Miqësitë dhe rrethi shoqëror

Pranoji komplimentet, “hidhe ndrojtjen në plehra”

Pranoji komplimentet dhe provo “të hedhësh ndrojtjen tënde në plehra”, duke e vizatuar në një letër dhe duke e hedhur në koshin më të afërt. Ngjan veprim shumë naiv si gjest, por funksionon.

Pyetja e adoleshentit: Ndihem shumë i pasigurt kur jam me shumë njerëz. Si mund të sillem? Jam i ndrojtur dhe tip i mbyllur?

Përgjigjen specialistët:

Rritja e ndrojtjes është një tipar tipik i adoleshencës dhe është e lidhur drejtpërdrejt me pasiguritë që sjellin ndryshimet që po të ndodhin dhe me parehatinë që ke me trupin tënd. Prandaj të duket më e vështirë të sillesh i shkujdesur në shoqëri me persona të tjerë.

Ndrojtja mund të vijë si pasojë e faktorëve të ndryshëm: nga bërthama autoritare familjare, nga një kujdes i tepruar nga ana e familjes për të të mbrojtur, ose nga një situatë në shkollë apo në shoqëri, që të bën të ndihesh i nënvlerësuar.

Por nuk duhet të ngatërrosh ndrojtjen me natyrën e mbyllur të një njeriu. Tipat e mbyllur janë ata që tërhiqen në vetvete dhe nuk ndiejnë nevojën ekomunikimit me të tjerët. Ndryshe nga ata, i ndrojturi ka vështirësi të gjejë rrugët e nevojshme për të komunikuar.

  • Vër re se në cilat situata rritet pasiguria jote. Fillo  të provosh se si do të pëlqente të silleshe për t’u ndier më i sigurt (metoda e provës funksionon shumë mirë).
  • Mos i lejo të tjerët të të vënë në siklet. Në fund të fundit ata janë të rinj si ti (imagjino se edhe ata gjenden në situata qesharake).
  • Pranoji komplimentet dhe provo “të hedhësh ndrojtjen tënde në plehra”, duke e vizatuar në një letër dhe duke e hedhur në koshin më të afërt. Ngjan veprim shumë naiv si gjest, por funksionon.

 ( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

1,644 Lexime
7 vjet më parë