Raimonda Sino: Kurrikula me Bazë Shkollën, model “Bota e ngjyrave dhe e lojërave për fëmijë - ngjashmëri dhe ndryshime midis brezave”
Model praktik i Kurrikulës me Bazë Shkollën për klasat I-V, me temën “Bota e ngjyrave dhe e lojërave për fëmijë - ngjashmëri dhe ndryshime midis brezave””. Përmes lojës, krijimtarisë dhe krahasimit të përvojave, nxënësit zbulojnë ngjyrat, lojërat dhe ndryshimet mes brezave. Përgatiti Raimonda Sino.
Ngjyrat, lojërat, lodrat dhe kujtimet e fëmijërisë bëhen pjesë e të nxënit në këtë model të Kurrikulës me Bazë Shkollën (KBSH), të përgatitur nga mësuesja Raimonda Sino për klasat I-V.
Me temën “Bota e ngjyrave dhe e lojërave për fëmijë - ngjashmëri dhe ndryshime midis brezave”, materiali i mbështetur në “Paketën e kurrikulës me bazë shkolle në arsimin fillor” të ASCAP 2026, ofron një planifikim të plotë për 35 javë mësimore.
Nxënësit eksplorojnë botën e ngjyrave, zbulojnë lojërat e tyre dhe ato të prindërve e gjyshërve, krahasojnë lodrat e djeshme me ato të sotmet dhe reflektojnë mbi ndikimin e teknologjisë në mënyrën e të luajturit. Përmes intervistave familjare, punëve krijuese, lojërave, projekteve dhe ekspozitave, materiali ndërthur të nxënit me përvojën personale dhe lidhjen mes brezave.
Një material praktik që mund t’u shërbejë mësuesve si model dhe si burim idesh për zhvillimin e KBSH në klasat I-V.
Më poshtë gjeni materialin e plotë të përgatitur nga mësuesja Raimonda Sino.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat
Raimonda Sino: Kurrikula me Bazë Shkollën, “Toka, planeti ku jetojmë”, një model praktik për klasat I-V