Anglisht dhe gjuhë shqipe, testet e vitit të kaluar
Nxënësit e klasave të IX mund të shikojnë testet që kanë rënë në provime vitet e mëparshme dhe të mund të përgatiten për provimet e lirimit. Ju urojmë suksese!
Provimet e lirimit për klasat e 9-ta në arsimin parauniversitar nisin me 11 qershor.
Udhëzimi i miratuar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, saktëson se në këtë datë, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën e gjuhës së huaj.
Ndërsa në datën 18 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë në lëndën gjuhë-shqipe dhe letërsi. Prova e fundit do të jetë testi i matematikës që do të zhvillohet në datën 22 qershor.
Nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën gjuhë amtare, testi i të cilës do të zhvillohet në datën 15 qershor.
Kriteret për testin e gjuhës së huaj
Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provime të detyruara janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Testi i gjuhëve të huaja do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Nxënësit e klasave të 9-ta parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë që kanë zhvilluar në klasën e tretë dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës të filluar në klasën e pestë.
Provimet kombëtare të arsimit bazë do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Nxënësit me aftësi të kufizuara do t’i zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.
(Portali Shkollor)
Pesëvargëshi
Objektet e trashëgimisë kulturore, veshja popullore shqiptare
Teste vlerësimi për klasën e parë