Planifikimi i orës mësimore

Punimi shkronjës dhe tingullit Th, ditari

Kjo orë mësimi është përgatitur nga Adela Muhaj, mësuese në shkollën 9-vjeçare “4 Heronjtë”, Vlorë. Nxënësit e klasës së parë do të mësojnë “Punimi shkronjës dhe tingullit Th , th”.

DAR: Vlorë

Shkolla 9-vjeçare “4 Heronjtë” 

Orë e hapur                

Mësuese: Adela Muhaj

Planifikimi i orës mësimore                                          

Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe

Shkalla:  I

Klasa: I

Tema mësimore: 

1 - Punimi shkronjës dhe tingullit Th , th 

2 - Punimi  i Faqes 76 abetare

Situatat e të nxënit:

- Bashkëbisedim 

- Sjellje shembujsh 

- Lojëra 


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

- Shqipton dhe formon shkronjën TH f. 76

- Gjen dhe thotë fjalë që përmbajnë tingullin TH në trup të tyre: thua, thith, thikë, them, thesar, thes, thellë

- Përshkruan foton qëndrore të faqes 76, duke përdorur sa më shumë fjalë që e përmbajnë shkronjën TH.

- Lexon dhe analizon fjalët e fjalorit duke qarkuar tingullin/ shkronjën e re në trup të tyre.

- Formon fjali me fjalët e fjalorit duke bashkuar dhe renditur fjalët nga thesi i fjalëve.

 - Lexon, analizon duke ndarë në fjalë, rrokje, shkronja, fjalinë poshtë figurës qendrore.

 - Shkruan dhe lexon grupe fjalësh që kanë shkronjën th në trup të tyre.

-  Shkruan grafikun e shkronjes Th, th të shtypit.


Burimet: Teksti i nxënësit, shkronjat lëvizore, albumi i abetares, fisha me fjalë, Fisha kartoni me fjalët e fjalorit.


Lidhja me fushat e tjera: Shkenca – dituri natyre

Metodologjia dhe veprimtarite e nxënësve: Dëgjim kënge, Stuhi mendimesh, 

Analizë – sintezë fjalësh, fjalish, të nxënët bashkëpunues –punë grupe, Punë e pavarur, lojë, Dëgjim i drejtuar                                                    


Lidhja me njohuritë e mëparshme:

Dëgjimi i këngës: Alfabeti i gjuhës shqipe 

Shkruhet në tabelë fjala Thuqthuq dhe nxiten nxënësit të flasin fjalë që ju vijnë ndërmend rreth tij.              

- Cila nga shkronjat në këtë fjalë është e re për ju?  Th , th 

- Ku ndodhet ajo?

- Çfarë shkronje është?  - Shqiptojeni atë, -Shkruajeni në ajër.

- Paraqitet me shkronjë lëvizore në tabelë shkronja e re.

- Nxënësit listojnë fjalë me shkronjën th në trup të tyre, në fillim, në mes, në fund të fjalës, si dhe e përdorur në emra njerëzish. 


Ndërtimi i njohurive: 

1)- Përqëndrohen nxënësit të vëzhgojnë figurën kryesore të faqes: - Çfarë shikoni në figurë? – Përshkruani figurën duke përdorur sa më shumë fjalë me Th,th. 

- Shkruhen në tabelë disa nga fjalët kryesore të figurës që kanë shkronjën Th,th.

- Nxënësit lexojnë fjalët e fjalorit duke u orientuar dhe me albumin e abetares dhe formatet e përgatitura në karton.

- Analizohen fjalët në rrokje, shkronja, dallojnë numrin e zanoreve, qarkojnë shkronjën th.

- Nxënësit punojnë në grupe për të formuar fjali me fjalët e fjalorit duke  zgjedhur fjalë nga thesi i fjalëve që kanë mbi tavolinë, i ngjitin në një fletë duke i renditur dhe më pas i vendosin pranë figurës.

2) Lexohet fjalia poshtë figurës qëndrore, nxënësit e ndajnë në fjalë, dallojnë dhe analizojnë fjalët e fjalisë që kanë th.

- Nxënësit do të punojnë nëpër libra për të gjetur fjalët që formohen nga bashkimi i rrokjeve. 


Përfaqësues nga grupet aktivizohen dhe në tabelë.

Nxiten nxënësit: Nëse Thuqthuqi do të ishte këtu, për çfarë do të dëshironit ta pyesnit ju?

Dëgjohen pyetjet që do të drejtojnë nxënësit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:

- Nxënësit do të luajnë lojën e gjesteve. Një nxënës duke parë foton që ka para i tregon shokut nga grupi tjetër me gjeste se për çfarë bëhet fjalë. Nxënësit gjejnë fjalën me th.

- Punojnë në mënyrë individuale për shkrimin e 2 rreshtave me shkronjën Th të shtypit dhe 2 rreshta me shkronjën th të shtypit.


Vlerësimi: 

Për shqiptimin dhe dallimin e shkronjës Th.

Për analizë dhe sintezë të fjalëve të fjalorit.

Për përshkrimin e figurës qëndrore me përdorimin e sa më shumë fjalëve me th në trup.

Për formim të fjalëve duke bashkuar rrokjet.

Për aktivizim dhe pjesëmarrje në veprimtaritë e organizuara.

Për shkrimin e shkronjës e së madhe dhe të vogël të shtypit.


Detyrat dhe puna  e pavarur:

Grafiku i shkronjës së re.  Fjali me fjalët e thesit.


(Portali Shkollor)

14,541 Lexime
6 vjet më parë