PLAN MËSIMOR (PEI)

Plan edukativ individual

Plan mësimor (PEI), për mësuesit ndihmës, i cili përqëndrohet në tre fusha kryesore: fusha e komunikimit verbal, gjuhës së foljur dhe gjuhës së shkruar, fusha e aktiviteteve shkollore logjike-matematike si dhe fusha e shoqërizmit.

Plan edukativ individual

Emer mbiemër:

Ditëlindja:

Shkolla: Shkolla 9-vjecare “Deshmorët e Shkodrës”

Data/Muaji/Viti i vlerësimit:


Sintezë e situatës së personit në çastin e vlerësimit

Nxënës në klasën e shtatë, në moshën 14 vjecare, por jo si moshatarët  e tij. Djali shoqërohet nga një vlerësim mjekësor, ku sipas rekomandimit nga komisioni mjeko-ligjor, fëmija është diagnostifikuar me epilepsi dhe prapambetje mendore

Pedagogji zhvillimi

Terapi individuale


Fëmija ka aftësi të mira në disa fusha të zhvillimit (pavarësi praktike, psikomotricitet, zhvillim shqisor). Ka qëndrim pozitiv ndaj fësmijëve të tjerë. Ka aftësi të mira në aspektin akademik, ka ecur mirë sipas programmit edukativ shkollor. Fëmija vazhdon të hasë vështirësi në përqëndrim, vështirësi për tu shprehur perms të folurit të lidhur. 


Përmbledhje e pikave të forta:

Nxënësi ka dëshirë të punojë dhe të përfshihet në detyrat që jep mësuesja, kopjon i ndihmuar dhe i orientuar, por me nxitje nga ana e mësuesit ndihmës, të ndjed me sy dhe e ruan kontaktin kur i flet apo e ndihmon në kryerjen e detyrave. Është i qetë, i dashur, dhe ka interesimin e prindërve sidomos të nënës në frekuentimin e shkollës. Flet dhe komunikon pa ndrojtje, punon me mësues ndihmës gjatë orës së mësimit. Nuk praqet vështirësi në kopjimet globale apo mbajtjen e rreshtit drejt, pasi këto janë mësuar gjatë viteve të mëparshme.


Në lëndën e abetares njeh disa shkronja dhe i shqipton ato. Kopjon me vështirësi fjalët dy rrokshe, i orientuar nga mësuesja ndihmëse. Bën renditjen mekanike të nunrave dhe njeh numrat që nuk i njihte më parë, po ashtu ka përmirësim në vepriet me mbledhje e zbritje me dy shifra. Merr komanda duke u përfshirë në aktivitete të klasës si: Mbledhjen e letrave, fshirjen e tabelës.  Herë pas here, ka dëshirë të jetë i përfshirë në grupë pune me fëmijët e tjerë të klasës. 


Njeh nocionet hapësinore: Lart, poshtë, afër, larg, në, mbi, para dhe pas. Ka dëshirë të përfshihedt në detyra specifjike dhe t’i realizojë ato. Lëviz lirshëm në ambientet e shkollës që dikur nuk e realizonte. Ka realizuar një siguri në vetvete, por akoma paraqet vështirësi në shoqërimin me të tjerët. 


Përmbledhje e pikave të dobëta:

Është fëmija i parë, ndërkohë që fëimja i dytë që është vajzë dhe nuk paraqet probleme të të nxënit në shkollë. 

Tashmë njeh numrat apo germat, por paraqet vështirësi në të lexuar dhe në krijimin e fjalive, pasi mbas orës se mësimit ai harron ato që ka mësuar. Ka ulje të vetëvlerësimit, shmanget nga të tjerët, edhe pse ka dëshirë të jetë pjesë e grupit, përsëri has vështirësi të shoqërohet me to. Flet pak, vetëm me nxitjen e vazhdueshme dhe gjatë orës mësimore mungon përqëndrimi dhe për këtë duhet mbikqyrja e vazhdueshme e mësuesit ndihmës. 


Për hartimin e këtij plani edukativ, individual janë fokusuar në ato fusha ku djali paraqet më shumë vështirësin dhe ka nëvojë për zhvillimin e kompetencave të tij, pa lënë mënjanë edhe realizimin e aktiviteteve në fushat e socializimit dhe integrimit me shokët e shoqet ku i duhet të respektohet dhe të ndihet mirë me bashkëmoshatarët. 


PEI do të përqëndrohet në tre fusha kryesore:

Fushat ku do të ndërhyhet për realizimin e planit edukativ individual:

I Fusha  e komunikimit verbal, gjuhës së foljur dhe gjuhës së shkruar;

II.Fusha e aktiviteteve shkollore logjike-matematike;

III.Fusha e shoqërizmit.


Aktivitete për zhvillimibn e gjuhës së folur dhe të shkruar

Objektivat: Zhvillimi I kapaciteteve konmunikuese, gjuhësore , njohja e gërmave të alfabetit


Gjuha e folur

Shqiptimi i rrokjeve;

Bashkimi i dy rrokjeve;

Shrimi dhe shqiptimi i fjalës së plotë;

Njohja e personazheve të tekstit.


Gjuha e shkuar

I. Shruarja e rrokjeve të ndryshme me shkronja shtypi dhe dorë duke u diktuar nga mësuesi;

II. Të shkrujaë rrokjet dukie i kopjuar nga tabela e zezë;

III. SHkruarja e rrokjeve dhe fjalëve duke kopjuaer nga teksti;

IV. Shkruarja në fletore  e rrokjeve duke u diktuar nga mësuesi dhe duke i ndjekur nga libri dhe me ndihmë deri në rreshta;

V. Orientimi saktë në fletore.


Aktivitete të tipit logjiko-matematik

Objektivat: Stimulimi i arsyetimit logjik njohja e numrave deri në numrin 20

Përgatitja për punën dhe jetën sociale.

• Të rendisë numrat nga 10 deri 100 siaps redit të tyre, pa ndihmë

• Të realizojë veprime brenda numrit 10 deri 50, me dhe pa ndihmë

• Të dijë të rendisë numrat nga 50 deri në 0 me zbritje sipas rradhës

• Të oordinojë numrin e figurave apo objekteve me problem e dhënë.

• Të numrojë me objekte konkrete.


Aktivitete shoqërizuese

Objektivat: Favorizimi i sjelljeve sociale, favorizimi ië dëshirës dhe kënaqësisë

• Mbajtja pastër e ambientit të klasës dhe bashkëpunimi me shokët për mblehjen e letrave

• Mbajtja pastër dhe me rregull e bankës me shoqen

• Sistemimi imjeteve, librave, fletoreve

• Lojëra të dryshme shoqërizuese në klasë

• Lojra të ndryshme shoqërizuese në oborrin e shkollës

• Shëtitje të herëpashershme në natyrë.

• Pjesmarrje në eskursione.




PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE I NXËSVE ME AK

Dt…….

Lënda……

Emri…….

Tema mësimore: Punimi i tingullit dhe i shkonjës M

Klasa…..

Objektiv i përgjithshëm për lëndën: Abetare

I.Të tregojë një detaj nga figura e tekstit

II.Të shqiptojë germën e re M

III.Ta dallojë atë midis fjalëve.


Fjalët kyçe: Shkronja M, mami, macja, makina

Burimet, mjetet: Ditari i  nxënësit


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësit me AK

Punë individuale me ndihmën e mësuesit ndihmës.


Organizimi i orës së mësimit:

Hapi i parë: Kontrolloj detyrat e  shtëpisë duke i stimuluar në vlerësim. Bëjmë së bashku diskutim rreth tyre.

Hapi i dytë: Përsërisim shkronjat e mësuara deri tani, shqiptimin e tingujve, ku ata hasin vështirësi dhe punoj për leximin e rkjeve dhe fjalëve.

Hapi i tretë: Në fletoren e klasës punoj për modelimin e grafikëve të shkronjave të mësuara dhe aty ku has vështirësi ua përsëris shkronjat sërish.

Pëfundimi i orës: Përgëzoj nxënësit duke i stimuluar ato në vlerësim dhe e udhëzoj për detyrat e shtëpië duke ua konkretizuar me shembuj


Materialin mund ta shkarkoni më poshtë

(Portali Shkollor)

27,741 Lexime
5 vjet më parë