PLAN VEPRIMTARIE

Plan veprimtarie: Kujtojmë lavdinë historike të Skënderbeut

Mësuesi Shkëlzim Pepaj ka përagatitur plan veprimtarie me temën: Kujtojmë lavdinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Planin e plotë e gjeni më poshtë...

Tema e veprimtarisë

-Kujtojmë lavdinë historike të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.

QËLLIMI:

Ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat historike dhe kombëtare të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

PSËMARRËSIT: Nxënësit e klasës së dytë, mësuesi.

PËRFITUESIT: Nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Adem Haxhija”- Postribë.

KOHËZGJATJA:

2 orë mësimore (kurrikul me zgjedhje, orë kujdestari).

VENDI: Mjedisi i klasës së dytë.

DATA: 17 janar 2019.

ORA: 10: 45 – 12:15

MJETET: Informacion nga interneti dhe nga lënda e historisë së Shqipërisë,foto të ndryshme të heroit tone kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,libra me vjersha kushtuar heroit tonë legjendar,magnetofon,cd etj.

Kompetencat e arritjeve në këtë veprimtari:

- Përshkruan bukur figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu;

- Përshkruan ditën e lindjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut;

- Përshkruan ditën e vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut;

- Flet me pak fjalë për historinë e Skenderbeu;

- Flet për rëndësinë e luftës 25-vjeçare të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu;

- Interpreton bukur në role;

- Reciton bukur vjersha kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut flamurit, atdheut dhe dëshmorëve që sakrifikuan jetën e tyre;

- Këndon bukur dhe me ndjenjë këngë kushtuar dëshmorëve të rënë për liri.


(Në këtë material do të gjeni planin analitik të veprimtarisë, përshkrimin e veprimtarisë, bisedën me nxënësit dhe përgatitjen e tyre. Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë.)

(Portali Shkollor)

6,944 Lexime
5 vjet më parë