PROJEKT KURRIKULAR

Projekt kurrikular "Lojërat popullore"

Qëllimi i këtij sesioni është që fëmijët të kuptojnë dhe të demostrojnë lojëra të ndryshme popullore të zonës së tyre. Projekti është hartuar nga mësuesi Shkëlzim Pepaj.

Lënda : Edukim fizik,sporte dhe shëndet

1.Tema e projektit Lojërat popullore


2.Qëllimi i projektit : Qëllimi i këtij sesioni është që fëmijët të kuptojnë dhe të demonstrojnë lojëra të ndryshme popullore të zonës së tyre.


3. Kompetencat e arritjes në projekt :

-Njeh lloje të lojëravë popullore të krahinës së tij/saj;

-Aktivizohet  gjallërisht në lojë; 

-Respekton rregullat e lojës;

-Bashkërendon lëvizjet gjatë lojës;

-Demonstron  lëvizjet ciklike e aciklike ;

-Bashkëpunon me partnerin pa  dëmtua  kundërshtarin;

-Demonstron  qëndrueshmëri gjatë lojës;

-Arrin  të bashkëpunojë me partneret gjatë demonstrimit të lojës.


4. Njohuritë kryesore lëndore të cilat do të përvetësohen ose do të rimerren në sajë të projektit :

Në sajë të projektit nxënësit do të rimarrin dhe përvetësojnë këto njohuri, shprehi dhe qëndrime: 

     -Të zhvillojë dhe të ruajë vit pas viti në nivele të kënaqshëm cilësitë fizike dhe psikomotore,  karakteristike të grup-moshës;

     -Të pasurojë shkallë-shkallë përvojën e përgjithshme lëvizore të fëmijëve dhe mbi këtë  bazë, të realizojë hedhjen e hapave të parë të mësimit të veprimeve lëvizore të lojërave  popullore; 

      -Të nxisë te fëmijët kuptimin e vlerave të lëvizjeve, të ushtrimeve fizike dhe të sportit për  shëndetit dhe për jetën e përditshme.


5. Shtrirja në kohë e projektit dhe fusha kurrikulare:

Projekti do të shtrihet në tri orë mësimore të lëndës Edukim fizik,sporte dhe shëndet  dhe në tri faza. 

Faza 1Faza 2Faza 3
1 orë x 45 minuta
1 orë x 45 minuta
1 orë x 45 minuta


6. Partnerët: 

Projekti do të ketë si partnerë: 

-Prindërit e nxënësve, të cilët do të sigurojnë me marrëveshje, materialet për   zhvillimin e këtij projekti (Buxhetin).

-Nxënësit e klasës së parë.

-Mësuesi i klasës.


7. Materialet  dhe mjetet që do të përdoren gjatë projektit:

Litar.letra bixhozi,domina,shah,tabakë kombesate, lapustila, tabak letre,ngjitës aparat fotografik ose telefon me mundësi fotografimi.


8.Numri i nxënësve që përfshihen në projekt:

Në këtë projekt do të përfshihen nxënësit e klasës së parë  të shkollës së mesme të bashkuar  “ Adem Haxhija”,Postribë. 


9. Burimet kryesore të informacionit:

Burime kryesore të informacionit do të jenë: internet,prindërit,mësuesi.


10. Përshkrimi i projektit:

Projekti me temë “ Lojërat popullore” do të zhvillohet në tri orë mësimore të ndara në tri faza. 

Ora e parë

Në fazën e parë nxënësit do të njihen me projektin , qëllimin dhe objektivat e tij.Nxënësit e klasës ndahen në grupë dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që  i  ngarkohet.(Loja që do të ekzekutojë). Në këtë njësi mësimore prezantohen temat e projektit ,dhe nga nxënësit bëhet përzgjedhja e temës. Tregohen mjetet e punës dhe vendi që do te realizohet ky projekt. Bëhet ndarja e klasës në grupe dhe caktohen lojërat që do të zhvillohen nga secili grup.  Tregohen etapat e punës dhe veprimtarisë që do të zhvillohen për realizimin e këtij  projekti.     

Ora e dytë 

Fëmijët sjellin informacion për mënyrën e zhvillimit të lojërave të ndryshme si dhe rregullat që duhen zbatuar gjatë ekzekutimit të këtyre lojërave,të interpretuara me gojë .

Ora e tretë.

Në këtë fazë vazhdohet me ekzekutimin e lojërave të ndryshme ,në praninë e mësuesit dhe prindërve.Bëhen fotografi grupeve,të cilat janë në ekzekutimin dhe demonstrimin e lojës. Në fazën e tretë,gjithashtu bëhet prezantim i punimeve para shokëve të klasës, vlerësimi dhe vetëvlerësimi i punës,si dhe vlerësimi i projektit. Ata do të diskutojnë me prindërit dhe familjarët mbi aktivitetin e zhvilluar  dhe rezultatet e tyre. 


11. Përshkrimi i produktit të projektit :

Në fletë format A4,do të përshkruhen lojërat e ndryshme,të cilat zhvillohen në zonën e tyre,së bashku me rregullat që duhen zbatuar gjatë ekzekutimit të tyre.Më pas,këto do të ngjiten në kartona me ngjyra dhe që do të prezantohen përpara klasës në prani të prindërve.

Fazat e projektit
Faza 1
Faza 2Faza 3
Data

Orë1 orë1 orë1 orë
VeprimatritëNë fazën e parë nxënësit do të njihen me projektin , qëllimin dhe objektivat e tij.

Nxënësit e klasës ndahen në grupë dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që  i  ngarkohet.

Fëmijët sjellin informacion për mënyrën e zhvillimit të lojërave të ndryshme si dhe rregullat që duhen zbatuar gjatë ekzekutimit të këtyre lojërave 

Në këtë fazë vazhdohet me ekzekutimin e lojërave të ndryshmë ,në praninë e mësueses dhe prindërve. 

Bëhen fotografi grupeve,të cilat janë në ekzekutimin dhe demonstrimin e lojës.

Në fazën e tretë,gjithashtu bëhet prezantim i punimeve para shokëve të klasës, vlerësimi dhe
vetëvlerësimi i punës,si dhe vlerësimi i projektit.

Ata do të diskutojnë me prindërit dhe familjarët mbi aktivitetin e zhvilluar  dhe rezultatet e tyre.

VendiKlasaKlasaMjedisi i oborrit të shkollës 
Personat përgjegjës
dhe partnerët
MësuesiMësuesiMësuesi/ Prindi



3. Mënyra e vlerësimit të nxënësve:

-Nxënësit do të vlerësohen dhe do të bëjnë vetëvlerësim nëpërmjet këtij instrumenti. 

 

Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit
Data:
Emri:
Tema e projektit: PO JO
Unë e mbarova detyrën në kohë. PO JO
Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna. PO JO
Unë komunikova me zë të ulët gjatë punës. PO JO
Unë shkëmbeva idetë e mija dhe dëgjova e vlerësova idetë e të tjerëve. PO JO
Unë kërkova ndihmë kur ndesha vështirësi. PO JO

 

Nëse do ta bëje përsëri këtë projekt çfarë do të përmirësoje në punën tënde?

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Komenti i mësuesit:

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Niveli i arritjeve:


Niveli i arritjeve për ju 1/4 2/5/6 3/7/8 4/9 5/10
Niveli i arritjeve sipas mësuesit 1/4 2/5/6 3/7/8 4/9 5/10



14 Produkte  të projektit:

Fëmijët prezantojnë demonstrime të lojëravë të ndryshme nga zona e tyre. Do të përshkruajnë mënyrën e realizimit të lojërave dhe rregullat që zbatohen në ekzekutimin e tyre.

(Portali Shkollor)

23,091 Lexime
5 vjet më parë