Shëndeti i frymëmarrjes

Pija që mund të përgatisni për të pastruar mushkëritë nga çdo gjë

Nga shumë rreziqe që kanosin sistemin tonë të frymëmarrjes, pluhuri, pirja e duhanit, virozat, viruset etj., është shumë e rëndësishme që sidomos mushkëritë të pastohen në mënyrë natyrale. Për një shëndet të mirë të tyre ju këshillohet të përgatisni pijen “magjike” që e gjeni në këtë artikull.

Në kohën që po jetojmë, viruset, ajri i ndotur, por edhe pirja e duhanit janë rreziqet kryesore që mund të kanosin shëndetin e mushkërive tona. 

Mund të themi se, veçanërisht nëse prej disa vitesh me rradhë jeni duhanpirës, dëmi që i keni bërë rrugëve të frymëmarrjes është shumë i madh, por jo i pakthyeshëm. Katrani që ka mbuluar cipën e mushkërive mund të shkaktojë dhimbje gjoksi, kollë, bronkit e deri në qeliza kancerogjene.


Pasi të keni hequr dorë nga cigarja, apo ta keni rralluar këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushkërive duke pirë këtë pije të cilën mund ta realizoni në kushtet e shtëpisë. Sigurisht kjo pije shërben edhe në rastet e rreziqeve të tjera që i kanosen mushkërive, për shembull, ajri i ndotur, pluhurat, por edhe virozat e ndryshme. 


 Për këtë recetë (e marrë nga uebsajtet e huaja), do t’ju duhet:

  • 1 kilogram qepë
  • 1 rrënjë e vogël xhinxheri
  • 1 litër ujë
  • 400 gramë mjaltë

Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjarr. Kur uji të fillojë të valojë shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit. (Qepa dhe xhinxheri duhet të jenë të prerë). Shtoni shafranin e Indisë kur përzierja të vlojë sërisht. Ulni zjarrin dhe lëreni përzierjen derisa të përgjysmohet. Hiqeni nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur hidheni në një kavanoz. Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar nga një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se të hani.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,281 Lexime
3 vjet më parë