Ditar

Punimi i shkronjës J, abetare

Kjo orë model në klasën e parë në lëndën e abetares është punuar nga mësuesi Shkelzim Pepaj, shkolla "Adem Haxhija", Postribë. Tema e mësimit është “Punimi e leximi i shkronjës J”. Ditari u realizua sipas nismës “tri lëndë në gjashtë orë”.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Abetare

Klasa: I

Shkalla: I

Mësuesi: Shkelzim Pepaj

Tema mësimore: 

  • Punimi i shkronjës J,  j faqe. 60 abetare
  • Punim e lexim i shkronjës J, j faqe 61 të Abetares  

Situata e të nxënit: Përralla e Kësulëkuqes

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

  • Shqipton saktë tingullin J; 
  • Gjen fjalë me shkronjën J;
  • Evidenton vendndodhjen e shkronjës J në fjalët e dhëna;
  • Formon fjalë me rrokjet e dhëna;
  • Krijon fjali me fjalët e dhëna; 
  • Liston veprimet e personazheve sipas pamjeve të dhëna;
  • Lexon dhe kupton veprimet e personazheve;
  • Përgjigjet saktë rreth pyetjeve të tekstit; 
  • Plotëson fjalitë me fjalët që mungojnë për ti dhënë kuptim fjalisë; 
  • Evidenton fjalët e shkruara gabim dhe i korrigjon ato;
  • Ritregon përrallën e Kësulëkuqes duke u mbështetur në pamjet e dhëna; 
  • Krijon këshilla ndaj sjelljeve të personazheve.

Fjalët kyçe: kësulëkuqja, ujku, gjyshja, rojtari, pjeshka, majmuni, janari

Burimet: Materiali filmik( përralla e kësulëkuqes), laptop, teksti i nxënësit, etiketa fjalësh ( ujku, jaka, jeleku pjeshka, majmuni ) fisha me fjali.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Artet ( Muzikë dhe Art pamor ) , shoqëria dhe mjedisi                         

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodat: Pema e mendjes, stuhi mendimesh, analiza e personazhit

Organizimi i mësimit

Situata e të nxënit: Shfaq para nxënësve filmimin e përgatitur dhe u kërkoj nxënësve që ta ndjekin atë me vëmendje. Pyes nxënësit nëse u pëlqeu përralla ? Si titullohet ajo?

Pema e mendjes: Shkruaj në tabelë fjalën KËSULËKUQJA dhe shtroj pyetjet:

Cili është personazhi më i frikshëm i përrallës?

UJKU =     UJ   +    KU

U+ J + K+ U

U prezantoj nxënësve shkronjën J ( J, j ) 

Drejtshqiptohet tingulli   J

Modeloj shkronjën J dhe j të shtypit në tabelë

  • Stuhi mendimesh 
  • Gjejmë fjalë me shkronjën J 
  • Vendos në tabelë etiketat me fjalët:

Nxënësit evidentojnë vendndodhjen e shkronjës J. 

Formojnë fjali me fjalët e dhëna.

Punojmë me tekstin faqe 60

Shkruaj në tabelë: KËSULËKUQJA DHE UJKU

Punohet teksti f. 61.

  • Nxënësit vështrojnë pamjet ( 6 figurat faqe 61 ) dhe formojnë fjali duke bërë kështu përshkrimin e 6 figurave.
  • Më pas, nxënësit lexojnë fjalitë që ndodhen pranë çdo figure (pamje). 
  • Bëhet leximi zinxhir për t’i dhënë mundësinë çdo nxënësi që të lexojë. 
  • Punojmë rubrikën e pyetjeve të tekstit.

Analiza e personazhit

Vlerësimi i nxënësve:

  • Për shqiptimin e tingullit J;
  • Për gjetjen e fjalëve që fillojnë me J ose që përmbajnë shkronjën J në trup të tyre;
  • Për leximin  global të fjalëve;
  • Për plotësimin sipas figurës dhe fjalës mungesore;
  • Për formimin e fjalive/tekstit sipas figurës kryesore të faqes;
  • Për leximin e fjalëve, fjalive, tekstit;
  • Për pyetjet, përgjigjet, shprehjet e mendimeve, ndjenjat dhe emocionet e tij, si dhe  
  • Diskutimin në grupe të vogla për tema që i interesojnë;
  • Për përshkrimin me fjalë të thjeshta  të personazheve; 
  • Për marrjen  pjesë në lojë me role (me ndihmën e mësuesit ose të një të rrituri) dhe shprehjen e opinionet e tij rreth interpretimit të shokëve dhe shoqeve të klasës.

Detyrë: Shkruaj 10 fjalë me shkronjën J. Krijo 3 fjali për Kësulëkuqen.

(Portali Shkollor)

17,918 Lexime
6 vjet më parë