Pyetje-Përgjigje

Pyetjet më të shpeshta që bëjnë prindërit për fëmijët për moshën shkollore (6-10 vjeç)

Ndiheni konfuz, dhe keni shumë pyetje në kokë në lidhje me zhvillimin e fëmijëve tuaj, rreth moshës 6-10 vjeç. Për t'ju ardhur në ndihmë shqetësimit tuaj si prindër, ne kemi përgatitur një artikull me pyetje-përgjigje, lidhur me pyetjet më të shpeshta që keni ju si prindër, duke ju dhënë përgjigje.

Shpesh herë prindërit mund të jenë gjendur në një situatë shumë konfuze. Fëmija transformohet para syve të prindërve, rritet, zgjatet dhe fillon të artikulojë shumë mirë.


Me siguri prindërve i lindin shumë pyetje si: 


A po ushqehet siç duhet?


 A po zhvillohet siç duhet? etj.


Për ti dhënë përgjigje këtyre pyetjeve artikulli ynë i vjen në ndihmë prindërve me pyetje-përgjigje, për t'jua lehtësuar sadopak situatën.


Si do të ndryshojë ndryshojë fëmija im fizikisht?

Forca dhe koordinimi i muskujve përmirësohen me shpejtësi gjatë kësaj moshe . Fëmija juaj do të mësojë të hedhë, godasë topin e bejsbollit, ose të shkelmojë topin e futbollit. Ndaj kjo është normale, mos u shqetësoni! Fëmija juaj do të zhvillohet fizikisht, duke ndryshuar vit mbas viti.


Çfarë duhet të di unë si prind për pubertetin?

Mosha mesatare që vajzat kanë periodat e para është rreth 11 deri në 12 vjeç. Por puberteti nis 3 deri në 4 vjet më para.

Për çdo fëmijë është ndryshe, por rreth moshës 8 ose 9 vjeçare, mund të nisin ndryshime të gjirit dhe shenja të tjera të pubertetit. Vajzat mund të ankohen edhe për dhimbje të gjirit , çka është një shenjë normale e pubertetit.


Si do të ndryshojë fëmija im intelektualisht?

Nga mosha 6 deri në 10 vjeç, fëmija juaj zhvillon mënyrën më të pjekur dhe logjike të të menduarit. Ai ose ajo gradualisht bëhet i aftë të shqyrtojë disa pjesë të një problemi ose situate. Ky është një ndryshim nga mendimi i thjeshtë i një fëmije parashkollor.


Edhe pse mendimi i tyre bëhet më kompleks, fëmijët e kësaj grupmoshe ende mendojnë në terma konkretë. Kjo do të thotë që ata merren më së shumti me gjëra që janë "reale" sesa me ide. Në përgjithësi, këto gjëra janë ato që mund të identifikohen me shqisat. Për shembull, prekja e leshit të butë të një lepuri është më kuptimplotë për një fëmijë sesa t'i thuhet se një objekt është "i butë si një lepur". Për shkak se ata ende mund të konsiderojnë kryesisht vetëm një pjesë të një situate ose perspektive në të njëjtën kohë, fëmijët e kësaj moshe kanë vështirësi të kuptojnë plotësisht se si lidhen gjërat.


Si do të ndryshojë fëmija im emocionalisht, dhe a do të jetë i shoqërueshëm?

Kur fëmijët hyjnë në shkollë, ata largohen nga siguria e shtëpisë dhe familjes.Në shkollë, ata mësojnë disa aftësi thelbësore, përfshirë mënyrën e krijimit të miqve që mund t'i përdorin për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Vetëvlerësimi i fëmijëve, ose ndryshe ndjenja e vlerësimit dhe përkatësisë, është e brishtë dhe mund të ndryshojë shpejt në varësi të asaj që po ndodh rreth tyre. Ndonjëherë, fëmijët e kësaj moshe duken si të rritur të vegjël ndërsa marshojnë për në shkollë me çanta shpine plot me përgjegjësi. Por në raste të tjera, ato mund të jenë aq të pa arsyeshme sa të vegjëlit.


Përgatiti:Marina Kërçeli

Burimi:https://www.healthlinkbc.ca/health-topics/te6244

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,063 Lexime
3 vjet më parë