Programi Photomath

Photomath, programi që zgjidh ushtrimet e vështira

E veçanta e Photomath është se ju mjafton vetëm ta skanoni ekuacionin apo problemin që doni të zgjidhni me anë të kamerës së celularit tuaj, dhe vetëm për pak sekonda ajo prezanton rezultatin.

Photomath është një aplikacion për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në zgjidhjen e problemeve komplekse në matematikë. Programi jo vetëm që i zgjidh ushtrimet e ndërlikuara, por ju mëson edhe si t’i zgjidhni ato duke i shpjeguar.


E veçanta e Photomath është se ju mjafton vetëm ta skanoni ekuacionin apo problemin që doni të zgjidhni me anë të kamerës së celularit tuaj, dhe vetëm për pak sekonda ajo prezanton rezultatin. Po të klikoni mbi rezultatin do t’ju shfaqet rruga e plotë e ndjekur për ta zgjidhur problemën hap pas hapi. Përveç kësaj ajo ka edhe një tastierë speciale që ju ndihmon t’i shkruani ekuacionet në mënyrën e duhur.


Programi ka më shumë se dy vite që është në treg, por këtë javë atij iu shtua një përditësim i ri, sipas të cilit kamera me të cilën skanohen ushtrimet mund të njohë edhe shkrimin e dorës, përveç atij digjital.

(Portali Shkollor)

2,864 Lexime
2 vjet më parë