përgjigjeve të tyre janë negative."


"Unë nuk jam i aftë në matematikë si vëllai im i madh”

"Unë e urrej matematikën."

"Unë nuk jam i mirë në matematikë".

"Matematika është e lodhshme."

"Matematika është e mërzitshme."


Studentët krijojnë këto opinione bazuar në përvojat e kaluara. Misioni im është t'i ekspozojmë studentët në mënyra të ndryshme të të mësuarit në lëndën e matematikës.

Mësimet e mia të matematikës bazohen në pesë koncepte që ndërtojnë mirëkuptimin konceptual, vetëbesimin matematikor dhe atë që më pëlqen të quaj "respekt të ndërsjellë matematikor në klasë".


1) Zhvilloni mësime kreative dhe të hapura dhe vlerësoni kuptimin konceptual të nxënësve.

Matematika mund të bëhet e përsëritur dhe e mërzitshme nëse merret me përpunimin duke përdorur metodat fikse. Bëni pyetje, përgjigjet ose zgjidhjet e të cilëve janë të shumëfishta. Kjo do i bëjë nxënësit tuaj, të “vendosin trurin në punë”. Nëse e ngrini klasën tuaj të matematikës në një nivel më të lartë, studentët tuaj do të përgjigjen pozitivisht.


2) Jepu atyre një mundësi për bashkëpunim të ndërsjellë.

Ju jeni personi me influencë në klasë, por mësimdhënësit shpesh e nënvlerësojnë fuqinë e diskutimit midis bashkëmoshatarëve. Inkurajoni nxënësit të bashkëbisedojnë, të argumentojnë. 


 3) Falënderoni përparimin që ata bëjnë, mendimin krijues dhe përgjigjet e pasakta.

Nxënësit që vlerësojnë matematikën janë zakonisht ata me rezultate të shkëlqyera në testime dhe ata që japin përgjigjet më të sakta. Për shkak të kësaj, nxnësit e tjerë mendojnë se nuk janë të mirë në matematikë. Lëvdoni ata me përgjigje të pasakta dhe theksoni mënyrat në të cilat ata kontribuan në diskutimin në klasë. "Pasi jap detyrat e klasës, i kontrolloj nxënësit për mënyrën si ata po ne zhvillojnë detyrën. Pastaj, në kokë, i ruaj emrat e nxënësve me përgjigje të gabuara dhe më vonë i bëj thirrje dhe i kërkoj që të ndajnë përgjigjet e tyre. Unë do të lavdëroj kreativitetin e tyre ose një pjesë të caktuar të punës që është e saktë". Në vend të inteligjencës, lavdëroni mënyrën si kanë arritur deri tek zgjidhja, edhe në rast se ëështë e gabuar.


 4) Jepni kohë për reflektim dhe mundësi për të bërë pyetje.

Jepini studentëve kohë për të menduar dhe për të bërë pyetje. Mos injoroni këto dy përbërës. Duke i dhënë kohë nxënësve, u jep atyre mundësi për ta “bluar” informacionin. Ju e dini Ti sa të paaftë ndiheni kur dikush ju nxit. 


5) Reagimet tuaja janë shumë të rëndësishme

Të reagosh në mënyrë të menjëhershme mund të jetë e vështir,  kur ke më shumë se 20 nxënës në klasë. Megjithatë, reagimet janë shumë të vlefshme për studentët. Ata kërkojnë mbështetje ose konfirmim. Përgjigjet mund të përfshijnë gjithashtu përgjigjet që janë të pasakta. Këto reagime të pakta do të kenë një ndikim të madh në klasën tuaj.


Aplikoni këto pesë koncepte kur hartoni mësimet e matematikës. Mos harroni, qëndrimi i nxënësve ndaj lëndës së matematikës varet krejtësisht nga ju, nga mënyra si ia përçoni. 


(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

4,230 Lexime
5 vjet më parë