Projekt ndërlëndor

Projekt për lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi X

Një nga synimet afatgjata të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme është pa dyshim nxitja e nxënësve me dashurinë për librin. Nxënësit duhen orientuar drejt një gjuhe shqipe dhe letërsie të mirë dhe të përshtatshme për moshën e tyre.

Projekt për lëndët gjuhë shqipe –letërsi

Mësuesi i lëndëve: M. Kapllani

Titulli i projektit:  550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar, përkujtohet nga ne

Synimi: Pёrse ky projekt ёshtё i rёndёsishёm?

  • Një nga synimet afatgjata të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme është pa dyshim nxitja e nxënësve me dashurinë për librin. Nxënësit duhen orientuar drejt një gjuhe shqipe dhe letërsie të mirë dhe të  përshtatshme për moshën e tyre. 
  • Në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë nxënësi mëson se si përdorë saktë gjuhën shqipe, ta analizojë një tekst letrar në mënyrë që ta kuptojë, ta shijojë dhe t’i vlejë për të ardhmen.
  • Nxënësi gjithashtu nxitet pozitivisht që të lexojë, dëgjojë, flasë mbi tekste të ndryshme si dhe të shkruajë tekste kryesisht letrare për të shprehur botën e tij të brendshme të mendimeve dhe të ndjenjave, por edhe si një komunikim i brendshëm me botën që e rrethon.
  • Krijohet njё njohje mё e plotё lidhur me kompetencёn teorike tё nxёnёsve rreth leksikologjisë, drejtshkrimit, gramatikës së gjuhës shqipe dhe analizës së tekstit tregimtar;
  • Ёshtё i realizueshёm pёr nxёnёsit;
  • Nxit interesin e nxёnёsve pёr tё lexuar;
  • Nxit forcimin e bashkёpunimit mes nxёnёsve.

 

Qëllimi final i projektit: Të kujtohet heroi ynë kombëtar përmes punimeve të nxënësve dhe leximeve të letërsisë e historisë së Skënderbeut.  


Kompetenca kyçe:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

2. Kompetenca e të menduarit

3. Kompetenca e të nxënit

4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

5. Kompetenca personale

6. Kompetenca qytetare

7. Kompetenca digjitale


Kompetenca të lëndës së gjuhës shqipe

1. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar

2. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme

3. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

4. Të lexuarit e teksteve të ndryshme

5. Përvetësimi i rregullave gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit


Kompetenca të lëndës letërsi

1. Analiza dhe interpretimi i teksteve të gjinive dhe të llojeve të ndryshme letrare

2. Vlerësimi i letërsisë shqipe dhe botërore në periudha të ndryshme letrare


Në fund të projektit nxënësi zotëron këto kompetenca:

- Lexon një tekst letrar për ta kuptuar përmbajtjen e tij

- Përdor drejt gjuhën shqipe

- Përzgjedh fjalë të pasurisë amtare e të huazuara leksikore

- Analizon veçoritë e tekstit tregimtar sipas elementeve të strukturës së rrëfimit të mësuara në shkollë

- Reflekton mbi problematikat e ngritura 

- Jep rrugëzgjidhje të mundshme

- Analizon gjuhën e tekstit tregimtar

- Analizon teknikat e rrëfimit

- Përshkruan dhe analizon sistemin e personazheve

- Provon të krijojë një tregim, ese…

- Gjykon mbi vlerat e librit

- Bashkëpunon në grup për të realizuar detyrat e ngarkuara


Metodologjia: Lexim i veprave të autorizuara, skedim i materialit, Diskutime, harta e strukturës së rrëfimit në klasat X, XI, përpunim kompjuterik, punë me shkrim- ese, tregim, letër autorit, kronikë për librin, plotësim i skedave të gatshme për personazhet, internet.


Partnerёt nё projekt:

Nxёnёsit e klasës X

Mёsuesi i lёndёs 


Burimet kryesore tё informacionit:

Romani  “Kështjella” i I. Kadare

Legjenda e gojëdhëna mbi Skënderbeun

“Historia e Skënderbeut” e M. Barletit

Tekstet “Gjuha shqipe dhe letёrsia X 

Internet- informacion për veprat

Vizitë në Krujë


Rezultatet e pritshme:

  • Lexon një tekst tregimtar të plotë
  • Analizon një tekst tregimtar sipas veçorive të komentit dhe analizës së këtij teksti
  • Shkruan saktë shqipen standarde
  • Përzgjedh fjalë të leksikut tonë nga fragmentet
  • Mbështet me detaje nga teksti  çdo analizë që bën
  • Shkruan tekste të ndryshme letrare dhe joletrare bazuar në këto vepra
  • Analizon në mënyrë të imtësishme një tekst
  • Kultivon ndjenjën e punës kërkimore
  • Bashkëpunon me shokët për të arritur rezultate

NDARJA E GRUPEVE:

Grupe me nga 5-6 nxënës

Grupi I-  Krijimtaria popullore mbi figurën e Skënderbeut 

1. Analizë letrare e legjendës apo këngës popullore

2. Ese përshkruese 

3. Ese rrëfyese 

4. Një tekst udhëzues mbi rregullat e luftës etj.

5. Ese argumentuese

6. Mbledhje fjalësh të leksikut pasiv

7. Shkrimi në gjuhën standard të një pjese etj.


Grupi II-  “Historia e Skënderbeut”, M. Barleti

1. Analizë letrare e veprës, tema, idetë, konflikti, personazhet figuracioni i përdorur

2. Ese përshkruese

3. Ese rrëfyese 

4. Një tekst udhëzues mbi rregullat e luftës etj.

5. Një fjalim, ose diskutim mbi një temë të ngjashme nga fjalët dhe retorika e veprës

6. Mbledhje fjalësh të leksikut pasiv

7. Analiza e kohës së foljeve dhe vjelja e klasave të fjalëve në një pjesë të librit  etj.


Grupi III-  “Kështjella”, I. Kadare

1. Analizë letrare e veprës tema, idetë, konflikti, personazhet figuracioni i përdorur

2. Ese përshkruese

3. Ese rrëfyese 

4. Një tekst udhëzues mbi rregullat e luftës etj.

5. Ese argumentuese

6. Mbledhje fjalësh të leksikut pasiv

7. Shkrimi në dialekt i një faqeje të veprës 


Pёrshkrimi pёrmbledhёs i veprimtarive kryesore:

• Secili grup do të bëjë një paraqitje të detajuar sipas kërkesave

• Përpunimi i relacioneve përkatëse


Kohёzgjatja: 4 orё mёsimore (1 orё - 45’)

Rezultati konkret: 

  • Realizimi i referateve 
  • Shkrimi i teksteve letrare e joletrare
  • Hartimi i librit të krijimeve

(Portali Shkollor)

14,592 Lexime
6 vjet më parë