
Pse fëmijët pasi grinden me njëri-tjetrin pajtohen shpejt?
Pse fëmijët pasi grinden me njëri-tjetrin pajtohen shpejt? Përgjigjja është e thjeshtë ashtu si dhe sjellja e tyre, sepse lumturia e tyre është më e shtrenjtë sesa krenaria.
Ç’ bëjnë prindërit kur fëmijët grinden dhe çfarë shkaktojnë ata tek fëmijët?
Shumë prindër të parën mendojnë dënimin pa menduar efektet pozitive apo negative të saj.
- Dënimi lëndon fëmijën si fizikisht ashtu dhe mentalisht.
- Mohon të drejtën e tij të jetë i kuptuar si person.
- Me dënimin ndryshohet vetëm momentalisht modeli i sjelljes së fëmijës.
- Dënimi bazohet në frikë.
- Fëmija studion modelin e “agresorit” dhe më pas e imiton atë.
- Dënimi zakonisht përmban vetëm një mesazh se çfarë fëmija nuk duhet të bëjë në këtë moment dhe nuk ofron alternativa dhe shpjegime për sjelljet e tij më pas.
- Mund të çojë deri në pasoja serioze, negative mbi shëndetin e fëmijës.
Por prindërit duhet të kujdesen më tepër për situata të tilla. Fëmijët vërtetë grinden, por kanë guxim edhe të pajtohen shumë shpejt .
Nuk duhet të harrojmë që fëmijët nuk qëndrojnë me ata persona që janë të pasur ose të bukur, por luajnë grinden dhe pajtohen vetëm me ata që i bëjnë të lumtur.
Nga Blerina Hima Mertiri
Shkolla 9-vjecare, “Andon Xoxa”, Fier
Publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Racizmi sipas meje
Si duhet të sillen nxënësit në shkollë dhe në klasë?
Këshilla nga Rajmonda Mullaymeri se si të motivoni fëmijët me nevoja të veçanta