matrica e trajtimit kompetent të situatës

Planifikimi i situatës së të nxënit

Dilemat që kanë mësuesit në përcaktimin e situatave nuk lidhen vetëm me shkallën e qartësisë së përshkrimit të tyre, por dhe sa të kuptueshme e të rëndësishme do të jenë ato për nxënësit. Si mund të barten ato në orën e mësimit...?

Dilemat që kanë mësuesit në përcaktimin e situatave nuk lidhen vetëm me shkallën e qartësisë së përshkrimit të tyre, por dhe sa të kuptueshme e të rëndësishme do të jenë ato për nxënësit. Si mund të barten ato në orën e mësimit, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë kompetencat për të trajtuar situata jetësore? Për zgjidhjen e këtyre dilemave vjen ne ndihme matrica e trajtimit kompetent të situatës.


Matrica e trajtimit kompetent të situatës (MTKS)


Situata Veprimet Burimet Vleresimi
Familja e situatave    




Shembuj
situatash qe i përkasin kësaj familjeje
Kategoritë e veprimeve qe lejojnë trajtimin kompetent te këtyre situatave  

Shembuj
veprimesh që lidhen me trajtimin e këtyre situatave
Burime të ndryshme, të nevojshme për trajtimin e këtyre situatave, përmes veprimeve te përshkruara Pritshmëripër trajtimin e këtyre situatave    


Shembuj
kriteresh


• Shpjegimi i MTKS

Në ndihmë të plotësimit të MTKS, jepen shpjegimet e mëposhtme:

a) Situata

një situatë, në të cilën do të veprojë nxënësi ose grupi i nxënësve. Situata është një bashkësi rrethanash, disa prej të cilave shërbejnë si burime për trajtimin e saj nga nxënësi ose grupi i nxënësve, të tjerat mund të jenë kufizime që shihen si pengesa në trajtimin e saj.

një familje situatash, e cila ka karakter të përgjithshëm dhe përbëhet nga disa situata me veti të përbashkëta.

Këtu shkruhet tema e situatës dhe bëhet një përshkrim i rrethanave të saj.

b) Veprimet

- kategoritë e veprimeve që mund të kryhen nga nxënësit gjatë trajtimit të situatës; zbatimin e veprimeve, i cili nënkupton përdorimin e burimeve, strategjitë, teknikat dhe metodat e trajtimit të situatës, kufizimet sipas rrethanave të saj.

Këtu shkruhen veprimet e mundshme që do të kryejnë nxënësit për trajtimin e situatës, metodat e punës, mënyrat dhe teknikat e shfrytëzimit të burimeve dhe të trajtimit të situatës.

c) Burimet

burime vetjake të nxënësve: ata janë kognitive (bagazhi i njohurive të nxënësit), konative (elementet emocionale, motivuese etj.) dhe trupore;

burime specifike të situatës: këto janë rrethanat e situatës që lehtësojnë trajtimin e saj;

burime të jashtme: janë burime jashtë situatës që lehtësojnë trajtimin e situatës nga nxënësit.

Këtu shkruhen njohuritë paraprake të nxënësve, të nevojshme për trajtimin e situatës, qëndrimet, vlerat dhe veçorite e tyre që lidhen me gjithëpërfshirjen e nxënësve në trajtimin e saj.

d) Vlerësimi

Kuadri i vlerësimit saktëson:

tipin e trajtimit të pritshëm që situata të trajtohet realisht nga nxënësi dhe të pranohet nga të tjerët.

kriteret e vlerësimit të trajtimit kompetent të situatës nga nxënësit.

Këtu shkruhet si duhet trajtuar situata nga nxënësit që trajtimi i saj të quhet kompetent si dhe kriteret e vlerësimit.

Për konceptimin dhe shkrimin e një situate, mësuesi ndjek formatin e mëposhtëm.


Formati i situatës së të nxënit

Në planifikimin e një situate të nxëni, mësuesi merr parasysh:

I. Rezultatet e të nxënit (rezultatet e të nxënit të programit që realizohen nëpërmjet kësaj situate).

2. Emërtimin e situatës (titulli i situatës).

3. Përshkrimin kontekstual të situatës (përmbajtja e situatës në kontekstin e realizimit të rezultateve të të nxënit).

4. Veprimet e kryera për trajtimin e situatës.

5. Burimet (mjete, pajisje, burime të ndryshme, njohuritë dhe aftësitë paraprake të nxënësve).

6. Vlerësimin (kur situata quhet e realizuar).

 

Shembull

Situata e të nxënit

Lënda: Gjuhë shqipe

Tema: Fëmijëria ime

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave:

a) Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

Nxënësi:

- zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e tij;

- merr pjesë në biseda shoqërore me moshatarët dhe të rriturit mbi tema të njohura duke pyetur dhe duke iu përgjigjur pyetjeve.

b) Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

Nxënësi:

- kupton, krahason dhe bën përmbledhje të tekstit që dëgjon;

- jep mendimet dhe gjykimet e tij rreth tekstit që dëgjon.

c) Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare

Nxënësi:

- shpreh pëlqimet dhe mbron interpretimet e tij duke i ilustruar me detaje dhe pjesë nga teksti;

- analizon në tekste të ndryshme poetike, gjuhën e figurshme.

d) Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

Nxënësi: 

- përdor formën ose modelin e përshtatshëm gjatë të shkruarit dhe zbaton rregullat gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tij për tema të caktuara;

- mbështet mesazhin kryesor ose kyç të një teksti me detaje përshkruese, me fakte ose shembuj të ndryshëm.


Burimet

- njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit

- teksti mësimor

- informacione nga interneti për fëmijërinë si p.sh., intervista, poezi për fëmijërinë, foto


Përshkrimi kontekstual i situatës

Veprimtari paraprake

Një orë më parë, mësuesi fton nxënësit që të përzgjedhin një foto të fëmijërisë së  tyre. Orientohen nxënësit që të përzgjedhin një fotografi e cila ose ka shënuar një kujtim të rëndësishëm të fëmijërisë ose është e pëlqyeshme për ta.

Zhvillimi i situatës

Prezantimi i fotove të nxënësve dhe diskutimi rreth tyre

Gjate orës se parë nxënësit shfaqin fotot e tyre dhe tregojnë para shokëve të klasës, arsyen e përzgjedhjes së fotove. Në fund të prezantimit, me ndihmën e mësuesit, nxënësit tregojnë se çfarë u bëri përshtypje më shumë nga prezantimi i fotove (gjuha, ngjarja e rrëfyer në mënyrë interesante, përzgjedhja etj.).


Punë në grupe

Mësuesi paraqet kllasterin e mëposhtëm dhe ndan nxënësit në grupe. Secili grup punon për njërën nga pikat e mëposhtme. Në fund nxënësit plotësojnë së bashku kllasterin dhe


Bashkëbisedim me një të ftuar për fëmijërinë (të dëgjuarit)

Ftohet në klasë një prind, një gjysh ose një person i famshëm në një fushë të veprimtarisë njerëzore që të rrëfejë dhe t'ju përgjigjet pyetjeve të nxënësve rreth fëmijërisë së tij. Më pas nxënësit diskutojnë rreth pjesës së rrëfimit që nxënësve ju duk interesante, gjykojnë rreth fëmijërisë së tij dhe krahasojnë fëmijërinë e të ftuarit me fëmijërinë e tyre.

Bashkëbisedim rreth mënyrës se si duhet të komunikojmë me të rriturit

Nxënësit (me ndihmën e mësuesit) diskutojnë rreth mënyrës se si duhet të komunikojnë me të rriturit si p.sh. përdorimi i fjalive të plota, përdorimi vetes së dytë në numrin shumës.

Materiale nga interneti (intervista të figurave të shquara ose rrëfime të tyre për fëmijërinë).

Nxënësit sjellin dhe prezantojnë para klasës momentet më të rëndësishme të fëmijërisë së figurave të shquara të sportit, artit, kinematografisë, shkencës etj. (përzgjedhja e nxënësve është e lirë). Nxënësit, gjithashtu, japin gjykimet e tyre rreth punëve të shokëve dhe shoqeve.

Poezia e E. Hatibit "Fëmijëria"


Duke ndërvepruar me tekstin nxënësit diskutojnë rreth: 

• mënyrës se si ata e kuptojnë e poezinë;

• interpretimeve të tyre ne lidhje me poezinë;

• gjykimeve për figuracionin letrar dhe gjuhën e poezisë.

Shkrimi i një poezie për fëmijërinë e tyre

Pasi kanë folur rreth fëmijërisë së tyre, kanë dëgjuar dhe lexuar për fëmijërinë e të rriturve, kanë punuar me poezinë "Fëmijëria" të E. Hatibit, nxënësit shkruajnë vetë një poezi për fëmijërinë e tyre.

Procesi i të shkruarit kalon nëpër fazat: planifikimi, organizimi, rishikimi dhe redaktimi i poezisë.

Vlerësimi i nxënësve për njëri-tjetrin


Veprimet në situatë

- Prezantimi i fotove të nxënësve dhe diskutimi rreth tyre.

- Përcaktimi i ngjarjeve më të rëndësishme, i personazheve, heronjve dhe njerëzve të dashur të fëmijërisë së nxënësve.

- Dëgjimi i rrëfimit të një të rrituri për fëmijërinë

- Bashkëbisedim rreth mënyrës se si duhet të komunikojmë me të rriturit

- Kërkime në internet për fëmijërinë e njerëzve të shquar (përzgjedhja është e lirë për nxënësit).

- Leximi, kuptimi, interpretimi dhe analiza e elementëve gjuhësore dhe letrare të poezisë "Fëmijëria"

- Shkrimi i një poezie

- Vlerësimi i punës së nxënësve për njeri-tjetrin


Vlerësimi i situatës

Situata quhet e realizuar, kur nxënësit arrijnë të zgjedhin formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë dhe ndjenjat e tyre rreth fëmijërisë; kur bashkëbisedojnë me moshatarët dhe të rriturit mbi fëmijërinë; kur japin interpretimet e tyre rreth poezisë dhe analizojnë gjuhën e saj; si dhe kur shkruajnë një poezi për fëmijërinë.


Koha mësimore: Sugjerohet që kjo situatë të zhvillohet 4-5 orë.


(Portali Shkollor)

8,279 Lexime
2 muaj më parë