Planifikimi për periudhën e tretë, gjuha shqipe VIII
Planifikimi i tremujorit të tretë për lëndën e gjuhës shqipe në klasën e tetë është përgatitur nga mësuesi Erget Cenolli.
Klasa VIII
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE
Të dëgjuarit
Nxënësi/ja: interpreton tekstin dhe nëntekstin, si edhe gjykon për qëllimin, ndjenjat e folësit, vërtetësinë dhe besueshmërinë e tekstit; - diskuton, zgjeron dhe gjykon idetë e dëgjuara, si edhe merr pjesë në veprimtari praktike, ku dëgjon rreth temave të fushave të ndryshme.
Të folurit
Nxënësi/ja: - flet qartë dhe kuptueshëm për tema të ndryshme në situata formale dhe joformale; - përfshihet në diskutime, parafrazon e përmbledh komentet e prezantuara me gojë, duke marrë parasysh edhe elementet e gjuhës së gjesteve në një prezantim; - krijon tekste mediatike për qëllime dhe audienca të ndryshme duke përdorur format dhe teknikat e përshtatshme.
Të lexuarit
Nxënësi/ja: - kupton tekstin edhe kur mendimet dhe idetë nuk jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shpjegon se si gjuha dhe stili i autorit ndikojnë për t’i dhënë idetë në mënyrë të qartë ose të nënkuptuar; - analizon dhe diskuton për interpretimet e të tjerëve rreth tekstit. a) Tekste letrare - vlerëson gjuhën dhe idetë që përcjell autori në tekst, analizon sjelljen dhe qëndrimet e personazheve, zhvillimin e fabulës ose të subjektit; - bën dallimin mes personazhit, autorit dhe tregimtarit; - krahason stilin, gjuhën dhe tematikën në tekste të ndryshme; b) Tekste joletrare - përzgjedh, krahason dhe përmbledh informacionin nga tekste të ndryshme; - dallon informacionin e rëndësishëm nga i parëndësishmi, faktin nga opinioni, shkakun nga pasoja; - veçon tiparet karakteristike të fjalëve, fjalive dhe tekstit në tekste të ndryshme.
Të shkruarit
Nxënësi/ja: - ndjek dhe realizon hapat e domosdoshëm në procesin e të shkruarit; - përdor forma të efektshme të të shkruarit për qëllime dhe audienca të caktuara; - paraqet në mënyrë të strukturuar informacionin, idenë dhe mendimet e tij duke zbatuar rregullat drejtshkrimore.
Përdorimi i drejtë i gjuhës
Nxënësi/ja: - dallon, përdor dhe analizon llojet e fjalive sipas kumtimit, intonacionit, ndërtimit, gjymtyrëve kryesore; - përdor dhe analizon llojet e gjymtyrëve kryesore dhe të gjymtyrëve të dyta; - përdor dhe analizon klasat e fjalëve të ndryshueshme dhe të pandryshueshme; - analizon stilet dhe regjistrat e gjuhës; - vlerëson pasurinë leksikore të shqipes, përdor gjuhën standarde dhe zbaton rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit.
| Nr. | Kompetenca | Temat për çdo orë mësimi | Situata | Metodat | Vlerësimi | Burimi |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | P | Rrethanorët | Në floktore | Mendo/ puno dyshe/ diskuto | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 2 | P | Ushtrime për rrethanorët | Në floktore | Stuhi mendimi | I vazhduar | Teksti mësimor i nxënësit |
| 3 | L | Dy botët | Në familje dhe në lagjen time | INSERT | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 4 | L | Dy botët (analizë) | Në familje dhe në lagjen time | Pyetje - përgjigje | Teksti mësimor i nxënësit | |
| 5 | F | Kujtimet | Para monumentit te Luftëtarit Kombëtar | Shkrim i lirë | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 6 | P | Llojet e fjalive të përbëra me nënrenditje | Në muzeum | Pema e mendimit | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 7 | P | Fjalia e përbërë me nënrenditje ftilluese | Në muzeum | Diagram i Venit | Teksti mësimor i nxënësit | |
| 8 | L | Poezia lirike , llojet e saj | Bashkëbisedim me një poet | Tabela e koncepteve | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 9 | L | Hini i Nilit, Vajet, Fytyra e asaj | Bashkëbisedim me një poet | Diagrami i Venit | Teksti mësimor i nxënësit | |
| 10 | D | Testi psikologjik | Bashkëbisedim me psikologun | Rrjeti i diskutimit | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 11 | P | Fjalia me pjesë të nënrenditur përcaktore | Gjatë një ore diktimi | Stuhi mendimi | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 12 | P | Ushtrime | Gjatë një ore diktimi | Pemë mendimi | I vazhduar | Teksti mësimor i nxënësit |
| 13 | L | Përkthimi i soneteve | Duke lexuar poezi të Shekspirit | Tabela e koncepteve | Motivues | Sonete të Shekspirit |
| 14 | L | Muzikaliteti i poezisë | Në festivalin folklorik | Bashkëbisedim | I vazhduar | Poezi të ndryshme |
| 15 | P | Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur rrethanore vendore | Në një ndeshje futbolli | Stuhi mendimi | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 16 | P | Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur rrethanore kohore | Në një ndeshje futbolli | Zgjidhje ushtrimesh | I vazhduar | Teksti mësimor i nxënësit |
| 17 | L | Prijësit shpirtërore të Nolit të ri | Bisedë me një shkrimtar | DRTA | Motivues | Kujtime të Nolit |
| 18 | L | Teksti biografik dhe autobiografik | Bisedë me një shkrimtar | Bashkëbisedim | Kujtime të Nolit | |
| 19 | D | Përshkrimi objektiv dhe subjektiv | Në klasë | Rrjeti i diskutimit | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 20 | Sh | Përshkrimi objektiv dhe subjektiv | Në klasë | Shkrimi i lirë | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 21 | P | Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur mënyrore | Gjatë një ndeshjeje volejbolli | Pemë mendimi | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 22 | P | Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur shkakore, qëllimore | Gjatë një ndeshjeje volejbolli | Stuhi mendimi | I vazhduar | Teksti mësimor i nxënësit |
| 23 | Sh | Komenti krahasues | Në klasë | Ditari dypjesësh | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 24 | F | Komenti krahasues | Në klasë | Bashkëbisedim | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 25 | L | Antigona | Në amfiteatrin e Butrintit | INSERT | Motivues | Teksti i nxënësit. Tragjedia e Sofokliut |
| 26 | L | Antigona (analizë) | Në amfiteatrin e Butrintit | Analizë teksti | I vazhduar | Teksti i nxënësit. Tragjedia e Sofokliut |
| 27 | P | Fjalia me pjesë të nërenditur sasiore, krahasore | Shëtitje në kozmos | Tabela e koncepteve | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 28 | P | Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur kushtore | Shëtitje në kozmos | Pyetje-përgjigje | I vazhduar | Teksti mësimor i nxënësit |
| 29 | L | Karnavalet e Korçës | Duke parë filmin me të njëjtin titull | Kubim | Motivues | Teksti i nxënësit. Komedia e S. Çomorrës |
| 30 | L | Karnavalet e Korçës (analizë) | Duke parë filmin me të njëjtin titull | Pesëvargëshi | I vazhduar | Teksti i nxënësit. Komedia e S. Çomorrës |
| 31 | P | Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur lejore | Një ekskursion në mal | Mendo/ puno dyshe/ diskuto | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 32 | P | Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur rrjedhimore | Një ekskursion në mal | Zgjidhje ushtrimesh | I vazhduar | Teksti mësimor i nxënësit |
| 33 | Sh | Imazhet poetike | Në një muze me piktura moderne | Shkrim i lirë | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 34 | Sh | Kaligrama | Në një muze me piktura moderne | Shkrim i lirë | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 35 | L | Gjashtë personazhe kërkojnë autorin | Takim me aktorin | DLTA | Motivues | Drama e L. Pirandelos |
| 36 | L | Gjashtë personazhe kërkojnë autorin (analizë) | Takim me aktorin | Analizë teksti | I vazhduar | Teksti i nxënësit. Drama e L. Pirandelos |
| 37 | Sh | Tradita e karnavaleve | Në ditën e karnavaleve në Korçë | Shkrime te lira | Motivues | |
| 38 | F | Tradita e karnavaleve | Në ditën e karnavaleve në Korçë | Dramatizim | Motivues | |
| 39 | P | Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë | Në ekspozitën e piktorit | Pyetje-përgjigje | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 40 | P | Ndryshimet gjatë kthimit nga ligjerata e drejtë në të zhdrejtë | Në ekspozitën e piktorit | Zgjidhje ushtrimesh | I vazhduar | Teksti mësimor i nxënësit |
| 41 | L | Intervista | Në një tv lokal | Ditari dypjesësh | Motivues | |
| 42 | L | Kam gdhendur fragente te jetës sime | Bashkëbisedim me një njeri të njohur | Analizë tekstesh poetikë | I vazhduar | |
| 43 | P | Regjistrat dhe stilet e gjuhës | Në autobus | Tabela e koncepteve | Motivues | Teksti mësimor i nxënësit |
| 44 | P | Përdorimi i thonjëzave, dy pikave, pikëpresjes dhe kllapave | Në autobus | Zgjidhje ushtrimesh | I vazhduar | Teksti mësimor i nxënësit |
| 45 | L | Udhëpërshkrimi | Një ekskursion me autobus | DRTA | Motivues | Udhëpërshkrime të ndryshme |
| 46 | L | Rrugëtime shqiptare | Një ekskursion me autobus | Analizë teksti | Motivues | Udhëpërshkrime të ndryshme |
| 47 | Sh | Testimi i tremujorit | Në klasë | Vlerësim testi | Testi i përgatitur prej mësuesit | |
| 48 | L | Bisedë letrare: “Krasta Kraus” | Në klasë | Bashkëbisedim | Vlerësim i punëve në dosje | “Krasta Kraus” nga Bilal Xhaferri |
| 49 | D | Bisedë letrare: “Krasta Kraus” | Në klasë | Bashkëbisedim | Vlerësimi i punëve në dosje | “Krasta Kraus” nga Bilal Xhaferri |
| 50 | L | Gjuha e tingujve | Në klasën e kompiuterave | Shkrimi i lirë | Motivues | Dokumetarë të ndryshëm shkencorë |
| 51 | L | Dokumentari shkencor | Në klasën e kompiuterave | Analizë teksti | Motivues | Dokumetarë të ndryshëm shkencorë |
| 52 | Sh | Diktim | Në klasë | Diktim | Vlerësimi i punëve në dosje | Pjesë e zgjedhur prej mësuesit |
| 53 | L | Bashkëbisedim rreth veprave letrare dhe joletrare që do të punohen në klasën IX | Në bibliotekën e shkollës | Bashkëbisedim | Motivues | Tituj nga veprat që do të punohen në klasën IX |
| 54 | L | Bashkëbisedim rreth veprave letrare dhe joletrare që do të punohen në klasën IX | Në bibliotekën e shkollës | Bashkëbisedim | Motivues | Tituj nga veprat që do të punohen në klasën IX |
(Portali Shkollor)
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat
Teste për klasën V, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre, periudha I