
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.
Fillimi Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra. Simptoma e parë e dukshme që shfaq kanceri i gjirit është një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceri i hershëm i gjirit zbulohen nga një mamografi.
Shumica e simptomave të çrregullimeve të gjoksit,duke përfshirë shumicën e gungave, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri. Megjithatë, shfaqja e një simptome të re duhet marrë seriozisht në konsideratë nga të dyja palët si pacientët ashtu edhe nga doktorët e tyre, për mundësinë e një kanceri gjiri, ku ky i fundit mund të shfaqet në pothuajse çdo moshë.
Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi shkaqet e kancerit të gjirit, ndaj, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet si gurthemeli i kontrollit të kancerit të gjirit. Kur kanceri i gjirit zbulohet herët, dhe nëse diagnoza dhe trajtimi adekuat janë në dispozicion, ekziston mundësia ky kancer të shërohet.
Por si mund të parandaloni kancerin e gjirit?
- Përpiquni të minimizoni stresin;
- Bëni një jetesë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni mbipeshë;
- Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj;
- Mundohuni të keni një aktivitet të rregullt seksual;
- Ushqehuni duke ndjekur një diete të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.
Përgatiti:Marina Kërçeli
Portali Shkollor- Tëgjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri
Degët më të mira për të studiuar në Shqipëri, që ju garantojnë punësimin