Prindër, përkuluni e shikojeni në sy fëmijën kur i flisni!
Eksperti për zhvillimin e fëmijës Gill Connel shkruan se gjesti i Dukës së Kembrixhit mund të “nxisë vetë-respekt në mënyra të fuqishme, ndërsa inkurajon fëmijët e tij për të komunikuar edhe më shumë”.
Nëse keni shpenzuar shumë kohë duke kërkuar fotot e princit William dhe djali i tij 3-vjeçar, Prince George ju mund të keni vënë re se Duka i Kembrixhit në shumë prej fotove është përkulur ndërsa është duke folur me djalin e tij.
Mbretëresha nuk mund të ketë vlerësuar Prince William teksa ai ka përdorur këtë teknikë prindërore në një mjedis formal, por sipas ekspertëve, Duka i Kembrixhit ka komunikuar me fëmijën ashtu siç duhet të komunikojë çdo prind, i përkulur dhe duke e parë në sy fëmijën.
Kur Duka i Kembrixhit kujdeset për Prince George dhe ai është në gjendje që të përkulet për të parë në sytë e fëmijës teksa komunikon me të. Ekspertët thonë se teknika e "dëgjimit aktiv” mund të ndihmojë fëmijët të ndiejnë se ajo që ata janë duke thënë me të vërtetë ka rëndësi për prindërit e tyre. Eksperti për zhvillimin e fëmijës Gill Connel shkruan se gjesti i Dukës së Kembrixhit mund të “nxisë vetë-respekt në mënyrë të fuqishme, ndërsa inkurajon fëmijët e tij për të komunikuar edhe më shumë”.
Natyrisht, duke dëgjuar dhe duke folur me fëmijën tuaj në këtë mënyrë, pra duke u ulur pranë tij dhe duke e parë në sy ndikon pozitivisht në zhvillimin e fëmijës. Qendra për Edukimin e Prindërve rekomandon që prindërit duhet të lënë punën që janë dukë bërë dhe t’i japin fëmijës vëmendjen e plotë kur ata janë duke folur, raporton Parent Herald. Në fund të fundit, duke e pozicionuar veten për të dëgjuar në mënyrë aktive ju i jepni rëndësi fëmijës tuaj. A nuk është ai shumë i rëndësishëm për ju?
Kështu që herën tjetër që fëmija juaj dëshiron vëmendjen tuaj, përkuluni poshtë dhe shikojeni në sy fëmijën kur flisni me të. Është e lehtë, provojeni!
Ju mund ta shikoni në këtë foto se si komunikon Duka i Kembrixhit me djalin e tij.
... Ja një tjetër moment me Presidentin Obama, gjatë një vizite presidenciale në Kensington Palace.
Në një ndeshje bamirësie, në një moment ai i përkushtohet tërësisht djalit dhe bisedon me të.
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Si duhet ta inkurajojnë prindërit fëmijën kur ai/ajo ka ndrojtje të flas për mësimet në klasë?
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë