PLAN DITOR

PLANIFIKIM DITOR

Planifikimi ditor i një ore mësimore, me në fokus edukimin atdhetar. Qëllim i kësaj ore mësimore është përcjellja e mesazhit se dashuria për atdheun është e madhe dhe e shenjtë.

PLANIFIKIMI DITOR

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Gjuha Shqipe

Shkalla: 1

Klasa: II

Tema Mësimore: Sa të dua o Shqipëri!

Situata e të  nxënit: Shqipëria ime

Rezultatet e të
nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Fjalët kyçe:
1. Analizon vargejt
e vjershës së dhënë;
Atdheu
2. Reciton me
ndjenjë vargjet e vjershës: “Sa të dua o Shqipëri”
Poezi
3. Këndon me
ndjenjë himnin e flamurit;
Shqipëri, Flamur



4. Shpreh në mënyra
të ndryshme dashurinë për atdheun;
Dashuri, Autori



Burimet: Veshje festive, tullumbace, flamuj, foto, vizatime, CD, materiale të ndryshme

Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërlikulare: Arte, Shoqëria dhe mjedisi (Gjithëpërfshirje)

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësveMarrëdhënia pyetje-përgjigje.


Në klasë është krijuar një atmosferë festive. Nxënësit janë veshur me veshje festive, është zbukuruar klasa me flamuj dhe tulumbace


Veprimatari: Marrëdhënia pyetje-përgjigje

-Cili ishte titulli i mësimit që mësuam një orë më parë?

-Kush ishte autori?

-Si shprehet autori?

-Si ndjehet autori? Me kë e krahason atdheun?

-Recititmi i vjershës nga nxënësit.

-Po tjetër kujt i këndon?

-Këndimi i Himnit të Flamurit

-Cili është mesazhi që përcjell autori me anë të këtyre vjershave?

-Po ju a e doni atdheun?

-Ç'është atdheu për ju?


Nxënësit shprehin dashurinë për atdheun nëpërmjet: thënie, këngë, vjersha, valle, përshkrime, vizatime.


Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për:

-Shprehjen e mendimit ndaj vjershave;

-Recitimin e vjershave;

-Këndimin e himnit të flamurit;

-Mënyrat e të shprehurit ndaj dashurisë për atdheun dhe ndarjes së emocioneve me të jerët.


Detyrë shtëpie: Mëso vjershën përmendësh.


(Përgatiti mësuese Zana Dogjani, Shkolla 9-vjeçare "Lidhja e Prizrenit", Kukës)

8,177 Lexime
5 vjet më parë