PROJEKT KURRIKULAR

Projekt kurrikular "Për ty atdhe"

Projekt kurrikular "Për ty atdhe". Për këtë projekt janë grumbulluar materiale të shumta teorike; krijohet libri personal; krijohet një murale; si dhe zhvillohet një orë gjithëpërfshirëse.

Arsyet e zgjedhjes së këtij projekti:

 I. Ne jemi njerëz që jetojmë në një mjedis shoqëror dhe kemi nevoja të shumta inelektuale, emocionale, shoqërore dhe krijuese.

II. Që të arrihen këto vlera dhe qëndrime duhet të njohim shumë mire veten tonë  duke përcaktuar anët e forta dhe të dobëta të gjithësecilit.

III. Duke punuar në punën me projekte, fëmijët do të mësojnë më shumë për Atdheun, njerëzit, botën bimore dhe shtatzore, vlerat e shumta kulturore, artistike, didaktike, shkencore, estetike etj.

IV. Do të mësojnë më shumë për pozicionin gjeografik të vendit, vendet me të cilën kufizohet Shqipëria.

V. Projekti u jep mundësi nxënësve që të punojnë në grup, individ dhe me tërë klasën.

VI. Ky projekt i jep mundësi mësuesëve që të bashkëpunojnë me njri- tjetrin.

 

 QËLLIMI I PROJEKTIT

“Shkrimi dhe pasqyrimi në këtë projekt i vendndodhjes; njerëzve të shquar në epoka të ndryshme; luftrat e shumta për liri, pavarësi dhe çlirim kombëtar etj”. 

Për të arritur këtë qëllim do të grumbullohen materiale të shumta teorike; do të krijohet libri personal; dotë krijohet një murale; do të zhvillohet një orë gjithëpërfshirëse.

 

Rezultatet e të nxëni sipas kompetencave kyçe

1.     Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (Nxënësi komunikon në mënyrë efektive)

2.     Kompetenca e të menduarit (Nxënësi mendon në mënyrë krijuese)

3.     Kompetenca e të mësuarit për të nxënë (Nxënësi mëson për të nxënë)

4.     Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin (Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive)

5.     Kompetenca personale (Nxënësi bën jetë të shëndetshme)

6.     Kompetenca qytetare (Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët)

7.     Kompetenca digjitale (Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin)

 

 (Hartoi projektin: Violeta Kuqi)

8,527 Lexime
5 vjet më parë