Projekt lëndor

Plan projekti për lëndën gjuhë shqipe, klasa XI

Bashkangjitur po ju paraqesim një plan projekt për lëndën gjuhë shqipe të klasës XI me temë "Zbatimi i normës drejtshkrimore”. Plani është pregatitur nga mësuesja e gjuhës Entela Kazazi.

Njihuni me një plan projekt për lëndën gjuhë shqipe të klasës së XI, shkalla V, me temë "Zbatimi i normës drejtshkrimore”. Plani është përgatitur nga mësuesja e gjuhës dhe e komunikimit Entela Kazazi. Aktualisht është në pozicionin e nëndrejtores në gjimnazin e Elbasanit "Kostandin Kristoforidhi", është edhe drejtuese e rrjetit profesional për lëndët që mbulon.

      

Tema: “Zbatimi i normës drejtshkrimore” 


1. Kompetencat kyçe që synohet të realizohen përmes projektit:

- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

- Kompetenca e të menduarit

- Kompetenca e të nxënit 

- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 

- Kompetenca personale 

- Kompetenca qytetare 

- Kompetenca digjitale

                       

2. Kompetencat e fushës që synohen të realizohen përmes projektit:

- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

- Të lexuarit e teksteve të ndryshme

- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit


3. Qëllimet e projektit/ Rezultatet e të nxënit që synohen

Nëpërmjet punës me projekt nxënësit:

- Përfshihen në një veprimtari e cila kurorëzohet me një produkt pune;

- Mësojnë të menaxhojnë veprimtarinë;

- Zbatojnë njohuritë teorike në këto veprimtari;

- Kurorëzojnë aftësinë vetjake në një produkt hulumtues me dobi teorike dhe praktike. 


4. Fusha të të nxënit: Letërsi, Arte, Qytetari, Histori, TIK.


5. Njohuritë kryesore që rimerren:

- Shkrimi i një projekti lëndor;

- Përmbushja e qëllimeve të projektit;

- Integrimi i njohurive në disa fusha të të nxënit;

- Prezantimi dhe menaxhimi i projektit, duke reflektuar kompetencat e fituara nga të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të vëzhguarit.


6. Partnerët:

- Nxënës të grupeve bashkëpunuese;

- Mësues të gjuhës, letërsisë historisë dhe arteve;

- Punonjës të bibliotekave, të institucioneve shkencore, arkivave, video-fonetekave etj.


7. Burimet:

Manuali “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, “Gjuha shqipe 11”, “Si të shkruajmë shqip”, tekste të tjera shkollore, shkencore, gazeta, libra artistikë, interneti, etj.


8. Produkti final: një broshurë dhe një CD me hulumtimet e nxënësve në lidhje me gabimet drejtshrimore dhe ato të pikësimit si dhe korrigjimin e tyre duke cituar rregullat përkatëse.


9.Situata e të nxënit: Nxënësit  hulumtojnë në këto materiale për të shqyrtuar zbatimin e normës drejtshkrimore duke u përqendruar në këto aspekte:

GRUPI 1: Përdorimi i drejtë i shumësit të emrave.

GRUPI 2: Përdorimi i shenjave të pikësimit (presja, pikëpresja, dy pikat, tri pikat)

GRUPI 3: Shkrimi fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes.

GRUPI 4: Shkrimi i citimeve

GRUPI 5: Shkrimi i ligjëratës së drejtë dhe ligjëratës së zhdrejtë.


10. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore:

FAZAT

FAZA I/ tremujori I 


Kompetencat që Zhvillohen

Kompetencat kyçe:

- Kompetenca e të menduarit

- Kompetenca e të nxënit 

- Kompetenca personale 

- Kompetenca digjitale


Kompetencat lëndore: 

- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

- Të lexuarit e teksteve të ndryshme

- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit.


Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre

Përzgjedhja e temës së projektit, ndarja e grupeve të punës sipas tematikave ( 5 grupe pune), zgjedhja e kryetarëve brenda grupeve, jepen udhëzime për planet e grupit dhe planet individuale të nxënësve. Përgatitja e një relacioni ku tregohen cilat janë detyrat që nxënësi ka brenda grupit si dhe hapat e punës që ka realizuar deri tani apo që do të realizojë.


                                                      FAZA II / tremujori II

Kompetencat që Zhvillohen


Kompetencat kyçe:

- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

- Kompetenca e të menduarit

- Kompetenca e të nxënit 

- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 

- Kompetenca personale 

- Kompetenca qytetare 

- Kompetenca digjitale


Kompetencat lëndore: 

- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

- Të lexuarit e teksteve të ndryshme

- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit


Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre


Diskutohet me grupet e punës mbi kërkimet e kryera në bibliotekë ose internet, nxjerrjen e shënimeve, klasifikimin e materialeve, etj. Çdo nxënës ka vjelë materialin sipas tematikës së vet dhe ka klasifikuar problematikat e hasura. Vëzhgohen punimet e deritanishme të nxënësve. Diskutimi mësues - nxënës dhe nxënës – nxënës i ndihmon ata të përmirësojnë punën e vet prej sugjerimeve të njëri – tjetrit. Nxënësit dorëzojnë relacionin individual të punës dhe materialin e hulumtuar.


                                                     FAZA III / tremujori III


Kompetencat që Zhvillohen

Kompetencat kyçe:

- Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

- Kompetenca e të menduarit

- Kompetenca e të nxënit 

- Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin 

- Kompetenca personale 

- Kompetenca qytetare 

- Kompetenca digjitale


Kompetencat lëndore: 

- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

- Të lexuarit e teksteve të ndryshme

- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Përvetësimi i rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore dhe të pikësimit.


Veprimtaritë e nxënësve dhe produktet që përgatiten prej tyre

Prezantimi përfundimtar i projektit, dorëzohen punimet grupeve, të cilat janë punuar me shkrim elektronik. Materiali është organizuar me skema dhe paraqitur në mënyrë të saktë dhe estetike. (broshura, cd),  bëhet vlerësimi i nxënësve.


11. Kriteret e vlerësimit të nxënësve 

- Respektimi i tematikës;

- Realizimi i planit të projektit për çdo grup;

- Zbatimin e tij nga secili grup;

- Trajtimi dhe pasuria ideore ( ndërthurja e anës pamore me përmbajtjen e tekstit);

- Menaxhimin e informacionit;

- Etikën e punës në grup;

- Përfundimet e nxjerra nga secili grup pune;

- Mënyrën e paraqitjes së punimit ( përshkrimi i punës dhe i materialeve mbështetëse)

- Karakteri shkencor dhe metodik i përpunimit të materialeve ( metoda e përdorur: analiza, krahasimi i të dhënave, përshkrimi, përpunimi, përshtatja me temën).

- Përvetësimi i kompetencave kyçe dhe lëndore nga nxënësit. 

- Respektimi i afatit të dorëzimit të projektit.


Niveli I : nota 4

Nuk merr pjesë në punën e grupit, nuk përfshihet në punën e tij dhe nuk dorëzon produktin përfundimtar.


Niveli II: nota 5 - 6

Përgatit  dhe realizon një plan sipërfaqësor të punës së vet; përgatitit material të pjesshëm me shkrim dhe e dorëzon brenda afatit; përfshihet dhe jep një kontribut sipërfaqësor në realizimin e planit të grupit. 


Niveli III: nota 7- 8:

Përgatit dhe realizon një plan të punës së vet brenda grupit; përgatitit material të mjaftueshëm me shkrim dhe e dorëzon brenda afatit; trajton temën e kërkuar duke përdorur informacionin e dhënë dhe respekton kriteret e kërkuara me shkrim elektronik; jo më pak se 2 faqe.


Niveli IV:  nota 9- 10

Rendit qartë dhe logjikisht materialin e vjelë për shqyrtim, shkruan një tekst të qartë dhe koherent, ku sqaron problematikat e hasura duke argumentuar qëndrimin e vet përmes citimit të rregullave të drejtshkrimit dhe të drejtpikësimit; është origjinal në trajtimin e temës; përdor saktë dhe me korrektësi bibliografinë; përdor gjuhë të saktë, të qartë dhe pa gabime; përvetëson të gjitha kompetencat e synuara.

(Portali Shkollor) 

20,898 Lexime
5 vjet më parë