PROJEKT KURRIKULAR

Projekt: Edhe ne dimë të matim

Ky projekt ka si qëllim, të zhvillojë kompetencën e menduarit për të kryer veprime të sakta për gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së figurave gjeometrike, si dhe vëllimin e trupave gjeometrikë, objekteve të ndryshme të ngjashëm me trupat gjeometrikë.

1. Tema e projektit: Edhe ne dimë të matim


2. Qëllimi i projektit : Ky projekt ka si qëllim, të zhvillojë kompetencën e menduarit për të kryer veprime të sakta për gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së figurave gjeometrike,si dhe vëllimin e trupave gjeometrikë dhe objekteve të ndryshme të ngjashëm me trupat gjeometrikë.


3. Kompetencat e arritjeve në këtë projekt :

-Evidenton saktë figurat dhe trupat gjeometrikë;

-Kryen matje të sakta në terren të  shkollës  dhe oborrit të saj;-

-Gjen perimetrin e oborrit të shkollës;

-Gjen siperfaqen e oborrit të shkollës;

-Gjen vëllimin e ndërtesë së shkollës

-Komunikon ndjenjat, mendimet, emocionet, përvojat e veta, për punën e kryer;

-Përdor  saktë njësitë matëse të gjatësisë; 

-Publikon punimet dhe veprimet  e veta . 


4. Njohuritë kryesore lëndore të cilat do të përvetësohen ose do të rimerren në sajë të projektit :

Në sajë të projektit, nxënësit do të rimarrin dhe përvetësojnë këto njohuri, shprehi dhe qëndrime: 

-Matja me saktësi e objekteve të ndryshme;

-Gjetja e perimetrit të një figure gjeometrike;

-Gjetja e siperfaqes së figurave gjeometrike;

-Gjetja e vëllimit të trupave gjeometrikë.


 5. Shtrirja në kohë e projektit dhe fusha kurrikulare:

• Projekti do të shtrihet në katër orë mësimore të lëndës  Matematikë 4 dhe në katër faza. 

Faza 1Faza 2Faza 3Faza 4
1 orë x 45 min1 orë x 45 min1 orë x 45 min1 orë x 45 min


6. Partnerët. Projekti do të ketë si partnerë

Prindërit e nxënësve, të cilët do të sigurojnë me marrëveshje, materialet për zhvillimin e këtij projekti (Buxhetin). Nxënësit e klasës së katërt. Mësuesi i klasës së katërt.


7. Materialet dhe mjetet që do të përdoren gjatë projektit:

Materialet që do të duhen për të realizuar projektin janë: Metër,metër shirit,spango,lapsa,stilolapsa,fletë format A4,aparat fotografik, teksti i Matematikës 4 etj.


8.Numri i nxënësve që përfshihen në projekt:

Në këtë projekt do të përfshihen nxënësit e klasës së katërt  të ciklit të ulët  të shkollës së mesme të bashkuar “ Adem Haxhija”,Postribë. 


9. Burimet kryesore të informacionit:

Burime kryesore të informacionit do të jenë: teksti i Matematikës 4 


10. Përshkrimi i projektit:

Projekti me temë “Edhe ne dimë të matim” do të zhvillohet në katër orë mësimore të ndara në katër faza. 

-Në fazën e parë nxënësit do të njihen me projektin , qëllimin dhe objektivat e tij. Nxënësit e klasës ndahen në  tri grupe, dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që  i  ngarkohet.

Puna e grupeve:

            Grupi i parë bën matjen dhe gjetjen e perimetrit të shkollës.

            Grupi i dytë bën matjen dhe gjetjen e siperfaqes së oborrit të shkollës.

            Grupi i tretë bën matjen dhe gjetjen e vëllimit të shkollës.

-Në fazën e dytë , nxënësit do të njihen me anën teorike të procesit të punës , që do t’i ndihmojë  ata gjatë  aktivitetit praktik të punës.

-Në fazën e tretë nxënësit  do të kryejnë veprimtarinë praktike në matjen dhe gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së oborrit të shkollës,si dhe vëllimin e shkollës,ku ata mësojnë,duke mbajtur shënimet e duhura në fletët përkatëse.

-Në fazën e katërt bëhet prezantim i punimeve para klasës, vlerësimi dhe vetëvlerësimi i punës,si dhe vlerësimi i projektit.


11. Përshkrimi i produktit të projektit:

Produkti i këtij projekti do të jetë me veprime matematikore,ku nxënësit në fletë format A4 gjejnë perimetrin dhe sipërfaqen e oborrit të shkollës ,si dhe vëllimin e shkollës,të cilat këto të dhëna do të prezantohen në një karton me ngjyra në muret e klasës .


12. Plani i detajuar i veprimtarive: 


Fazat e projektitFaza 1 Faza 2Faza 3Faza 4
Data



Orë1 orë1 orë1 orë1 orë
Veprimtaritë

Në fazën e pare, nxënësit do të njihen me projektin, qëllimin dhe objektivat e tij.Nxënësit e klasës ndahen në grupë dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që  i  ngarkohet

Në fazën e dytë, nxënësit do të njihen me anën teorike të procesit të punës, që do t’i ndihmojë ata gjatë  aktivitetit praktik të punës, për kryerjen e matjeve të objekteve
Në fazën e tretë nxënësit  do të kryejnë veprimtarinë praktike në matjen dhe gjetjen e perimetrit dhe siperfaqes së oborrit të shkollës,si dhe vëllimin e shkollës, ku ata mësojnë, duke mbajtur shënimet e duhura në fletët përkatëse.

Në fazën e katërt bëhet prezantim i punimeve përpara partnerëve pjesëmarrës, vlerësim dhe vetëvlerësim i punës, si dhe vlerësim i projektit.

VendiKlasaKlasaOborri i shkollësKlasa
Personat përgjegjës dhe partnerëtMësuesiMësuesiMësuesiMësuesi, Prindi


13. Mënyra e vlerësimit të nxënësve:

Nxënësit do të vlerësohen dhe do të bëjnë vetëvlerësim nëpërmjet këtij instrumenti. 

Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit

Data:

Emri:

Tema e projektit:

Unë mbarova detyrën në kohë:                                                                         PO       JO

Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna                                                          PO       JO

Unë kominikova me zë të ulët gjatë punës                                                        PO       JO

Unë shkëmbeva idetë e mija dhe dëgjova e vlerësova idetë e të tjerëve.         PO       JO

Unë kërkova ndihmë kur hasa vështirësi                                                           PO       JO



Nëse do ta bëje përsëri këtë projekt çfarë do të përmirësoje në punën tënde?

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


Komenti i mësuesit:

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________



Niveli i arritjeve:

Niveli i arritjeve për ju      1/4    2/5/6    3/7   4/8/9   5/10

Niveli i arritjeve sipas mësuesit 1/4   2/5/6   3/7  4/8/9   5/10

(Shkëlzim Pepaj; Portali Shkollor)

23,684 Lexime
5 vjet më parë