PROJEKT NDËRLËNDOR

Projekt ndërlëndor

Edlira Angjeliu, mësuese në gjimnazin Kristaq Capo, Berat, sjell për Portalin Shkollor, modelin e nje projekti ndërlëndor, në të cilin janë përfshirë të gjitha fushat dhe lëndët përkatëse të gjimnazit, si dhe fotografi të produkteve të projektit.

Arsimi i sotëm krijon kushte dhe mundësi që nxënësi të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të gjithanshme, të zhvillojë kompetencat e nevojshme për të përmbushur rolin e tij si  si anëtar i një shoqërie shumë kulturore, në një botë gjithnjë e më të ndërvarur. Programet  shkollore janë hartuar në funksion të qasjes kurrikulare me bazë kompetencat. Lidhja mes rezultateve të të nxënit të kompetencave të lëndës dhe kompetencave kyçe, siguron zhvillimin e ndërsjelltë të tyre dhe mundëson integrimin lëndor.


Si mund ta realizojmë integrimin lëndor në lëndën e gjeografisë?

Më poshtë po ju sjell modelin e një projekti ndërlëndor  me temë: “Shkretëtirat”, në të cilin  janë përfshirë të gjitha fushat, lëndët përkatëse që zhvillohen në gjimnaz dhe nëntemat për çdo lëndë për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë projekt ndërlëndor, i cili mund të zhvillohet në gjeografinë e klasës së X ose të XI. Projektet ndërlëndore plotësojnë shumë mirë rezultatet e të nxënit për lëndë të caktuara, por janë edhe më të plota, të larmishme dhe argëtuese për nxënësit dhe mësuesit kur realizohen në bazë shkolle.


Mësuesit e lëndëve kanë rolin: 

Orientues

Adresues

Konsultues

Mbështetës

Sygjerues

Korrektues


Në ç’pjesë të kurrikulës do të përfshihet projekti ndërlëndor

               Klasa XI:

 18 orë mësimi-Shërbim komunitar

18 orë mësimi-Projekt kurrikular


Kush e vlerëson projektin ndërlëndor.

Të gjithë mësuesit për proçesin dhe rezultatin. Më tepër se me notë këto projekte vlerësohen për punën hulumtuese, krijuese, prezantuese të nxënësve individualisht apo ne grup. Të mësuarit e nxënësit në shkollë duhet të imitojë të menduarit e shkencëtarit dhe të hulumtuesit të ardhshem”.


(Edlira Angjeliu, mësuese e lëndëve histori-gjeografi, në gjimnazin Kristaq Capo, Berat; Portali Shkollor)

10,866 Lexime
5 vjet më parë