Pijet që ushqejnë trurin dhe rrisin përqendrimin
Këto janë disa receta të cilat janë sugjeruar nga Blerina Bombaj. Pijet e përgatitura shërbejnë për të rritur përqendrimin dhe ju ndihmojnë në procesin e të mësuarit.
Lëngu i memories
- 1 mollë jeshile
 - pak spinaq
 - 1 degë rozmarinë
 - 1 lugë të vogël Matcha
 - 1 kastravec
 - pak lëng limoni jeshil
 
Matcha është çaj jeshil pluhur. Ai shquhet për vetitë e fuqishme të përforcimit të përqendrimit dhe kthjellimit ndërkohë që rrit nivelin e energjisë. Mund ta gjeni në dyqanin ATSH caffe (përballë shkollës “Sabaudin Gabrani”), ose në dyqanin e prodhimeve orgainke “Edesia”. Një zgjedhje më ekonomike është çaji jeshil me të cilin mund të zëvendësoni. Kulloni 1 lugë çaj jeshil në ½ kupë ujë të nxehtë dhe e bashkoni me lëngun e mësipërm.
Rozmarina është erz e cila përmban vajra volatil që ndikojnë në qendrën e memories.Mjafton edhe të nuhasni këtë bimë dhe mund të merrni efektet e dobishme te saj.
Lëng për të fituar energji
- 1 panxhar
 - ½ kupeluleshtrydhe
 - ½ banane
 - 1 grushtrukola
 - 1 luge tevogel fara kerpi
 
Përgatitja
Shtrydhni rukolën dhe panxharin në një shtrydhëse. E kaloni lëngun në blendër dhe bluani përbërësit e tjerë bashkë me lëngun e shtrydhur dhe pak ujë.
Fara kërpi gjeni në dyqanin organik “Edesia”. Ato janë burimi bimor më i pasur i proteinave. Mund t’i zëvendësoni edhe me fara lini.
Milk Shake
- ½ gotës qumësht kokosi të holluar me 1/3 gotës me ujë
 - 1 lugë kakao të pastër
 - 1 lugë mjaltë
 - ½ lugë kanellë
 - 1 lugë fara chia
 
Përgatitja
I bluani të gjitha në blender.
Qumësht kokosi të një cilësie shumë të mirë gjeni te Carrefour, në stendën e produkteve nga bota. Mund ta zëvendësoni edhe me qumësht bajamesh, soje ose lope.
Kakao të papërpunuar gjeni në dyqanin “Edesia”, e cila mund të konsumohet siç është.
Lëng rigjenerues
- 1/3 gotës me qumësht të freskët lope
 - 1 shkop kanelle
 - 1 lugë sheqer kaf nga kallam sheqeri
 - 1 të verdhë vezë
 - pak vanilje
 
Përgatitja
Zieni qumështin me kanellën dhe vaniljen. Rrihni vezën me sheqerin. Hiqni qumështin nga zjarri dhe i shtoni ngadalë-ngadalë vezën duke i përzier. E lini në frigorifer dhe e konsumoni të nesërmen në mëngjes.
Vezët përmbajnë acidin lyror DHA i cili luan rol kyç në rigjenerimin e neuroneve e veçanërisht në qendrën e memories.
Këshilla të tjera të rëndësishme
- Flini gjumë mjaftueshëm
 - Pini ujë të paktën 2 -2.5 litra në ditë
 - Mos anashkaloni mëngjesin
 - Evitoni konsumin e sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirave
 - Mos rrini më shumë se 3 orë pa ngrënë
 
(Blerina Bombaj)
      
    
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                          
                          
                          
                          
                          
                          
        
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
          
Misri i zier ka efekte pozitive në lëkurë dhe shikim
Ja ç’duhet të dini para vaksinimit të fëmijës
Efektet e shegës në organizmin tuaj