"Tri lëndë në gjashtë orë"

Planifikimi tremujor, letërsi X

Materiali i detajuar për lëndën letërsi X është hartuar sipas nismës "Tri lëndë në gjashtë orë" nga profesori Arjan Frashëri dhe është shpërndarë si model në rrjetin profesional të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Planifikimi 3-mujor janar-mars  2018

Fusha: gjuhët dhe komunikimi

Lënda: letërsi X

Mësues: Arjan Frashëri


Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së letërsisë gjatë shkallës së pestë.


1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Nxënësi:

- shprehet përmes një forme komunikimi për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material;

- diskuton në grup në mënyrë konstruktive, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informacion për një temë të caktuar nga fushat e të nxënit ose nga jeta e përditshme;

- lexon rrjedhshëm një tekst të përbërë nga 3-5 paragrafë, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit dhe stilin e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve;

- përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës amtare në kontekste dhe në forma të ndryshme të shkrimit, si: ese, e-mail (postë elektronike), letër formale dhe joformale etj.;

- lexon rrjedhshëm një tekst të njohur në një gjuhë të huaj ose në gjuhën amtare, të përbërë prej disa paragrafëve, si dhe tregon me shembuj konkretë disa nga ngjashmëritë ndërmjet strukturës së fjalisë së asaj gjuhe me gjuhën amtare;

- shkruan një tekst për një temë nga jeta e përditshme, me tre deri pesë paragrafë, duke respektuar strukturën, drejtshkrimin dhe elementet e tjera, pastaj e prezanton para të tjerëve me shqiptim të drejtë;

- shkruan një ese, jo më shumë se dy faqe, për vlerat estetike të pjesëve të caktuara artistike (poezi, prozë, pjesë muzikore, pjesë arti, vallëzim etj.), duke respektuar organizimin dhe hapat e shkrimit të esesë;

- prezanton një projekt (artistik, humanitar, eksperimentues etj.) për një temë të caktuar nga fusha të ndryshme mësimore, të hartuar individualisht dhe në grup, duke përdorur në mënyrë efektive teknologjinë informative dhe teknologji të tjera;

- përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënët e informacioneve të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.


     2. Kompetenca e të menduarit

Nxënësi:

- prezanton, në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e mbledhjes, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informacionit për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar;

- ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti,nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.);

- krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë dhe rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kritere të përcaktuara më parë, i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur TIK-un;

- modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore,duke e zbërthyer në hapa të vegjël dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit;

- krijon një vepër artistike me pamje dy dhe tredimensionale me mesazhe nga një fushë mësimore dhe shpjegon para moshatarëve hapat e ndjekur për krijimin e veprës.


      3. Kompetenca e të nxënit

Nxënësi:

− demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore;

− shfrytëzon, në mënyrë efektive, përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre, aktiviteti në ndonjë fushë të caktuar mësimore;

− përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900 fjalë, për vetëvlerësimin e përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar, veçon në fund të përmbledhjes disa çështje që vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e avancimit të mëtejshëm;

− shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë e informacionit dhe burime të tjera informacioni për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat, më pas, i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes;

− kërkon dhe shfrytëzon në mënyrën e duhur këshilla dhe informacione për kapërcimin e vështirësive në të nxënë në një fushë të caktuar dhe më pas prezanton rezultatet e arritura;

− paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritshme (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.);

− shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna në ndonjë burim informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë, ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij, vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh.: burime informacioni në libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj.).


    4.  Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

Nxënësi:

− harton një projekt me faza të mirëmenaxhuara (individualisht ose në grup) duke shkëmbyer përvojë, duke u konsultuar me të tjerët dhe duke i informuar ata, si dhe duke identifikuar dhe vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet e pritshme;

− analizon gjendjen e mjedisit (në klasë, në shkollë, në komunitet apo më gjerë) dhe pasojat e ndotjes; propozon alternativa për mbikëqyrje dhe menaxhim të drejtë të gjendjes së vlerësuar më të ndjeshme dhe ndërmerr zgjidhje konkrete;

− merr pjesë në aktivitete të ndryshme në nivel klase, shkolle, komuniteti dhe më gjerë (p.sh., konkurse mësimore, gara sportive, aktivitete kulturore, muzikore etj.); diskuton me të tjerët për procesin e organizimit dhe për rezultatet e arritura, si dhe jep argumente në forma të ndryshme shprehëse si të përmirësohet procesi i organizimit të tyre dhe si të rritet pjesëmarrja në aktivitete.


   5.  Kompetenca personale

Nxënësi:

- analizon përparësitë dhe dobësitë personale duke i evidentuar masat, përmes të cilave synon të mbështesë avancimin personal në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale;

- merr pjesë aktivisht në lojëra, në gara sportive apo në aktivitete të tjera kulturore dhe menaxhon, në mënyrë konstruktive, emocionet e veta;

- ilustron, me shembuj para të tjerëve, modelet/praktikat e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e mbrojtjes dhe të kultivimit të kulturës së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në mjedisin ku jeton dhe më gjerë. 


    6.  Kompetenca qytetare

Nxënësi:

− demonstron shembuj të pjesëmarrjes demokratike dhe drejton forma të ndryshme të diskutimit për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes demokratike në nivele të ndryshme (p.sh.: në familje, në shkollë, në komunitet, në lokal dhe në nivel shtetëror); tregon, gjatë diskutimit, tolerancë dhe respekt për pyetjet dhe komentet e të tjerëve;

− demonstron veprime të ndryshme që shprehin tolerancë, respekt dhe qëndrim të hapur ndaj dallimeve në komunitetin ku jeton (në klasë, në shkollë, në lagje dhe më gjerë) dhe i shpjegon ato në një debat me të tjerët;

− diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për çështje publike, shoqërore, historike, natyrore etj. dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar.


   7.   Kompetenca digjitale

Nxënësi:

- përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive;

- përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore nëpërmjet paraqitjeve filmike apo të animuara;

- gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediash;

- zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe mediat digjitale. 

 

Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave të lëndës që realizohen nëpërmjet lëndës së letërsisë gjatë shkallës së pestë.      


1.KOMPETENCA: ANALIZA DHE INTERPRETIMI I TEKSTEVE TË GJINIVE DHE LLOJEVE TË NDRYSHME LETRARE

Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

- analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti në prozë si: tema dhe motivet, idetë, përshkrimi i kohës dhe i mjedisit, rrëfimtari, marrëdhëniet mes personazheve, fabula dhe subjekti;

- analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti poetik si: motivet kryesore, përdorimi i gjuhës, figuracioni, rima, ritmi, llojet e strofës etj.;

- analizon dhe interpreton elementet e përmbajtjes dhe të formës së një teksti dramatik si: trajtimi i temës, konfliktet e përshkruara në vepër, analiza e marrëdhënieve mes personazheve etj.;

- dallon gjinitë kryesore, si dhe tiparet e çdo gjinie letrare.


Njohuritë

Elementet e tekstit letrar 

− Fabula, subjekti. 

− Personazhet. 

− Tema dhe motivet e veprës letrare. 

− Mjedisi, koha dhe atmosfera. 

− Stili dhe gjuha.


Shkathtësitë

Letërsia dhe gjinitë letrare 

Nxënësi: 

− analizon lidhjet e letërsisë me artet e tjera; 

− përcakton gjininë letrare së cilës i përket një vepër; 

− evidenton tiparet kryesore të gjinisë epike, lirike dhe dramatike dhe të nënllojeve të tyre; 

− analizon karakteristikat e një poeme, tragjedie. (vepra që studiohen të plota gjatë klasës së dhjetë). 


Elementet e tekstit letrar: 

a) Fabula dhe subjekti 

Nxënësi: 

− tregon me fjalët e tij subjektin duke e ilustruar me detaje dhe shembuj nga teksti ose fragmenti; 

− përcakton fabulën e një teksti; 

− dallon dhe përmbledh ngjarjet kryesore të një teksti; 

− dallon ngjarjet që shënojnë hyrjen, pikën e lidhjes, zhvillimin, pikën kulmore, zgjidhjen, si dhe shpjegon rëndësinë e tyre; 

− dallon konfliktin/et në një tekst dhe shpjegon mënyrën se si zgjidhen ato në vepër; 

− analizon marrëdhëniet mes skenave të veçanta (skena, episode, pamje) dhe tekstit si i tërë; 

− përshkruan strukturën narrative në një tekst dhe jep argumentet e tij rreth përzgjedhjes së saj nga autori (p.sh., një tregim është shkruar në formën e një letre, në një novelë jepen ngjarjet në rend kronologjik etj.). 


b) Personazhet 

Nxënësi: 

− analizon personazhet duke u bazuar në përshkrimet e autorit dhe mendimet, fjalët, veprimet, bindjet etj.; 

− shpjegon rolin dhe qëllimet e personazheve; 

− analizon se si ndryshon ose zhvillohet një personazh; 

− evidenton ngjashmëritë dhe dallimet mes personazheve (karakteri, sjelljet etj.); 

− analizon marrëdhëniet mes personazheve, si p.sh., ndikimi që ka një personazh te një personazh tjetër; 

− dallon llojet e personazheve (realë, historikë, të trilluar, mitologjikë, kryesorë, dytësorë); 

− shpreh dhe argumenton pëlqimet e tij për një personazh; 

− analizon kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore dhe sjelljes së njeriut përmes studimit të personazheve. 


c) Mjedisi, koha dhe atmosfera 

Nxënësi:

− përshkruan dhe analizon mjedisin dhe kohën (koha, vendi, detajet fizike, situatat); 

− analizon gjendjen emocionale që krijohet nga mjedisi, koha apo rrethanat e një teksti. 


d) Tematika 

Nxënësi: 

− dallon temën dhe motivet e një teksti; 

− analizon dhe shpjegon mënyrën që zgjedh autori për të shtjelluar një temë ose një motiv të caktuar; 

− demonstron vetëdije në lidhje me faktin që zhvillimi i një teme (ose motivi) nga një shkrimtar zbulon një pamje ose një aspekt të veçantë të jetës. 


e) Stili dhe gjuha 

Nxënësi: 

- veçon tiparet e stilit dhe analizon e shpjegon se si ndikojnë ato te lexuesi dhe në tekst si p.sh.: 

• gjuha (p.sh., zgjedhja e fjalëve); 

• përdorimi i gjuhës së figurshme (krahasimi, metafora, personifikimi, simboli, epanastrofeja, hiperbola, ironia etj.); 

• muzikaliteti (ritmi, rima, strofa, aliteracioni, onomatopeja, asonanca etj.); 

• rrëfimtari dhe veta e rrëfimit ( veta e parë, veta e tretë); 

• toni (i gjallë, i zymtë, i ngrohtë, solemn); 

• gjatësia e fjalive, elipsa, asindeti etj.; 

- vlerëson cilësitë estetike të gjuhës së një teksti për të arritur efekte të caktuara. 


Konteksti historik, kulturor, ekonomik, politik, shoqëror 

Nxënësi: 

- demonstron njohje të kontekstit historik, kulturor, ekonomik, politik, shoqëror në të cilin është shkruar një tekst; 

- shpjegon se si konteksti ndikon në vepër. 


Lidhja mes tekstit dhe lexuesit 

Nxënësi: 

− tregon se si përvojat personale, vlerat, besimet e tij mund të ndikojnë në mënyrën se si ai e kupton dhe e interpreton një tekst; 

− tregon se si një tekst e informon lexuesin rreth natyrës njerëzore. 


Reflektimi ndaj tekstit 

Nxënësi: 

- formulon mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tij rreth tekstit, duke e lidhur atë me njohuritë e mëparshme, me përvojën dhe me imagjinatën; 

- reflekton, në mënyrë kritike, përmes analizave, interpretimit, vlerësimit dhe sintezës së tekstit; 

- shprehet, në mënyra të ndryshme, për tekstet që lexon, si p.sh.: dramatizime, ese, punë krijuese me shkrim, muzikë, pikturë etj. 


Ndërtimi dhe komunikimi i argumenteve 

Nxënësi: 

- mbron idetë e tij duke i ilustruar me detaje dhe me shembuj nga teksti; 

- organizon qartë, saktë dhe në mënyrë logjike mendimet, ndjenjat dhe opinionet e tij (me gojë dhe me shkrim).


Vlerat dhe qëndrimet 

Nxënësi: 

- komunikon mirë dhe në mënyrë korrekte me të tjerët; 

- përfshihet në diskutime duke dhënë kontributin e tij; 

- respekton mendimin e të tjerëve; 

- demonstron vëmendje, respekt dhe empati, kur të tjerët flasin; 

- ndërmerr iniciativa dhe shpreh interesim për çështje të ndryshme; 

- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemeve; 

- përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në procesin e të nxënit; 

- demonstron vullnet dhe gatishmëri në detyrat individuale dhe në punët në grup; 

- respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve; 

- respekton trashëgiminë kulturore dhe artistike të popullit tonë; 

- përdor dhe vlerëson gjuhën standarde shqipe dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe; 

- tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë punëve të pavarura; 

- është i pavarur në vendimmarrje dhe në veprime; 

- bën pyetje dhe përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme; 

- kritikon duke u mbështetur mbi argumente; 

- tregon kureshtje për të hulumtuar njohuri të reja.


2. KOMPETENCA: VLERËSIMI I LETËRSISË SHQIPE DHE BOTËRORE NË PERIUDHA TË NDRYSHME LETRARE

Rezultatet e të nxënit për këtë kompetencë

Nxënësi:

- analizon tiparet kryesore të letërsisë antike greke dhe romake, të letërsisë së Rilindjes Europiane, të letërsisë së vjetër shqipe; përcakton periudhën historike në të cilën u zhvilluan këto drejtime ose periudha letrare, gjinitë dhe llojet letrare që u lëvruan, si dhe veprat dhe autorët më përfaqësues;

- analizon tiparet kryesore të romantizmit, të letërsisë së Rilindjes Europiane, të letërsisë së vjetër shqipe; përcakton periudhën historike në të cilën u zhvilluan këto drejtime ose periudha letrare, gjinitë dhe llojet letrare që u lëvruan, si dhe veprat dhe autorët më përfaqësues;

- krahason vlerat e letërsisë shqipe dhe asaj botërore;

- gjykon për vlerat njerëzore, etike dhe estetike që gjejnë shprehje në krijimtarinë letrare, si dhe shpjegon preferencat ose pëlqimet e tij në letërsi.


Njohuritë

Euripidi 

− Jeta dhe veprat e Euripidit. 

− Tiparet karakteristike të tragjedive të Euripidit.


RILINDJA EUROPIANE 

− Vështrim i përgjithshëm rreth zhvillimit të Humanizmit dhe të Rilindjes Europiane si lëvizje e rëndësishme kulturore, letrare dhe artistike. 

− Filozofia dhe zhvillimi i saj. 

− Përfaqësuesit kryesorë në Europë.


Aligeri 

− Të dhëna biografike të Aligerit dhe krijimtaria e tij. 

− “Komedia Hyjnore” dhe rëndësia e kësaj vepre.


Barleti 

− Momentet kryesore të jetës dhe krijimtarisë së Marin Barletit. 

− Vendi që zë Barleti në kulturën dhe historinë tonë.

Letërsia e vjetër shqipe 

− Vështrim i përgjithshëm. 

− Përfaqësuesit kryesorë dhe veprat e tyre.


Servantes 

− Momentet kryesore të jetës, krijimtaria dhe rëndësia e Servantesit. 


Shkathtësitë

ANTIKITETI 

Nxënësi: 

− vlerëson rëndësinë e letërsisë greko-romake, si dhe analizon sfondin historik dhe kulturor ku u zhvillua kjo letërsi; 

− veçon llojet dhe gjinitë letrare që u zhvilluan gjatë kësaj periudhe, si dhe përfaqësuesit dhe veprat kryesore.


Euripidi 

Nxënësi: 

- përshkruan momentet kryesore të jetës së Euripidit, të cilat ndikuan në krijimtarinë e tij; 

- veçon veprat kryesore të Euripidit; 

- analizon tiparet karakteristike të tragjedive të tij; 

- vlerëson risitë që solli Euripidi në letërsinë antike greke.


RILINDJA EUROPIANE 

Nxënësi: 

− diskuton rreth zhvillimit të Humanizmit dhe të Rilindjes Europiane si lëvizje e rëndësishme kulturore, letrare dhe artistike; 

− veçon përfaqësuesit kryesorë të kësaj epoke në Europë.


Dante Aligeri (pjesa I, “Ferri”) 

Nxënësi: - përshkruan momentet kryesore të jetës së Aligerit, të cilat ndikuan në krijimtarinë e tij; 

- veçon veprat kryesore të Aligerit; 

- diskuton rreth vlerave, strukturës, filozofisë dhe rëndësisë së “Komedisë hyjnore”.


Marin Barleti (vepra “Histori e Skënderbeut”) 

Nxënësi: 

- përshkruan momentet kryesore të jetës së Barletit, të cilat ndikuan në krijimtarinë e tij; 

- vlerëson figurën dhe kontributin e Marin Barletit.


Letërsia e vjetër shqipe (Bogdani “Këngët e sibilave” dhe disa poezi të Budit) 

Nxënësi: 

− analizon kushtet historike dhe kulturore në të cilat u shkrua letërsia e vjetër shqipe; 

− veçon dhe vlerëson përfaqësuesit kryesorë të letërsisë së vjetër shqipe dhe krijimtarinë e tyre letrare.


M. de Servantes (romani “Don Kishoti i Mançës”) 

Nxënësi: - përshkruan momentet kryesore të jetës së Servantesit, të cilat ndikuan në krijimtarinë e tij; 

- veçon veprat kryesore të Servantesit; 


Vlerat dhe qëndrimet 

Nxënësi: 

- komunikon mirë dhe në mënyrë korrekte me të tjerët; 

- përfshihet në diskutime duke dhënë kontributin e tij;

- respekton mendimin e të tjerëve

- demonstron vëmendje, respekt dhe empati, kur të tjerët flasin;

- ndërmerr iniciativa dhe shpreh interesim për çështje të ndryshme;

- përdor imagjinatën dhe kreativitetin për zgjidhjen e problemeve;

- përdor teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në procesin e të nxënit;

- demonstron vullnet dhe gatishmëri në detyrat individuale dhe në punët në grup;

- respekton parimet, vlerat, bindjet dhe kulturën e të tjerëve;

- respekton trashëgiminë kulturore dhe artistike të popullit tonë;

- përdor dhe vlerëson gjuhën standarde shqipe dhe pasurinë leksikore të gjuhës shqipe;

- tregon vetëbesim, imagjinatë dhe shpirt krijues gjatë punëve të pavarura;

- është i pavarur në vendimmarrje dhe në veprime;

- bën pyetje dhe përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme;

- kritikon duke u mbështetur mbi argumente;

- tregon kureshtje për të hulumtuar njohuri të reja.


NR. progresiv NR. periudha II TEMATIKA ORË TEMAT MËSIMORE SITUATA E TË NXËNIT METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË VLERËSIMI BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
29 1 Euripidi 3/5 orë 3 Koment “Medea”, Fjalimi i Medeas përpara grave të Korintit   Këndvështrimet e ndryshme mbi Medean  që dalin  nga leximi i esesë si detyrë  shtëpie PNP-Diskutim mbi njohuritë paraprake, Bisedë, Lexim me role, Punë në grupe, Shkrim i lirë Nxënësi vlerësohet për detyrën e shtëpisë, rolin në grup, saktësinë e përgjigjeve, pyetjet që ndërton, qëndrimet, analizat dhe interpretimet. Teksti mësimor, vepra letrare
30 2 Euripidi 4/5 orë 4 Koment “Medea”, Fragment:  Ish-bashkëshortët përballë njëri-tjetrit
31 3 Euripidi 5/5 orë 5 Koment “Medea”, Fragment: Nëna përshëndet të bijtë për të fundit herë Bisedë-Aktualiteti i temës së trajtuar. Nxënësit sjellin shembuj se si shndërrohen bashkëshortët në prag divorci PNP-  Diskutim mbi njohuritë paraprake, Grupe ekspertësh, Karrigia e nxehtë. Nxënësi vlerësohet për detyrën e shtëpisë, rolin në grup, saktësinë e përgjigjeve, pyetjet që ndërton, qëndrimet, argumentet, analizat dhe interpretimet. Teksti mësimor, tabela e zezë ose flipchart, biblioteka e shkollës, interneti.
32 4 projekt 2.4 Projekt kurrikular ora II Pyes nxënësit: A kanë hasur vështirësi në gjetjen e materialeve? Bashkëbisedim, diskutim në grupe Nxënësit stimulohen për objektivat e realizuara dhe inkurajohen për realizimin e objektivave të tjera. Botime akademike, enciklopedike, video, albume me fotografi.
33 5 D. Aligeri         1/5 orë 1 Dante Aligeri. Rilindja evropiane   Diskutim rreth njohurive që kanë nxënësit për epokën e Rilindjes. PNP- Stuhi mendimesh, Di/Dua të di/Mësova, Përmbledhje e strukturuar, INSERT, Kllaster, Bisedë, Lexim në dyshe. Nxënësi vlerësohet për pjesëmarrjen aktive në mësim, për përfshirjen në diskutim, për pyetjet dhe përgjigjet që jep. Teksti mësimor, Tabela apo flipchart, vepra e Dantes, Interneti, Biblioteka.  
34 6 D. Aligeri         2/5 orë 2 Jeta dhe veprat e Dante Aligerit. “Komedia hyjnore” 
35 7 D. Aligeri         3/5 orë 3 Fragment: Kënga I  Bisedë mbi Virgjilin. Bisedë mbi Odisenë dhe Kalin e drurit PNP-  Diskutim mbi njohuritë paraprake,VLD, Punë në grupe, Diskutim Nxënësi vlerësohet për pjesëmarrjen aktive në mësim, Pyetjet dhe përgjigjet që formulon,  rolin në grup Teksti mësimor, , interneti, vepra artistike
36 8 D. Aligeri         4/5 orë 4 Fragment: Kënga XXVI                                                                             
37 9 D. Aligeri         5/5 orë 5 Fragment:  Kënga V, X                                                                                        Rrëfimi i historisë së Paolos dhe Françeskës PNP- Diskutim mbi njohuritë paraprake, Stuhi mendimesh, Mësimdhënie e ndërsjellët, Rrjeti i diskutimit Nxënësi vlerësohet për mendimet e sakta, rolin aktiv në grup, pjesëmarrjen në diskutim dhe argumentet që jep në mbrojtje të mendimit dhe pozicionit që mban. Teksti mësimor, , interneti
38 10 Barleti           1/5 orë 1 Marin Barleti. Humanizmi dhe letërsia e vjetër shqipe. Diskutim mbi vepra artistike të krijuara për Skënderbeun nga artistë shqiptarë dhe të huaj. PNP-  Minikonkurs, Paraqitje multimediale, Rrjeti i diskutimit, Përmbledhje e strukturuar,  Diagramë piramidale, Punë me shkrim Nxënësi vlerësohet për përshkrimin e figurës dhe rolit së heroit kombëtar, për evidentimin e rolit të rëndësishëm të Barletit në filologjinë shqiptare dhe për bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Teksti mësimor, , Foto, pamje, audio Projektor, Microsoft Office PowerPoint, sekuencë nga filmi “Skënderbeu”  
39 11 Barleti           2/5 orë 2 Analizë-“Historia e Skënderbeut”                                                                              Interpretimi artistik i fjalimit të Skënderbeut  para klasës PNP-  Lojë me role, Ditar dypjesësh, Lexim i drejtuar, Lexim me role, Lexim i imtë me kodim teksti, Harta e personazhit Nxënësi vlerësohet për interpretimin artistik, për përgjigjet e dhëna gjatë mësimit, për pjesëmarrjen aktive në mësim. Teksti mësimor, , tabelë me pemën gjenealogjike të familjes së Skënderbeut, vepra e Barletit
40 12 Barleti           3/5 orë 3 Fragment: Libri I                                                                            
41 13 Barleti           4/5 orë 4 Fragment: Fjalimi i Skënderbeut në Kuvendin e Lezhës                             Punë me skeda në lidhje me vajtimin me gjamë PNP-  Diskutim mbi njohuritë paraprake, Lexim me role, Lexim i imtë me kodim teksti, Harta e personazhit, Punë në grupe, Shkrim i lirë Nxënësi vlerësohet për analizën e veçorive të fjalimit politik, për pjesëmarrjen në mësim, për formulimin e përgjigjeve, pyetjet që ndërton, qëndrimet, analizat dhe interpretimet. Teksti mësimor, Skeda me shembuj vargjesh, Foto, interneti, fjalë të urta,
42 14 Barleti           5/5 orë 5 Fragment: Para rrethimit të parë të Krujës (Libri IV)                               
43 15 punë me shkrim 3.4 Ese letrare Punë me shkrim Bashkëbisedim, shkrim i lirë, Redaktim, lexim i punimeve Nxënësit stimulohen me gojë për kapjen e temës, strukturën e esesë, gjuhën eseistike, stilin vetjak. Teksti mësimor, Si të shkruajmë një ese B.Musai
44 16 punë me shkrim 4.4 Ese letrare
45 17 Letërsia e vjetër shqipe   1/5 orë 1 Letërsia e vjetër shqipe, Buzuku dhe Budi                                                                         Diskutim mbi dokumentimet më të vjetra të shqipes Rrëfim i historisë së Adamit dhe Evës, si dhe mollës së ndaluar PNP-  Stuhi mendimesh, Imagjinatë e drejtuar-Paragraf përshkrues, Përmbledhje e strukturuar , Punë në grupe, Veprimtari e leximit të drejtuar, Kllaster Nxënësi vlerësohet për përmbledhjen e informacionit sipas kërkesave, për arsyetimin e bërë, për bashkëpunimin në grup, për analizat, argumentet dhe interpretimet që bën për çështjet mësimore Teksti mësimor, foto, internet, kartonë  
46 18 Letërsia e vjetër shqipe   2/5 orë 2 Fragment: Eva dhe Adami                                                                                                 
47 19 Letërsia e vjetër shqipe   3/5 orë 3 Fragment: Të mbraztit e jetës                                                                                            Diskutim për Budin si vjershëtar, F. Bardhin dhe P. Bogdanin PNP-  Pema e mendjes, Marrëdhënia pyetje-përgjigje  (MP-P), Diagrami i Venit. Organizuesi grafik i analogjisë, Harta e konceptit, Analiza e tipareve semantike Nxënësi vlerësohet për evidentimin e karakteristikave shoqërore dhe letrare të autorëve, për analizn e tekstit poetik, për saktësinë e përgjigjeve. Teksti mësimor, tabela, kartonë, vargje nga Sibilat
48 20 Letërsia e vjetër shqipe   4/5 orë 4 F. Bardhi dhe P. Bogdani. Jeta e Sibilave                                                                          
49 21 Letërsia e vjetër shqipe   5/5 orë 5 Fragment: Sibila Delfika, Sibila Persika, Sibila e Samosit                                               Diskutim dhe koment i poezive PNP-  Organizuesi grafik i analogjisë, Harta e konceptit, Analiza e tipareve semantike Nxënësi vlerësohet cilësinë e informacioneve të përzgjedhura, pyetjet dhe përgjigjet, pjesëmarrjen në punën në grup. Teksti mësimor, interneti, vargje nga Sibilat
50 22 përsëritje 2.3 Përsëritje Ç’kemi mësuar gjatë periudhës së dytë? Diskutim me grupe Nxënësi vlerësohet cilësinë e informacioneve të përzgjedhura, pyetjet dhe përgjigjet, pjesëmarrjen në punën në grup. Teksti mësimor, E-libri,
51 23 test 2.3 Testim (tremujori i dytë)   Test i strukturuar   Teksti mësimor, E-libri, format A4
52 24 Servantes        5 orë   Jeta e krijimtaria e Servantesit Bisedë mbi të veçantat e jetës së Servantesit. PNP-  Diskutim mbi njohuritë paraprake, Stuhi mendimesh, Kllaster, Punë në grupe, Shkrim i lirë. Nxënësi vlerësohet për pjesëmarrjen aktive në mësim, për rolin në grup,për saktësinë  e kryerjes së detyrave. Teksti mësimor, E-libri,

(Portali Shkollor)

6,920 Lexime
6 vjet më parë