Projekt model për shkollat shqipe në Diasporë, “Magjia dhe bukuria e vjeshtës”
Projekti “Magjia dhe bukuria e vjeshtës” me nxënësit e shkollës shqipe “VS Jagdgasse 22” në Vjenë përfshiu lexim poezie, krijimin e fjalive me mbiemra, njohjen e produkteve të vjeshtës dhe shijimin e ushqimeve tradicionale. Përfundoi me këngë dhe foto të përbashkët. Përgatiti mësuesja Miradije Berisha.
Projekt model, realizuar me nxënësit e shkollës shqipe “VS Jagdgasse 22” në Vjenë, Austri
Tema: “Magjia dhe bukuria e vjeshtës”
Përshkrim i shkurtër i projektit nëpërmjet fotove!
Zbulo bukurinë e natyrës përmes mbiemrave
Pjesa e parë e projektit:
Fillimisht, biseduam për vjeshtën, pastaj lexuam pjesë letrare dhe poezi që përshkruajnë këtë stinë.
Në aspektin kreativ dhe motorik, nxënësit prenë gjethe, shkruan fjali për vjeshtën dhe i ngjitën në pllakatë.
Ushtrime:
Nga fjalët e zgjedhura, nxënësit formuluan fjali të shkurtra dhe të zgjeruara për vjeshtën, duke u përqendruar te dallimi dhe përdorimi i mbiemrave.
Detyrë për në shtëpi:
Nxënësit, sipas moshës dhe nivelit të klasës, duhet të shkruajnë fjalë, fjali të shkurtra ose të zgjeruara. Nxënësit e klasave më të mëdha do të shkruajnë ese, duke kaluar gradualisht nga fjalitë e thjeshta deri te eseja e plotë.
Pjesa e dytë e projektit:
U prezantuan pemët, perimet dhe drithërat e stinës së vjeshtës. Nxënësit mësuan për secilin produkt vjeshtor, i prekën, i dalluan dhe i shijuan, duke i përshkruar me mbiemra.
Pjesa e tretë e projektit:
U prezantuan ushqime tradicionale të përgatitura me produktet e vjeshtës. Gjithashtu, u bisedua për to, nxënësit i shijuan dhe i përshkruan, duke përdorur mbiemra për të pasuruar fjalitë e tyre.
Ushtrim:
Diktim, me fokus në përdorimin e mbiemrave për të përshkruar vjeshtën dhe produktet e saj.
Përfundimi i projektit:
Projekti u mbyll me një përsëritje të përgjithshme të gjithçkaje që u mësua, me këngë të dedikuara vjeshtës dhe në fund, me një foto të përbashkët me nxënësit.
Faleminderit prindërve për mbështetjen!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat, viti shkollor 2024-2025
Si hartohet një test
Teste për klasën V, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre, periudha I