INTERVISTË

Psikologia Adelina Pjetra: Pasojat e Bullizmit mund të jenë të parikuperueshme.

Në një intervistë për Portalin Shkollor, psikologia Adelina Pjetra ngulmon mbi domosdoshmërinë e seancave psikologjike për individët që janë të prekur nga bullizmi. Pasojat e këtij fenomeni janë të pakthyeshme dhe të parikuperueshme.

Në një intervistë për Portalin Shkollor, psikologia Adelina Pjetra ngulmon mbi domosdoshmërinë e seancave psikologjike për individët që janë të prekur nga bullizmi. Pasojat e këtij fenomeni janë të pakthyeshme dhe të parikuperueshme. Linja Kombëtare e Këshillimit të Fëmijës Alo 16, si dhe çdo poliklinike qendrore e qyteteve ofron shërbim psikologjik për çdo rast dhe në çdo kohë. 


Çfarë është bullizmi?

Bullying është një term psikologjik i kohëve të sotme që i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që ju bëhet fëmijëve adoleshentëve të pambrojtur të vetmuar, nga një individ ose grup individësh të tjerë edhe këta njësoj moshatar ose më të mëdhenj të cilët kërkojnë të diskriminojnë, keqtrajtojnë, abuzojnë me bashkënxënësit si ata nëpër shkolla.


Cilat janë arsyet që kata individë apo grup individësh kyejnë bullizëm?

Këta individ ose grup agresiv kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke gjetur shkak dhe shfrytëzuar moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, orientimin seksual, përkatësitë racore dhe kombësinë ose dhe përkatësinë fetare. 


Si shfaqet bullizmi?

Bullizmi shfaqet me karaktere të ndryshme dhe me forma të ndryshme si psh:

- Bullizmi fizik, dmth abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme të jashtme;

- Bullizmin verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve;

- Bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë,ose në festa që organizon klasa,apo nxënës;

- Bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale;

- Bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale dmth keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht;

- Bullizmi racial nëpërmjet fyersjes dhe dhunë, apo edhe bullizmi fetar duke diskriminuar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë.


Cilat janë disa nga simptomat që fëmijët e prekur nga bullizmi shfaqin? 

Të gjithë fëmijët adoleshentë edhe të rinj që janë viktimat e bullizmit mbas një trysnije të përsëritur psikologjike dhe fizike shfaqin simptoma anormale të shoqëruara me ndjenja frike dhe ankthi për pasigurinë e tyre në ambjentet e shkollës.

Kjo gjë ju krijon atyre trishtim mbyllje në vetvete, qëndrim në shtëpi të izoluar, mos vajtje në shkollë, rënie nga mësimet etj.


Po simptoma në gjendjen fizike paraqesin?

Gjithë kjo gjendje shpirtërore anormale shfaqet dhe me simptoma të tjera të jashtme si anoreksi, dhimbje koke, dhimbje stomaku, të vjella, përgjumje ose gjumë të trazuar etj. Nëqoftëse kjo gjendje nuk menaxhohet mirë nga personi i viktimizuar, ndihmuar nga shkolla prindërit, shoqëria, atëhere gjendja përkeqësohet kalon në dëshpërim, kthehet në depresion dhe lë pasoja gjatë jetës duke marë trajta të ndryshme sëmundjesh psikologjike dhe fizike. 


Cili është veprimi më ekstrem që mund të ndërmarrë një person i bullizuar, apo thënë ndryshe, pasoja më e rëndë?

 Një personi i bullizuar mund të tentojë edhe vetëvrasjen. Sipas mjekëve psikiatër bullizmi e shton 6 deri në 9 herë idetë për suicid (vetëvrasje), ose nëqoftëse rrethanat do të vijnë në favorin e viktimës ai mund të kthehet në një hakmarrës duke u bërë nga i viktimizuar në viktimizues.


Çfarë e shtyn një individ të kryejë bullizëm?

Personat ose grupe që kryejnë bullizëm zakonisht janë pasqyrim i familjeve që kanë konflikte brenda tyre, ose janë tolerant ndaj dhunës duke i yshtur fëmijët e tyre të bëjnë të fortin nëpër shkolla. Disa të tjerë që kanë personalitet të cunguar për shkak të paaftësive intelektuale, dhunojnë për të bërë liderin dhe kontrollin me anë të force verbale apo fizike në shoqërinë ku janë. Të tjerë kanë problem dhe deformime psikologjike që duke viktimizuar të tjerët ndiejnë kënaqësi dhe përmbushje. 


Në çdo rast këta individë duhet t'i drejtohen një psikologu?

Bullizmi është tregues i një personaliteti antisocial me rezikshmëri shoqërore, që duhet trajtuar patjetër nga profesionistët e shëndetit mendor apo këshilluesin, punonjësin social, psikologun. 


Po në rastet kur individi që në rastin tonë mund të jetë një nxënës, nuk i ka kushtet e duhura ekonomike për të ndjekur seanca psikologjike, si veprohet?

Nëse ska kushtet e mjaftueshme në çdo poliklinike qendrore të qyteteve ka shërbim psikologjik pa pagesë për personat në nevojë.


A po ndërgjegjësohen mësuesit dhe mbi të gjitha a kanë ata dijeni mbi rrezikshmërinë e këtij fenomeni?

Pavarësisht ndërgjegjësimit që po i bëhet këtij fenomeni nëpër shkolla me biseda, punës së diferencuar të psikologut punonjësit social, ndërhyrjes prindërore, por edhe të vetë organizmave mbrojtës të fëmijëve siç është Linja Kombëtare e Këshillimit të Fëmijës Alo 16 CRCA në Shqipëri e mbështetur nga UNICEF.


Sa janë nxënësit shqiptarë të prekur nga bullizmi?

Nga studimi i fundit në rang kombëtar nga studies europian dhe shqiptar në 141 shkolla nga klasa e 4 deri në të mesme, sipas pytjeve nxënës mësues dhe prindër u kostatua se 1 në 5 nxënës ose mbi 20% janë prekur nga siptoma e bullizmit nëpër shkolla, 10% ja viktima, 6% agresor dhe 4% agresor edhe viktima bashkë.



(Intervistoi Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

4,588 Lexime
4 vjet më parë