OPSIONI

Prindërit: Mësimi online, alternativa e duhur për vitin shkollor 2020-2021

Studentët, mësuesit, prindërit madje edhe punonjësit e kujdesit për fëmijë janë në pritje të vendimeve të vështira për vitin e ardhshëm shkollor, pasi familjet e huaja, gjithnjë e më shumë, po shqyrtojnë një shkollë të themeluar përmes internetit. Arsyet i gjeni në këtë artikull.

Edhe pse disa shtete po heqin kufizimet prej pandemisë, kthimi i nxënësve  nëpër shkolla në vjeshtë është ende një çështje në diskutim. 


A do të kthehen ata dhe mësuesit me kohë të plotë? 

Si do të procedohet me distancimin social? 

Si do të dukej dhe do të jetë përshtatja e arsimit virtual me atë  personal? 


Një mbikëqyrës i Alabama thotë se 15 deri në 20% e familjeve të huaja preferojnë t'i mbajnë fëmijët e tyre jashtë klasës. Ndërkohë prindërit kanë filluar të “peshojnë” të mirat dhe të këqijat e mësimit online, shkollat përpiqen për zgjidhje miqësore prej situatës së pandemisë, ndërsa mësuesit përgatiten për ndryshime madhore.


Përqendrimi tek secili fëmijë 

Ann Marie Sastry, një eksperte e  mësimit në internet dhe CEO i Amesite, rekomandon që prindërit të vlerësojnë të gjitha opsionet përmes dy kritereve: cilësia e mësuesve/mësimdhënies dhe mjetet teknologjike të përdorura. "Gjithnjë e më shumë, si shkollat në terren ashtu dhe ato në internet do të punësojnë njohës shumë të mirë të teknologjive që mund të punojnë nga distanca dhe se çdo shkollë duhet të investojë në teknologji mësimore me cilësi të lartë për të qenë konkurrues”, ka thënë ekspertja e huaj. 


Përvoja e mësuesve

Disa prindër janë duke rivlerësuar përparësitë e mësimit online. Për shembull ata ngrenë pyetje të tilla si: A dëshirojnë ata për fëmijët e tyre mësues me përvojë përsa i takon platformave në internet? Apo dëshirojnë mësuesit që janë të rinj në mësimet virtuale, por kanë që kanë përvojë të pasur brenda një ambienti tradicional shkollor, me tulla dhe llaç? 


Louisa Childs, shefe e shkollës për Dwight Global Online School, inkurajon familjet të kujdesen për ato gjëra që funksionojnë më mirë për nevojat e fëmijëve të tyre dhe të kalojnë kohën e plotë duke eksploruar opsionet. "Shumë prindër ndjehen të qetë duke e ditur se mësuesi i fëmijës së tyre ka vite përvojë me  teknologjitë dhe që e bënë mësimin në internet të suksesshëm".


Shkolla "e shkëlqyeshme" në internet

Nëse prindërit vendosin të regjistrojnë fëmijët e tyre për një vit në mësimdhënien online ose edhe më shumë, atëherë është e rëndësishme të kërkojnë një shkollë të shkëlqyer. 

Programet më të mira në internet kanë mësuesit që janë të aftë në:

  • Ndërtimin  e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe personale me studentët e tyre në një hapësirë virtuale.
  • Rregullimin e komunikimit në mënyrë që familjet të mos kenë nevojë të shpresojnë për të kuptuar detyrat dhe përparimin e fëmijës së tyre.
  • Struktura balancuese me fleksibilitetin në mënyrë që studentët të marrin më të mirën nga të gjitha botët.
  • Përdorimin e metodave të ndryshme për të secilin student dhe për t'i ndihmuar ata të lidhen me bashkëmoshatarët dhe punën e tyre.
  • Krijimin e partneritetit midis mësuesve dhe prindërve në internet.
  • Mbajtjen e studentëve të angazhuar dhe produktiv ndërsa bëjnë punë shkollore.

Megjithatë, të mos krahasohet  mësimi virtual gjatë muajve të pandemisë me mënyrën sesi shkollat tradicionale do të përshtaten për mësimin virtual në vjeshtë dhe më gjerë. Shumë vende po kalojnë verën duke edukuar stafin e tyre për praktikat më të mira për mësimdhënie virtuale. Çdo model mësimi virtual ose model i përzier do të jetë më i kontrolluar dhe më pak kaotik kur të filloni shkollën.


Në pritje të vendimeve 

Ndërsa disa shtete kanë këshilluar prindërit  arsimimin e fëmijëve të tyre brenda klasës, të tjerët janë ende duke pritur ... dhe pyesin. Ata janë duke  peshuar gjithashtu të këqijat dhe të mirat e shkollës në internet. Të mirat përfshijnë shpenzimin e kohës së shtuar me fëmijët e tyre dhe sidomos shfrytëzimin e kohës së lirë për të luajtur ose për të qenë aktivë jashtë. Të këqijat përfshijnë "mos socializimin dhe rritjen e ngarkesës së tyre të punës si personi kryesor i ngarkuar për vënien në punë të fëmijëve të tyre për t’u arsimuar”. Ata  mendojnë  se mund ta zgjidhin problemin e parë përmes miqësive aktuale që fëmijët e tyre tashmë kanë. Por puna mund të jetë më e ashpër. "Do të jetë e vështirë. Mund të na  duhet të marrim ndihmë", janë shprehur prindërit.


Dilema e prindërve 

Disa prindër të tjerë nga Pensilvania kanë menduar me kohë, para pandemisë, që për fëmijët e tyre të zgjedhin shkolla përmes internetit. Ata janë të  gatshëm  të bëjnë ndërprerjen e mësimit tradicional këtë vjeshtë, pasi janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre brenda ambienteve të klasave. "Ne kuptojmë që arsimi virtual tashmë është krijuar për të akomoduar shumë mirë fëmijët tanë nëpër shtëpi me këtë ‘klimë’ të COVID-19. Shohim gjithashtu se shkollat me tulla dhe llaç janë në gjendje krize. Më mirë do të merreshim me një sistem arsimor të 'vajosur mirë', i cili është i mësuar të mësojë në distancë”shprehen ata. Sidoqoftë, prindërit janë  gjithashtu të interesuar për shoqërizimin. Fëmijët e tyre  mbase do të humbasin bashkëmoshatarët e tyre. Ata kanë gjithashtu frikë të balancojnë karrierën peronale me fëmijën në shtëpi.


Vendimi nuk do të jetë i lehtë

Në fund të fundit, vendimi nuk do të jetë i lehtë. Merrni në konsideratë të dhëna nga përvoja të ngjashme, mbase të ndodhura më parë nëpër shkolla. Kryeni një studim të gjerë. Madje, konsideroni të futeni paraprakisht vetë në klasa virtuale, në internet, për të siguruar që shkolla e tillë është e përshtatshme për fëmijën tuaj dhe situatën.  



Përktheu: Marina Kërçeli

Burimi: https://www.weareteachers.com/considering-designated-online-school/

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

7,983 Lexime
3 vjet më parë