PORTOFOLI I NXËNËSIT

Portofoli i nxënësit, modele detyrash dhe evidence

Një nga problemet që hasin më shpesh mësuesit apo gjenden në dilemë është portofoli i nxënësit. Për ta bërë më të qartë dhe më konkrete Enida Bashalliu, zv drejtore e shkollës 'Mark Dashi", Fier, ka përgatitur materialin e mëposhtëm...

Një nga problemet që hasin më shpesh mësuesit apo gjenden në dilemë është portofoli i nxënësit. Për ta bërë më të qartë dhe më konkrete kemi përgatitur materialin e mëposhtëm:

Kurrikula e re e arsimit bazë, në themel të saj, ka krijimin e kompetencave te nxënësi. Si rrjedhojë, procesi i realizimit dhe i dokumentimit të të nxënit duhet të bazohet në atë çfarë arrin nxënësi të tregojë, të dëshmojë e të demostrojë .

Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në kriteret e cilësisë dhe dokumenton kontributin e nxënësve në veprimtari mësimore të orientuara nga kompetenca. Kurrikula e re kërkon një sërë dokumentesh mbështetëse për zhvillimin dhe demonstrimin e të nxënit. Në këtë kontekst, portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit

Mësuesi vlerëson nxënësit me përshkrim  gjatë vitit mësimor, në përfundim të disa periudhave të vitit mësimor dhe në fund të vitit mësimor, për:

a) Qëndrimin dhe aftësitë e përgjithshme të fëmijës si nxënës;

b) Për objektivat kryesore në fushat e të nxënit

Periudhat caktohen nga ministri. Mësuesi kryen vlerësimet sipas formatit që hartohet nga IZHA dhe miratohet nga ministri. 

(Ky paragraf është shkëputur nga Neni 15 i Dispozitave Normative, të miratuara më 2013.)

Mbështetur në këtë nen, vlerësimi përshkrues i nxënësit realizohet tre herë  në vit, pra në periudha tremujore, të cilat bien përafërsisht në muajt dhjetor, mars dhe qeshor, në varësi të fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor.


Vlerësimi përfundimtar realizohet një herë në vit, pas realizimit të vlerësimit të tretë përshkrues. Vlerësimi përfundimtar kryhet sipas ndarjes më poshtë:

a. Vlerësimi i vazhduar, përbën 40% të vlerësimit përfundimtar. Ky vlerësim mbështetet në përgatitjen e nxënësit dhe detyrat që ai bën në shtëpi , si dhe në punët me shkrim që kryen nxënësi në klasë dhe përgjigjet që jep me gojë .

b. Vlerësimi i puneve dhe I produkteve përbën 20% të vlerësimit përfundimtar dhe vlerëson punën e pavarur, bashkëpunimin me nxënësit e tjerë, pjesëmarrjen në projekte dhe veprimtari të tjera që zhvillohen në klasë, si dhe nisma e tij individuale.

c. Vlerësimi i rezultateve në testime dhe në detyra  kontrolli përbën 40% të vlerësimit përfundimtar.


Vlerësimi përshkrues dhe përfundimtar realizohen mbi bazën e detyrave dhe të punimeve që përmban portofoli i nxënësit. Mësuesi ndihmon nxënësit të krijojnë portofolin e tyre personal dhe ta pasurojnë sistematikisht me punime të kryera në mënyrë individuale, në bashkëpunim me shokët ose të rriturit. Portofoli nuk është thjesht një grumbullim punimesh të rastësishme të nxënësit, por një koleksion i qëllimshëm  i punimeve të tyre, që tregojnë ecurinë dhe arritjet e tij në të gjitha lëndët mësimore.


Në portofol futen:

 Detyra shtëpie dhe klase që kanë lidhje me konceptet kryesore të trajtuara gjatë secilës periudhë tremujore.

 Punime individuale që fëmijët i bëjnë në kohën e lirë.

 Punime tematike, të kryera në data e ditë të caktuara.

 Projekte kurrikulare ose module mësimore

 Kërkime individuale, skeda, vëzhgime të ndryshme të nxënësve.

 Fotografi dhe regjistrime.

 Fletë vetëvlerësimi ku shprehen opinione dhe mendime të nxënësve për punimet individuale, për shokun/ shoqen, për punët e përbashkëta në grup etj.

 Diktime, teste dhe detyra kontrolli të kryera nga mësuesi, drejtoria e shkollës apo DAR/ZA –ja.


Përderisa portofoli është individual dhe demonstron procesin e të nxënit duhet të ketë një autobiografi të nxënësit. Për ciklin e mesëm të ulët duhet të jetë e strukturuar në formën e një CV-je të thjeshtë profesionale. Ky dokument eshtë i njëjtë për të gjitha lëndët.


Përdorimi i evidencave për vlerësim

• Mësuesit duhet të përdorin mënyra të ndryshme të matjes së arritjeve të nxënësve, pasi kështu u krijohet mundësia nxënësve për të treguar atë që dinë, kuptojnë dhe mund të bëjnë. Gama dhe shumëllojshmëria e qasjeve të vlerësimit duhet të marrë parasysh rëndësinë e konteksteve dhe të përvojave të mëparshme, interesat dhe aspiratat e nxënësve duke vendosur lidhje me të gjithë të nxënit.

• Është thelbësore që mësuesit të përdorin evidenca për të nxënit për t’u siguruar nëse nxënësit po përparojnë. Evidencat janë të ndryshme në varësi të llojit të të nxënit që do të vlerësohet dhe plotësohen në mënyrë të vazhdueshme, periodike për detyra specifike, punë të nxënësve, aktivitete, teste etj. Vlerësimi duhet të planifikohet si pjesë e aktiviteteve mësimore dhe e mësimdhënies. Në planifikimin e aktiviteteve me nxënësit, mësuesit: - duhet të marrin parasysh dhe të paraqesin rezultatet e të nxënit, për të cilat nxënësit janë duke punuar; - duhet të japin shembuj që ilustrojnë rezultatet e pritshme; - duhet të përcaktojnë kriteret e suksesit përmes diskutimeve ndërmjet tyre dhe me nxënësit; - duhet të krijojnë mundësi që nxënësit të demostrojnë njohuritë, të kuptuarin, afësitë dhe qëndrimet e tyre. Mësuesit duhet të marrin në konsideratë balancën ndërmjet njohurive, të kuptuarit, shkathtësive, qëndrimeve, kompetencave, ashtu siç përshkruhet në rezultatet e të nxënit.Vleresimi behet me simbole .


Vlerësimi perodik për klasat IV – IX

1. Vlerësimi periodik kryhet në fund të një periudhe tremujore, për të evidentuar përparimin dhe arritjet e nxënësve me qëllim monitorimin dhe raportimin e tyre.

2. Vlerësimi periodik jepet nëpërmjet 3 (tre) notave të veçanta për:

a. Vlerësimin e vazhduar me simbole, që përmbledh shënimet e mësuesit të mbajtura në evidencat për periudhën tremujore.

b. Vlerësimi me notë nëpërmjet testit ose detyrës përmbledhëse në përfundim të periudhës tremujore.

c. Vlerësimi me notë të portofolit të nxënësit për periudhën tremujore

3. Këto vlerësime me notë shënohen në regjistër në kolonat përkatëse në përfundim të çdo tremujori.


Vlerësimet përfundimtar për klasat IV – IX

1. Vlerësimi përfundimtar kryhet në përfundim të vitit shkollor me notë dhe me përshkrim referuar niveleve të arritjes.

2. Nota përfundimtare përfshin notat vjetore si më poshtë:

a. Notën vjetore të vlerësimit të vazhduar për tri periudha tremujore.

b. Notën vjetore të vlerësimit me test/ detyrë përmbledhëse  per tri periudha tremujore.

c. Notën vjetore të vlerësimit të portofolit të nxënësit për periudha tremujore.


Peshat në përqindje sipas vlerësimeve



Pesha
në përqindje


Klasa VI - IX
Vlerësimi i vazhduar
40%
Vlerësimi me test/ detyrë përmbledhëse
40%
Vlerësimi i portofolit të nxënësit.
20%


4. Hapat për njësimin e notës përfundimtare janë:

a. Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhduar (NVv)pas konvertimit te simboleve ne nota .

b. Përcaktohet nota vjetore e testit/ detyrës përmbledhëse. (NTp).

c. Përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVp).

d. Shumëzohet secila prej notave me përqindjen përkatëse.

e. Mblidhen këto prodhime dhe shuma rrumbullakoset me numër të plotë (p.sh 8,8 ≈ 9)

f. Formula klasa VI – IX: nota përfundimtare = (NVV  x 0,4) + (NTP x 0, 4) + (NVP x 0.2)


Portofoli lehtëson vënien e notës, realizon vlerësim objektiv, si dhe plotëson procedurat tradicionale të vlerësimit. Nxitja e vetëvlerësimit si pjesë përbërëse e vlerësimit të portofolit, krijon sa një klimë konkurruese ndërmjet nxënësve, po aq edhe përmirësimnin e vetë nxënësit në ato drejtime që ai i evidenton si problematike. 

Shembull: Rubrika e vlerësimit të portofolit 


Rezultati i vlerësimit duhet të pasqyrojë përmbushjen e elementeve bazë që kërkohet të vlerësohen. - Përzgjidhen të paktën 4 komponentë/çështje apo grup çështjesh që do të përfshihen në vlerësim si p.sh.: 

 detyrat e shtëpisë; 

 projektet apo detyrat për tema/ RN/ kompetenca; 

 raporte të vëzhgimeve/ punët praktike, punët laboratorike etj.; 

 raporte/ përmbledhje javore të veprimtarive të kryera nga nxënësi.

 Çdo çështje është notuar me 4 nivele1 (nga 1 te 4). Çdo nivel mund të ketë maksimumi 25 pikë dhe totali është 100 pikë. 


Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë

(Portali Shkollor)

4,451 Lexime
3 javë më parë