A është i domosdoshëm ditari?

Pse jam pro formatit ditor?

Pyetja që u shtrua lidhur me formatin nxiti debat. Lexova me vëmendje komentet për të parë çfarë argumentash sillnin kolegët që ishin kundër. I lejova vetes edhe një sondazh, për të gjithë komentuesit që ishin kundër formatit ditor.

Inicuar nga një pyetje: A duhet formati ditor?


Pyetja që u shtrua lidhur me formatin nxiti debat. Si gjithmonë në një debat, dikush pro e dikush kundër.

Lexova me vëmendje komentet për të parë çfarë argumentash sillnin kolegët që ishin kundër. I lejova vetes edhe një sondazh, për të gjithë komentuesit që ishin kundër formatit ditor. Nga 32 komente (deri në momentin kur u krye sondazhi), vetëm 4 kishin titullin "Mjeshtër", pra vetëm 12.5%, pjesa tjeter ishin të diplomuar në dy dekadat e fundit. Një tjetër e dhënë që më rezultoi nga ky sondazh (gjithmonë deri në momentin kur u krye) është se të gjithë kolegët meshkuj nuk e dëshironin formatin ditor.


Po pse unë jam pro formatit ditor?

1. Është detyrim ligjor.

2. Është domosdoshmëri për ta bërë sa më efikase orën e mësimit.


I kuptoj mirë kolegët, kur thonë, që mua nuk më duhet, sepse në orën e mësimit nuk më hyn në punë. Të gjithë mësuesit e shkencave humane e kanë problem përgatitjen e nxënësve në këto lëndë. Në këto kushte një mesuesi të mirë i del detyrë të gjejë rrugë sa më efikase, për të patur rezultate sa më të mira. Atij i duhet të ndërtojë skema, për t'a bërë sa më të prekshme dhe më pak të lodhshme njohuritë që do të japë. Po kështu dhe mësuesit e shkencave ekzakte. Një mësues i mirë është kreativ. Si do të mund të japë një ushtrim a problem kur nuk e ka përgatitur atë më parë?


Si do t'a realizojnë mësimdhënien ata mësues që nuk e duan formatin ditor kur u ka ndryshuar kurrikula? Si do të bëjnë analizën e një vepre që ka hyrë e re në tekst kur mësuesit e letërsisë nuk e kanë lexuar edhe vetë?


Jam dakort me ata kolegë që thonë që ne nuk e hapim atë gjatë mësimdhënies, por kjo ndodh kur ata falë përgatitjes serioze kanë strukturuar me seriozitetin maksimal çdo detaj të orës së mësimit.


Këta mësues që nuk duan të bërit e formatit ditor i mbeten shabllon tekstit. Nuk bëhen kreativ dhe për më tepër kurrsesi nuk mund të jenë të suksesshëm.


Personalisht e shoh formatin ditor jo si obligim ligjor dhe objekt fizik, që më duhet t'ia demonstroj drejtuesit, por si një përgatitje serioze në orën e mësimit, ku të përfshij brenda gjithë eksperiencën dhe shpirtin tim kreativ.


Të nderuar kolegë. Formati ditor është prezent në të gjithë sistemin arsimor të BE-së. E di që do të thoni: po ne nuk krahasohemi me ata për nga ana financiare, por kjo nuk na bën ne më pak të formuar se ata.


Ky format që realizojmë sot është mjaft i strukturuar. Që mësuesit mund të japin pafund ide, për një qasje tjetër jam plotësisht dakort. Portali është shtëpia jonë ku duhet të gelojnë këto ide.


Duke e përfunduar mendimin tim ju këshilloj që, për një mësimdhënie të suksesshme duhet të shfletojmë sa më shumë literature. Do t'a kuptoni dhe vet rëndësinë e përgatitjes serioze dhe shumë shpejt do t'i vilni frytet e saj.


(Enriketa Zeqo, Portali Shkollor)

6,433 Lexime
5 vjet më parë