PROJEKT

Prindër, ju jeni partnerët tanë në edukim!

Në këtë projekt fokusi vendoset tek kujdesi që prindi duhet të ketë në raport me fëmijën, duke i konsideruar ata bashkëpunëtorë. Sa rëndësi ka vëmendja, inkurajimi, motivimi, shpërblimi etj...


Në këtë projekt fokusi vendoset tek kujdesi që prindi duhet të ketë në raport me fëmijën, duke i konsideruar ata bashkëpunëtorë. Sa rëndësi ka vëmendja, inkurajimi, motivimi, shpërblimi. Shtrohen pyetje mbi të nxënin, mbi këshilla, për shembull sa duhet të jetë një prind një vëzhgues i rregullt, si të ulet dhe të bisedojë me fëmijën, si ta përdorë median për edukim, deri në ç'masë ajo është e dëmshme dhe deri  më ç'masë është e dobishme.


Objektiva e këtij projekti janë:

-Të njohim prindërit me synimin e shkollës

-Tënjohim prindërit me ndryshimet në kurrikul dhe ndryshimet në tregun e punës

-Të njohim prindërit me detyrimet dhe të drejtat e tyre

-Të shndërrojmë shkollën në një shkollë efektive falë partneriteit shkollë-familje.

-T'u tregojmë prindërve teknikat dhe metodat e mësimdhënies nëpërmjet të cilave mësojnë nxënësit

-Të ndihmojmë dhe trajnojmë prindërit e fëmijëve me vështirësi në të nxënë.

-Të kultivojmë interesin për arsim, dije, aftësi, falë njohurive,shprehive dhe vlerave që ndërtohen në shkollë

-Prindi është arsimtari i parë i fëmijës së vet.




(Punoi: Bledar Lipo; Shkolla "Selim Gjona" Pogradec; Portali Shkollor)

1,704 Lexime
5 vjet më parë